• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh

by A R
29/12/2025 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e djeshme dhe konsolidimi i pozitës së Albin Kurtit në skenën politike të Kosovës përbëjnë një mesazh të qartë si për fqinjët, ashtu edhe për faktorët ndërkombëtarë. Kështu u shpreh në Ditarin me Bruna Çfligun në A2 CNN ish-ministri i Jashtëm Paska Milo, duke komentuar marrëdhëniet Kosovë–Serbi dhe sfidat që e presin qeverinë Kurti 3.

“Fitorja e zgjedhjeve e bën Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen që të ketë pozita më të forta edhe në raportin e marrëdhënieve me ndërkombëtarët dhe në mënyrë të veçantë në raportin e marrëdhënieve me fqinjët dhe kryesisht me Serbinë. Ky është një mesazh shumë i qartë, i dukshëm. Tani do të jetë aftësia e vetëvendosjes në qeverinë Kurti tre dhe e vetë liderit të saj që ta menaxhojë këtë sukses elektoral dhe këtë mbështetje që mori, për të arritur objektivat që ka në politikën e jashtme dhe në marrëdhëniet me vende fqinje dhe kryesisht në progresin e dialogut me Serbinë për të zgjidhur ato çështje që ende kanë mbetur pezull dhe që kanë të bëjnë me përmbylljen e sovranitetit të Kosovës, përmbylljen e diskutimeve për integritetin e saj territorial dhe me avancimin e Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike që kanë rëndësi shumë të madhe, përpos atyre çështjeve të brendshme”, u shpreh Milo në A2 CNN.

Milo theksoi se me një qeveri të konsoliduar, Kurti pritet t’i kushtojë më shumë vëmendje diplomacisë, duke u përballur më nga afër me aktorët kryesorë ndërkombëtarë. Sipas tij pas kësaj fitoreje, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta shohin Kurtin si aktorin qendror të politikës kosovare, duke tentuar të përmirësojnë marrëdhëniet dhe klimën e dialogut.

“Unë mendoj që duke i patur pozitat e forta brenda vendit, tani duke patur një qeveri të konsoliduar shpresojmë me numrat që pritet të vijnë, Albin Kurti do t’i kushtojë më shumë vëmendje politikës së jashtme të Kosovës. Do të ballafaqohet më shumë dhe më nga afër me aktorët kryesorë ndërkombëtarë dhe do të ketë edhe favorin që edhe ndërkombëtarët, duke përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimin Europian pas kësaj fitoreje të Albin Kurtit do ta shohin që ky është aktori kryesor, aktori qëndror i politikës së Kosovës dhe me të do të tentojnë që të afrohen, të dialogojnë, të arrijnë në mënyrë graduale të përmirësojnë klimën e marrëdhënieve midis tyre me qëllim që të t’u japin zgjidhje edhe problemeve shumë të vështira që ka Kosova në marrëdhëniet me fqinj dhe me Serbinë”, theksoi ish-ministri në A2 CNN.

Një nga çështjet kryesore që do të dalë sërish në tryezë, sipas Milos, është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Ai nënvizoi domosdoshmërinë e rikthimit te aneksi i Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimit të pikave të dakorduara, dhe avancimin e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Europës.

“Problemi i parë që do t’u dalë prapë përballë është çështja e asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Këtu patjetër që do të duhet që t’i rikthehen aneksit të marrëveshjes së Ohrit që ato 11 pika që janë miratuar në atë kohë të fillojnë të zbatohen. Jo vetëm ato, por të shkohet edhe më tutje. Në fillim duhet kërkuar që të respektohet ajo marrëveshje dhe të bëjnë hapa konkrete në terren dhe në këtë aspekt duhet të vijnë për Albin Kurtin edhe mesazhe inkurajuese se ai mbetet faktori kryesor i vetëm tashmë i padiskutueshëm në Kosovë që do të thotë e para që duhet të hiqen patjetër gjithë ato sanksione që i janë vendosur Kosovës nga ana e Bashkimit Europian. U tha do hiqen, por duhet të hiqen se nganjëherë nga deklaratat në praktikë vazhdon përsëri qoftë edhe për inerci një kohë relativisht e gjatë. E dyta, duhet që t’i qasen në mënyrë progresive edhe asociacionit, krijimit të asociacionit duke dhënë garanci dhe duke filluar për të mos përsëritur veten me respektimin e aneksit të marrëveshjes së Ohrit. Duhet që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës. Ka shumë rëndësi sepse ka të bëjë me aneksin e marrëveshjes së Ohrit, me integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare për të cilat është rënë dakord që nuk do të pengohen nga Serbia. Por që në fakt u penguan dhe kjo do t’i jepte një mesazh inkurajues edhe qeverisë së Kosovës për të ecur më e sigurt dhe më e ngrohtë në rrugën për të gjetur një zgjidhje për krijimin e asociacionit”.

Sa i përket NATO-s, Milo vlerësoi se anëtarësimi mbetet një objektiv afatgjatë, i lidhur me një proces të gjatë dhe me përmbushjen e standardeve dhe procedurave të kërkuara nga Aleanca.

“NATO ka qenë një nga kërkesat kryesore gjatë fushatës elektorale, por anëtarësimi në NATO është një anëtarësim që ka procedurat e veta, ka standardet e veta, ka kërkesat e veta dhe mendoj ka të tjera, jo anëtarësim i menjëhershëm se nuk ka si të ndodhë. Janë hallka të një procesi relativisht të gjatë që të çon në anëtarësimin e plotë të një vendi në NATO. NATO dhe komuniteti euroatlantik mund t’i japin Kosovës mundësinë që të nisë procesin me ato hapat e para të marrëveshjeve”.

Next Post
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com