• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

by A R
29/12/2025 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në prezantimin e ekipit të ri drejtues të Departamentit Brain Gain në PD, ku vlerësoi kontributin e këtij departamenti në një nga periudhat më të vështira të partisë.

Berisha theksoi se Brain Gain, i drejtuar nga Andi Mustafaj, iu bashkua PD-së në momente kritike, duke u kthyer në një zë të fuqishëm për mbrojtjen e opozitës dhe trashëgimisë së partisë.

“Ky departament i themeluar dhe i drejtuar nga zoti Andi Mustafaj dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë sallë, erdhi në PD në momentet më kritike të saj. Erdhi në PD si një kushtrim për t’i dalë zot një parimi themelor, një të drejte themelore për një komb të lirë, për të pasur opozitë. Erdhën pra në kohërat më të vështira. Çfarë i solli këta intelektualë, ekspertë, specialistë? I solli një zë për vendin e tyre. I solli gjithashtu edhe një vlerësim i madh për PD-në, e cila në trajektoren e saj kishte arritur transformime epokale në Shqipëri. Departamenti Brain Gain nuk qëndroi thjesht në fushën e parimeve dhe të doktrinës, por kaloi në veprime shumë të rëndësishme, të një rëndësie themelore për PD-në”, tha Berisha.

Sipas Berishës, nismat e këtij departamenti kanë qenë ndër më të rëndësishmet në historinë e PD-së, veçanërisht në mbrojtjen e simboleve dhe identitetit të saj përballë asaj që ai e quajti propagandë mashtruese kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Nismat e këtij departamenti kanë qenë absolutisht nismat më themelore, më të rëndësishme të ndërmarra nga ndonjë departament në historinë e PD-së. Nisma e tyre ishte mbrojtja e trashëgimisë së kësaj partie në një kohë kur një propagandë mashtruese kombëtare dhe ndërkombëtare synonte copëtimin dhe shkatërrimin e saj. Secili prej tyre mund të kishte hequr dorë, të ishte integruar në një komb tjetër, aty ku jetonte, edhe nga simbolet, edhe nga trashëgimia, se do i duhej të përvetësonte trashëgiminë dhe simbolet e një kombi tjetër. Por jo. Këta erdhën me nismën e simboleve, simbolikave, në kohë të mjegullt. Ky departament me një vizion të qartë dhe me një mençuri, këmbëngulje, e shndërroi këtë seli si kurrë ndonjëherë më parë në një seli veprimtarish kulturore të shumta. Mbrojti nëpërmjet kulturës imazhin e PD-së”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha pranoi se PD nuk ka qenë mjaftueshëm e hapur për integrimin e plotë të anëtarëve të Brain Gain dhe përfaqësuesve të diasporës, duke theksuar se shumë prej tyre nuk kanë marrë vendet që meritonin në forumet e partisë. Ai e cilësoi këtë si një problem themelor që duhet zgjidhur sa më parë përmes garancive statutore.

“Duhet të pranojmë, PD ka një problem themelor ndaj këtij departamenti, por edhe ndaj diasporës, të cilit duhet t’i japë përgjigje sa më parë. Nuk është parti vetëm e degëve të saj në Lezhë, Durrës apo Peqin, por është edhe parti e degëve të saj në Athinë, Milano, Paris dhe vende të tjera. Në këtë kontekst është e domosdoshme që këto mangësi të marrin përgjigje statusore. Nuk duhet të jenë zgjidhjet çështjet e vullnetit të kryetarit apo kryesisë të partisë, zgjidhjet duhet të jenë garanci statutore. Dhe në këtë kuadër ne i japim përgjigjen më të mirë, korrigjojmë padrejtësinë që është bërë ndaj tyre, por edhe ndaj diasporës. Dhe kjo padrejtësi duhet të finalizohet me përcaktime të qarta në statutin e partisë”, tha ai.

Next Post
“Janë në lojë interesa të mëdha”, ish-ministri Milo analizon luftën Izrael-Iran

Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com