• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjekët: Si të luftoni gripin te fëmijët tuaj

by Java News
24/01/2018 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dr. Niketa Koliçi, mjeke neonatologe në Spitalin Amerikan, jep disa këshilla se si të mbroni dhe të trajtoni fëmijet tuaj në këto ditë virozash.

Gripi është një infeksion i rrugëve respiratore i shkaktuar nga virusi influenza.

Gripi shpërthen çdo vit, zakonisht mes muajve nëntor dhe prill. Për shkak të ndryshimeve të shpeshta që pësojnë viruset e influenzes njerëzit nuk jane imunë për kohë të gjata. Kjo është arsyeja pse mund të sëmuremi disa herë brenda vitit me grip. Termi virozë e stinës ka të bëjë me viruset e influenzës që përhapen çdo vit.

Si përhapet gripi?
Viruset e influencës qendrojnë në hundë dhe orofarings. Fëmijët mund ta marrin nga motrat e vëllëzërit, prindërit, shokët e shkollës apo edukatoret.

Sporet zakonisht përhapen nëpërmjet:
• Kontaktit të drejtpërdrejtë- puthja apo prekja me persona të sëmurë
• Kontaktit jo të drejtpërdrejtë – nga prekja e të njëjtave objekte me personat e sëmurë
• Nëpërmjet ajrit- nga tështimat ose kolla

Si ta kuptojmë kur fëmija është me grip?

Simptomat më tipike të gripit përfshijnë:
• Temperaturë të papritur
• Dhimbje koke e muskujsh
• Lodhje të shprehur
• Kollë të thatë
• Mungesë oreksi
Tek fëmijet këto shenja shpesh shoqërohen me :
• Temperaturë të lartë e pashpjegueshme, pa shenja të tjera shoqëruese
• Shpesh ka temperaturë mbi 39.5 që shoqërohen edhe me konvulsione
• Dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre
• Dhimbje veshi, sy të skuqur

A mund të shkaktojë gripi komplikacione të tjera?
Në individët e shëndetshëm gripi kalon pa problem serioze, temperatura dhe dhimbjet e muskujve zgjasin 2-4 ditë, kurse kolla dhe lodhja mund të vazhdojnë edhe për dy javë.

Te fëmijët mund të ndërlikohet me laringite, bronchiolitis apo pneumoni.

Gripi dobëson sistemin imunitar duke mundësuar mbivendosjen e infeksioneve bakteriale të veshit, mushkërive apo sinuseve.
Gripi është më i rrezikshëm në fëmijet më të vegjel se 2 vjeç të cilët janë të prekur nga sëmundje kronike të zemrës, mushkërive apo që vuajnë nga problemë neurologjike.

Në raste të rralla gripi shkakton komplikacione të zemrës apo trurit.

Kur duhet ti drejtohemi mjekut?
Nëse bebi juaj është më i vogël se 3 muajsh dhe:
• Ka vështirësi në frymëmarrje
• Nuk ushqehet apo vjell
• Ka temperaturë > 38

Nëse fëmija juaj:
• Merr frymë shpejt dhe me vështirësi
• Ka dhimbje gjoksi dhe kollë me gjak
• Kur kolla i provokon edhe të vjella
• Merr shumë pak lëngje ose ka mbi 6 orë zgjuar,pa urinuar
• Vjell për më shumë se 6 orë rresht,ose ka diarre profuze
• Kur temperatura vazhdon për më shumë se 5 ditë

Dërgojeni urgjentisht në spital fëmijën tuaj nëse:
• Ka vështiresi të theksuar për të marrë frymë, ose i janë nxirë buzët
• Është i plogësht ose nuk mund të lëvizë
• Kur nuk arrini ta zgjoni dot
• Ka qafën të ngurtësuar
• Është konfuz dhe nuk orientohet
• Bën konvulsion

Çfarë të bëjmë kur fëmija është me grip?
• Mbajeni sa më rehat të mundeni. Ushqejeni me shumë lëngje dhe vakte të vogla me shumë kalori
• Nëse ka temperaturë, visheni lehtë dhe mbani temperaturën e dhomës rreth 20.
• Për të lehtësuar dhimbjet apo temperaturën më të lartë se 38.5 përdorni paracetamol. Ibuprofeni nuk duhet përdorur në fëmijët < 6 muajsh. Përdorni dozën e rekomandur nga mjeku jo më shpesh se 4 orë. Mos përdorni aspirinë.
• Mos përdorni antigrip te fëmijët më të vegjel se 6 vjeç
• Nëse fëmija juaj vuan nga sëmundje kronike që mund të dëmtojnë sistemin imunitar drejtohuni mjekut në dyshimin e parë që keni për gjendje gripale.

Si mund të parandalojmë shpërhapjen e gripit?
• Mënyra më e mirë e parandalimit është vaksinimi. Fëmijët mbi 6 muaj duhet të vaksionohen një herë në vit. Vaksina është shumë e rëndësishme sidomos për fëmijët < 5 vjeç dhe ato që vuajnë nga sëmundje kronike
• Kur në shtëpi kemi fëmijët më të vegjel se 5 vjeç duhen vaksinuar edhe anëtarët e tjerë të familjes
• Të mbahet me rigorozitet higjena e duarve
• Të shmangen shkëmbimet e lodrave dhe objekteve personale.

a.ç

Next Post
Parajsat fiskale, BE heq Panamanë nga lista e zezë

Parajsat fiskale, BE heq Panamanë nga lista e zezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

January 18, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

January 18, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

January 18, 2026
Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

January 18, 2026
Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

January 18, 2026
Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In