• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjeku shqiptar: Mos i zini besë, qetësia e koronavirusit zgjat deri në 29 mars!

by S M
19/03/2020 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se është ende herët për të bërë një parashikim të saktë të ecurisë së Covid-19 në Shqipëri. Në një bisedë në studion e lajmeve në TemA TV, Pipero tha se pavarësisht numrit relativisht të ulët të numrit të të infektuarve ditë pas dite, nuk ka vend për optimizëm, pasi përhapja e virusit është ende në fillimet e saj. Sipas Piperos, piku i të infektuarve pritet të arrihet diku nga fundi i javës së tretë ose fillimi i javës së katërt.

“Jemi ende në fillim. Është java e parë, është herët për një parashikim të saktë. Nuk besoj se ka vend për optimizëm. Është një ecuri normale brenda anormalitetit. Përvoja e vendeve të tjera ka dëshmuar se në javët e para, numri është i vogël, pastaj nga fundi i javës së tretë dhe fillimi i javës së katërt vjen piku.

Është e vështirë të bëjmë parashikime. Ne jemi në situatë qetësie të rreme të epidemisë. Askush nuk mund të parashikojë shifrat. Kjo duket një heshtje që nuk do të zgjasë shumë. Fundi i javës së tretë dhe fillimi i javës së katërt do të jetë ai bumi tipik i epidemive”, tha ai.

Pipero tha se për frenimin e përhapjes së epidemisë është i domosdoshëm zbatimi i masave kufizuese që janë marrë deri tani.

“Epidemia ka sjellje të ndryshme. Aty ku është gabuar më shumë, ka pasur më shuëm raste. Le të marrim Italinë, ku qytetarët nuk zbatuan rregullat dhe mjekët nuk konsideruan personat me simptoma të ngjashme me gripin. Atje ku është gabuar, kostoja ka qenë e madhe, atje ku qytetarët nuk kanë qenë bashkëpunues, kostoja ka qenë akoma më e madhe”, tha ai.

Sa u takon kapaciteteve që Shqipëria ka për përballimin e situatave të tilla, Pipero tha se asnjë sistem shëndetësor nuk ka kapacitete për situata të tillë. Ai shtoi se në vendin tonë janë marrë masa dhe po merren të tjera për t’u përballur me një situatë të tillë.

“Ne kemi pasur para fillimit të epidemisë 5 respiratorë, tani kemi 35. Qeveria po merr masat maksimale që kapacitetet të jenë optimale”, tha ai.

Lidhur me kontrollet në pikat e kalimit kufitar, Pipero tha se nuk ka pasur bashkëpunim nga ana e qytetarëve.

“Kjo është një pandemi. Të gjitha shtetet janë të detyruara të përshtasin udhëzimet e OBSH-së. Secili nga ne mund të ketë opinionet e veta. Në fund të fundit jemi të detyruar të respektojmë udhëzimet. Masat e marra kanë qenë adekuate, por unë si mjek nuk kam pritur kurrë që rastet të zbulohen në pikat e kalimit kufitar. Indikatori i vetëm klinik që kemi në dispozicion është temperatura. Kjo nuk ndodh në të gjitha rastet. Koha më e mirë për analiza është pas epidemisë”, tha ai.

Mjeku infeksionit tha se më i rëndësishëm se testimet është gjurmimi i kontakteve të të prekurve.

“Ka udhëzime të OBSH që duhen respektuar. Unë si specialist i shp ne nuk duhet të bëjmë despistim. Kjo nuk na vlen. Ne duhet të gjurmojmë rastet e kontakttit. Këtu duhet kërkuar i sëmuri për t’u izoluar, sepse ndërpresim zinxhirin epidemiologjik. Në dijeninë time ka teste. Por nuk ka vlerë. Duhet të ndërpesim zinxhirin epidemiologjik”, tha ai.

Pipero tha se nuk duhet mbajtur shpresë te medikamete apo vaksina, pasi të tilla nuk ka ende dhe nuk pritet të ketë efektive për një periudhë të paktën 12 muaj.

“Këtë vit nuk po themi asnjë sekret, të gjithë qytetarët ta marrin në konsideratë që është e pamundur që të dalë një mjekim apo një vaksinë. Këtë vit, medikament dhe vaksinë janë qytetarët e bindur. Një medikament do kohën e tij të certifikohet. Është e vështirë të kemi një medikament apo një vaksinë. Kemi një zgjidhje tjetër: këshillat dhe masat e znbatuaeshme. Protokollet që kmei në zbatim janë të mundshme për t’u aplikuar”, tha ai.

Next Post
Nis mësimi online edhe nëpër universitete, 2 000 studentët e parë fillojnë mësimin

Nis mësimi online edhe nëpër universitete, 2 000 studentët e parë fillojnë mësimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com