• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjeku Sami Koçeku: Kontaktet me Berishën dhe Bashën për “21 Janarin”: Ja pse deklarova vrasjen nga afër…!

by Java News
21/03/2024 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Doktor Sami Koçeku ka rrëfyer për herë të parë, ekskluzivisht për “Fiks Fare”, deklaratat për 21 janarin. Mjeku është sërish në të njëjta ambiente si 13 vite më parë. Tashmë, në prag pensioni, ai është i hapur të hetohet nëse ka marrë ndonjë telefonatë apo urdhër për të bërë atë deklaratë. Për herë të parë pranon se deklarata e tij, dhe e kolegut Gega, solli pështjellimin e të gjithë situatës në spital dhe para kryeministrisë. Madje, prononcimi i tyre u përdor nga kryeministri i atëhershëm.

“Deklarata e qeverisë është bërë pas meje, ka shfrytëzuar deklaratën time që të bënte deklaratën e vetë. Të gjitha institucionet të verifikojnë nëse dikush më ka urdhëruar. Që në momentet e para kam bërë një rezyme dhe kam thënë që në syrin tim më duket se këto janë plagë në distancë të afërt” pohon Koçeku. Fiksi e pyeti se deklaratat e tij ishin të njëjta ose në të njëjtën linjë me kryeministrin Berisha që tha se ka “çadra pistoletë, thika me helm”.

“Në atë deklaratë ishin edhe fjalët e njerëzve atje rrotull, ku tregonin se ‘një njeri që i futi një gjë’. Unë thashë që këto janë deklaratat që bëjnë njerëzit” pohon ai, ndërsa shpjegim se distancë e afërt është deri në 25 metra! Gazetarët e pyesin se pozicioni i viktimave ka qenë jashtë kangjellave, në mes të bulevardit, afër stendës së gazetarëve. “Viktima te porta ka qenë 7 metra. Është shumë e shkurtët. Ekspertët të dalin dhe të tregojnë kush quhet distancë e afërt. Një pjesë thonë kur ia vë në kokë”,  pohon ai.

Doktori thotë se ka folur në emocion dhe stres të madh, pasi situata ishte jo normale. Por, shton se ka folur si mjek dhe jo si ekspert balistik dhe mjeko-ligjor. “Unë s’jam shumë i specializuar në balistikë, jam kirurg specialist” shton ai. Më tej pohon se ka pasur kontakte me eksponentë të qeverisë së asaj kohe, pavarësisht se pas asaj deklarate u shkarkua si drejtor dhe s’mori gradën e kolonelit. Ai thotë se ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, e ka telefonuar të nesërmen e 21 janarit për mos ta përgënjeshtrojë këtë deklaratë.

“Luli më ka marrë të nesërmen përse e bëra atë deklaratë. I kam thënë se e bëra. Unë e dija përse ishte qëllimi, se mos dal unë dhe e përgënjeshtroja deklaratën. Me Lul Bashën jam takuar në zgjedhjet e vitit 2021 në një takim me mjekët. Ishim në një tavolinë të madhe” vijon Koçeku. Fiksi e pyeti se, nëse do të rikthehej në kohë, a do e bënte po atë deklaratë? “Unë vetëm një gjë mund të bëja, duhet të thoja pa filluar deklaratën se do e bëj deklaratën si doktor apo si ekspert. Nëse do e bëj si doktor, do bëj këtë deklaratë. Nëse si ekspert, do bëj këtë deklaratë. Fjalinë e fundit që kam thënë se ‘do flasin ekspertët’, duhet ta bëja të parën. Kjo i takon këtyre instancave, këtyre specialiteteve edhe unë si mjek do të bëj këtë deklaratë” shton ai.

Në fund tregon se deklaratat e tij më shumë i kanë shërbyer opozitës së asaj kohe. “Ata që kanë pasur pak mënd, nga PD-ja, nga pozita e asaj kohe, kanë bërë verifikimet e veta dhe kanë thënë kjo deklaratë na e fut ne” thotë doktor Koçeku, teksa gazetarët e pyesin nëse e kanë përdorur të dyja krahët e politikës. “Me variantin e tyre më kanë përdorur, po unë s’e quaj të përdorur se mua s’më ka ndodhur asnjë gjë” pohon ai. Në fund thotë se deklaratat e tij dhe mjekut Gega janë hetuar nga Urdhri i Mjekut dhe në fund s’kanë vendosur asnjë qindarkë gjobë apo asnjë ditë pezullim nga ushtrimi i detyrës./m.j

Next Post
Tabaku ndjen mungesën e foltores së Kuvendit: Nuk jam dakord me formën e protestës

Akti Normativ: Tabaku: Kur pretendojmë për investime serioze amerikane, të respektojmë fillimisht pronën publike e private

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

August 17, 2026
Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

August 17, 2026
Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

Alarm në Pukë! Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

August 17, 2026
“Policia të marrë masa”, aktivistja: Persona të paidentifikuar dhunuan protestuesit

“Policia të marrë masa”, aktivistja: Persona të paidentifikuar dhunuan protestuesit

August 17, 2026
EMRAT/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

EMRAT/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

August 17, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Zjarret zgjerojnë hartën, 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione! S’ka rrezik për banesat

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com