• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mjeku epidemiolog, Ylli: Tani kujdesi duhet me rihapjen. Masat drastike ishin një sukses i jashtëzakonshëm në Shqipëri

by Java News
20/04/2020 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikurse disa vende të tjera të Europës dhe botës, edhe Shqipëria po flet për hapjen dhe po merr edhe masa konkrete, lidhur me atë që quhet normalizimi. Për epidemiologun Alban Ylli, rihapja po nis atëherë kur duhet.

“Unë besoj se duke parë numrat, situatën dhe nivelet e riskut, është momenti i duhur për të filluar një proces të tillë, por do të doja ta shoqëroja me mesazhin se është ende shpejt për të menduar se ky virus doli nga qarkullimi. Duhet të jemi vigjilent dhe të kujdesshëm. Të gjithë duhet të vijojnë bashkëpunimin me rekomandimet e dhëna nga autoritetet, në mënyrë që Shqipëria të quhet një histori suksesi në kontrollin e pandemisë”, tha Ylli në një bisedë me A2. “Është plotësisht e mundur që me rihapjen e menjëhershme të kemi një rikthim dhe të humbim atë që kemi arritur deri tani”.

Epidemiologu tregoi edhe pritshmëritë e specialistëve të shëndetit publik në Shqipëri për valën e të infektuarve në Shqipëri. “Mendonim se gjatë muajit prill do të kishim 50 raste të reja, por asnjë herë se do të kishim mbi 100 raste në ditë. Pra mendonim që në maj do të kishim rreth 1000-2000 raste, por kemi mbetur në nivelin e 600 rasteve. Duket shumë e vështirë që pas sheshimit të kurbës të kemi skenarët mesatarë”, tha ai.

Ai shtoi se numri i rasteve të reja të konfirmuara çdo ditë dhe mesatarja javore, tregojnë se koronavirusi është mbajtur në kontroll. “Virusi në Shqipëri po qarkullon në vatra, nuk ka arritur të shpërthejë në popullatë, prandaj i kemi një pamje më të plotë se çfarë po ndodh. Numri i të shtruarve tregon atë pjesë të pandemisë që është më e fortë dhe kjo në një farë mënyrë tregon se ne ishim të përgatitur për të përballuar 700-800 raste të shtruar. Sistemi ynë shëndetësor është i gatshëm për të përballuar edhe një valë të dytë të kësaj pandemie. Masat drastike që u morën ishin një sukses i jashtëzakonshëm në Shqipëri”.

Ylli mendon se në disa vende perëndimore masat u morën me vonesë, ndërsa në Shqipëri ato ishin të suksesshme. “Është e para herë në histori që janë marrë masa të tilla, mund të themi që kanë qenë edhe më të suksesshme se sa parashikoheshin.  Ka pasur edhe faktorë të tjerë, si mosha mesatare e popullsisë., urbanizimi, ndoshta ndonjë element me imunitetin e popullatës, ende i paprovuar. Por masat kanë qenë sukses i jashtëzakonshëm”, tha ai.

 

Next Post
COVID-19/ Ndihma e Shqipërisë me ekip infermierësh impakt të madh në median italiane

COVID-19/ Ndihma e Shqipërisë me ekip infermierësh impakt të madh në median italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com