• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosova si burim shprese

by Ditmir Bushati
29/12/2025 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ditmir Bushati

Pa para lumë, pa luks, pa koncerte që i paraprijnë tubimeve, pa artistë që performojnë muzikë tallava nëpër tribuna politike (edhe pse kanë artisët më të ndjekur nga të rinjtë), por me tubime politike të ngjashme për nga serioziteti me vendet e botës demokratike, Kosova po ndrin si rast shprese në rajon.

Në rajonin tonë u bë kohë që zgjedhjet kanë humbur rëndësinë. Atë që Tocqueville njëherë e një kohë e përkufizonte si “efekti surprizë” i tyre, për shkak të gjendjes së ethshme në të cilën përfshihet shoqëria në një proces zgjedhor dhe faktit se rezultatin e zgjedhjeve nuk mund ta parashikosh paraprakisht, e as ta ndryshosh më pas. Kosova, përmes shembullit, po dëshmon se përbën përjashtim nga vendet e rajonit, duke hyrë në rrugën e pakthyeshme të konsolidimit demokratik të saj.
Le t’i marrim me radhë:

I.

Fushata zgjedhore e partive politike dhe kandidatëve sikundër administrimi i procesit në Kosovë është shumë më pak i kushtueshëm se në Shqipëri. Sistemi zgjedhor proporcional kombëtar, shoqëruar me administrimin e procesit në mënyrë transparente dhe shpallja e rezultateve në mesnatë rrisin besimin në proces, dhe kontrastojnë dukshëm me sistemin tonë zgjedhor të fragmentuar në qarqe dhe me deputetë të zgjedhur përmes dy kategorive.

Mësimi numër 1: Pa besimin e ndërsjellë në sistemin zgjedhor është e pamundur realizimi i një procesi të drejtë zgjedhor.
Po aq i rëndësishëm është mësimi se pa kontroll të vërtetë mbi paranë e shpenzuar nga kandidatët dhe partitë politike nuk mund të ketë garë të barabartë.

Paratë që hedhim për ‘përmirësimin e teknologjisë në procesin zgjedhor’ janë një makiazh që nuk e rigjenerojnë dot lëkurën e fishkur të sitemit aktual. Ato nuk zëvendësojnë mungesën e besimit të ndërsjellë politik në sistemin zgjedhor.

II.

Kriza e tejgjatur me konstituimin e institicioneve të reja u zgjidh përmes rrugëve politike dhe kërkimit të legjitimitetit demokratik, dhe jo rishkrimit të njëanshëm të rregullave të lojës demokratike. Pushteti nuk tentoi joshjen e deputetëve nga radhët e partive opozitare për të krijuar koalicionin e nevojshëm qeverisës. Pushteti nuk iu imponua opozitës me kandiatë të importuar prej saj për asnjë prej institucioneve që burojnë prej Kuvendit. Pushteti nuk synoi për asnjë çast barazimin e politikës me tregun e gjësë së gjallë.

Mësimi numër 2: Demokracitë funksionojnë më mirë dhe mbijetojnë më gjatë aty ku Kushtetuta dhe ligji përforcohen nga norma demokratike të pashkruara. Dy norma themelore të pashkruara ruajnë kontrollin dhe balancat në jetën politike dhe institucionale: (i) toleranca e ndërsjellë, ose mirëkuptimi që partitë konkurruese e pranojnë njëra-tjetrën si rivalë legjitimë; (ii) ideja që politikanët duhet të ushtrojnë përmbajtje në ushtrimin e funksioneve ekzekutive për të mos lejuar njehësimin e shtetit me pushtetin.

III.

Albin Kurti dhe LVV shpallën fitoren duke shprehur gadishmërine e tyre për të bashkëpunuar me opozitën për sfidat që e presin Kosovën, kryesisht për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe zgjedhjen e presidentit. Lumir Abdixhiku e LDK pranuan humbjen duke u përkulur para vullnetit popullor. Nuk u raportuan akuza për përdorimin e shtetit, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar në procesin zgjedhor dhe jetën politike. Gjerësisht pranohet se shumica e studiove televizive dhe oligarkia ishin haptazi kundër Albin Kurtit dhe LVV.

Mësimi numër 3: Sistemi zgjedhor është veç njëri prej elementëve të tërësisë së normave që garantojnë jetën demokratike. Në rast se Kosova e arrin një standard të tillë, nuk ka asnjë justifikim më për Shqipërinë. Aq më tepër tani që jemi në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe synojmë të jemi pjesë e BE-së brenda vitit 2030.

Për të mbyllur kapitullin e palavdishëm me organizimin e jetës demokratike në Shqipëri na ndihmon raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit parlamentare. Do të ishte gabim i pafalshëm nëse raportin nuk e trajtojmë në mënyrë shterruese, por si raportin e radhës. Pasi aty vizatohet qartë harta e ndikimit të krimit të organizuar, përdorimit të aseteve shtetërore, administratës publike dhe medias kombëtare me statusin e ‘investitorit strategjik’ në zgjedhje dhe jetën politike.

Pa trajtimin me përparësi e vendosmëri të një reforme të vërtetë politike që ka lidhje me funksionimin e të gjitha hallkave të shtetit të së drejtës, do të jetë i pamundur kapërcimi që na duhet të bëjmë për t’u bashkuar me familjen e Europës së bashkuar.

Për të jetësuar këtë reformë politke, na duhet të të kujtojmë përkufizimin fisnik të shpresës nga Vaclav Havel. Shpresa, thoshte ai, është ‘një orientim i shpirtit, një orientim i zemrës’. Është ‘një aftësi për të punuar për diçka sepse është e mirë, jo vetëm sepse ka një shans për të pasur sukses. Nuk është bindja se diçka do të dalë mirë, por siguria se diçka ka kuptim, pavarësisht se si rezulton’.

Me Kosovën si shembull në këtë drejtim, dhe me dritaren e hapur të anëtarësimit në BE, tani ekziston një motiv më shumë edhe për ne për të ushqyer shpresën dhe jetën demokratike në vend.

Next Post
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bashkohuni me studentët”, Tabaku mbështet protestën në Shkup: Gjuha amtare, çështje dinjiteti njerëzor

“Bashkohuni me studentët”, Tabaku mbështet protestën në Shkup: Gjuha amtare, çështje dinjiteti njerëzor

May 14, 2026
Ministri ulet te vendi i Ramës në sallën e Kuvendit, i thonë të çohet menjëherë

Ministri ulet te vendi i Ramës në sallën e Kuvendit, i thonë të çohet menjëherë

May 14, 2026
“Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!”, Majko bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve në RMV

“Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!”, Majko bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve në RMV

May 14, 2026
“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

May 14, 2026
“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

May 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 15 Maj 2026

May 14, 2026
Bardhi: Opozita nuk kundërshton integrimin, por qeveria duhet të shmangë propagandën

Bardhi: Opozita nuk kundërshton integrimin, por qeveria duhet të shmangë propagandën

May 14, 2026
Probleme me energjinë, bllokohen për orë të tëra rreth 50 minatorë në Trepçë, 18 ende brenda

Probleme me energjinë, bllokohen për orë të tëra rreth 50 minatorë në Trepçë, 18 ende brenda

May 14, 2026
“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

“U vesha si grua, me paruke e fustan”, Tafani tregon tentativën e vrasjes së Rexhep Ginës

May 14, 2026
Një gabim për Tajvanin mund të sjellë konflikt! Me shumë pikëpyetje takimi Xi-Trump

Një gabim për Tajvanin mund të sjellë konflikt! Me shumë pikëpyetje takimi Xi-Trump

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In