Aksident me vdekje në autostradën Laç-Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Laç-Lezhë.
Një grua mbeti e vdekur në vend si pasojë e përplasjes nga mjeti.
Dyshohet se e ndjera mund t’i ketë prerë rrugën mjeti që e përplasi me trafikndarësen dhe në asfalt.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes duke rënduar pozitën e tij.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia e grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
/a.r