• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Modestia dhe panginja “e yjeve” shqiptare

by Ben Andoni
16/07/2019 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka kaq shumë kinse yje në botën e showbiz-it apo estradës tonë saqë një njeri i zakonshëm i duhet të marrë thellë frymë për të kuptuar se është realisht në botën shqiptare, ku gati një e treta e njerëzve mezi përballojnë ditën, apo kudo tjetër. Prononcimet bajate pasurore, neveria dhe cinizmi me të cilin shihen ata që nuk janë si ata apo më shumë akoma sfida për t’u krahasuar me yje të përbotshëm, e bën shoqërinë tonë që i zgjedh si modele, ta humbë krejt busullën. Pastaj, neveri për gjithçka të vendit dhe krahasim me VIP-at e mëdhenj të botës!!!

Ky është arsyeja që dy çunakë i hipnin sipër skulpturës urbane të një këngëtari të ndjerë para pak orësh, kurse të tjerë kinse të ofendojnë këdo që mendojnë se nuk është si ata.

Ndërkohë që turbullia dhe paradoksi tregohet me shërbimin idiot që bën sot media për imazhe të cilat nuk tregojnë asgjë dhe që po kalon çdo përmasë normale. Një e tillë përshembull, pak ditë më parë, u përçua nga dikush, që njihej me metaforën e “vajzës së …trëndafilave”, e cila rrëfente se nuk e dinte se sa para kishte! Vallë është futur dhe Shqipëria në rrjedha e kinse-civilizimit të sotëm të talk-show, ku bota virtuale po pushton gjithçka. Me sa duket po, për të keqen e saj dhe shembujt që japin këta njerëz, të cilët nuk frymëzojnë modele por dukshëm anti-modele, që frikshmërisht thithen nga shoqëria jonë krejt e sëmurë. Le të sjellim ndërmend pak Zygmunt Bauman tek “Moderniteti i Lëngët”, kur thotë se: “Njerëzit e famshëm, me kapital të mjaftueshëm autoriteti për ta bërë atë që thonë e të denjë për vëmendje që para se ta thonë, janë në një numër shumë të vogël për të ushqyer spektaklet e panumërta të llojit chat-show, por kjo nuk i pengon këto spektakle të ndiqen intensivisht, përditë, prej miliona grave dhe burrave të uritur për një udhërrëfyes”. Dhe, këtë hapësirë sot e zënë njerëz të tillë që kinse duke shtuar se janë njësoj si ne por që meritojnë shumë më tepër, se ndryshe nga ne kanë guxim të bëjnë atë që ne nuk e bëjmë duke u zhveshur lakuriq, duke bërë para në lloj-lloj mënyrash. E këta pra, u takon të diktojnë, të rrëfejnë dhe madje të na mësojnë. Kjo i bën njerëz si Habermas (sërish shembulli vjen nga Bauman), të ngrenë shqetësimin e mundësisë së pushtimit, mposhtjes dhe kolonizimit të “sferës private” nga ajo “publike”. Dhe, duke ndjekur këtë logjikë të kujtohet arsyeshëm se sot është bërë ’kolonizimi i sferës publike prej çështjes që më parë ishin të klasifikuara si private dhe të papërshtatshme për t’u rrëfyer publikisht’.

Ndaj, ndodh sot, që shumë nga mendimtarët e vërtetë janë futur thellë në guaskën e tyre dhe po krijojnë realitete ku nuk mund të hyhet ose më lehtë akoma, mundohen të futen dhe të shkrihen mes njerëzve, që t’i shpëtojnë kësaj sipërfaqe lëbyrëse. Këtë duket se e tregonte Roger Waters, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e rock & roll. Solisti i “Pink Floyd” udhëton thjesht në metro me njerëzit, vishet thjesht si ata, ashtu si shumë nga artistët kudo që tashmë zgjedhin të bëjnë jetë mes njerëzve, pa treguar paratë apo arritjet, por duke frymëzuar me veprat e tyre etj. Duket se shembulli më i qartë për ne është Ismail Kadare, njeriu më i shquar shqiptar i letrave e me shumë famë ndërkombëtare, që kushdo mund ta takojë teksa bën udhën e përditshme nga shtëpia e tij përgjatë bulevardit të madh…, kuptohet përveç vajzave që nuk dinë ku kanë paratë se nuk ecin me këmbë në bulevard. (Javanews)

Next Post
Gjykata konfirmon Mark Babanin si kryebashkiak të Vaut të Dejës

Gjykata konfirmon Mark Babanin si kryebashkiak të Vaut të Dejës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

July 25, 2026
“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

July 25, 2026
Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

July 25, 2026
Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 25, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

July 25, 2026
Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

July 25, 2026
SHBA rrit kapacitetet e Shqipërisë kundër krimit, trajnohen ekspertët shqiptarë të poligrafit

SHBA rrit kapacitetet e Shqipërisë kundër krimit, trajnohen ekspertët shqiptarë të poligrafit

July 25, 2026
Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

July 25, 2026
Zbardhet dinamika e tragjedisë me 3 viktima në Roskovec/ Borxhi i dyshuar për 180 mijë paund dhe konfliktet me ish-partneren

Zbardhet dinamika e tragjedisë me 3 viktima në Roskovec/ Borxhi i dyshuar për 180 mijë paund dhe konfliktet me ish-partneren

July 25, 2026
Zbardhet dokumenti/ Ja çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin

Zbardhet dokumenti/ Ja çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In