• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mjaft më me spekulime trashamane mbi kurriz të sho-shoqit dhe të shohin afera e tradhtira tek çdo gjest!

by Mustafa Nano
27/01/2022 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Sot në Parlament është fotografuar Flamur Noka duke shkëmbyer mesazhe me Lindita Nikollën e Ulsi Manjën. Portalet e raportuan këtë fakt si lajmin e ditës, duke bërë edhe insinuata në kurriz të Flamur Nokës. Ky i fundit ishte bërë lajm ndërkohë duke pritur Berishën te porta e hyrjes, dhe ky është një rol që ai e bën me qejf. Edhe i ka hije. Duket sikur nuk di të bëjë gjë tjetër, veçse të adhurojë Berishën e ta imitojë atë.

Por fotot e Nokës te dera, duke pritur boss-in e përjetshëm të tij, ishin thjesht argëtuese, ndërsa fotot e telefonit të tij, ku lexohen emrat e Nikollës e Manjës, kishin ngarkesë politike. Mesazhi ishte: “Noka bashkëpunon me socialistët”. Dhe Noka, e berishianët në përgjithësi, janë viktimat ideale të lojrave të tilla. I meritojnë këto spekullime të trasha. Sepse ata kanë bërë gjithë kohën të tilla. I fundit spekullim i bujshëm ishte ai që para tri ditësh bëri Berisha, i cili në Facebook publikoi një foto të shkrepur brenda kishës së Shën Palit, ku Rama e Basha, në distancë nga njëri-tjetri, po merreshin me celularin. Shpikja e Berishës ishte: “Po bëjnë afera së bashku”.

Njerëzit e Bashës e morën këtë lajm mbi “flirtin” mes Nokës e socialistëve, dhe e lexuan ashtu si donin, në stilin berishian që, me sa duket, u përket të gjithë demokratëve. Spekullimi iu besua Enkeleid Alibeajt, i cili postoi në rrjetet sociale mesazhin që vijon:

 

 

“Që prej 9 shtatorit, Sali Berisha, për të hequr vëmendjen nga non grata e tij për korrupsion, ka nisur një fushatë të turpshme shpifjesh e mashtrimesh kundër lidershpit të PD. Ndërsa hedh mashtrime nga më ordineret, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të pasurohen duke bashkëpunuar me Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Edi Ramës i duhet një njeri si Sali Berisha, ish-kryeministri i vetëm në Europë i shpallur non grata për korrupsion, një njeri i izoluar nga SHBA dhe BE. Prandaj Rama i ka vënë në dispozicion gjithë makinerinë e propagandës së tij duke bashkëpunuar më së miri me të, siç ndodh dhe në këtë komunikim të kapur nga mediat ku Flamur Noka bashkërendon me Ulsi Manjën dhe Lindita Nikollen.

Alibeaj

 

Nga njëra anë ndajnë pazare dhe koordinojnë luftën kundër PD, nga ana tjetër foltorexhinjte non-grata sulmojnë lidershipin e PD. Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën.”
Pas kësaj erdhi reagimi i Flamur Nokës, i cili, përveç gjestikulacionit e posturës, huazon nga Berisha edhe gjetjet stilistike, hiperbolat, epitetet: “Shoqata e Bravave sot nepermjes pengut te Kapllan Pallateve te 5 Majit paska ciceruar kunder meje. Une kurre nuk kam bere e as bej biseda per pallate te 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh sic ben kreu i shoqates me zevendesen e tij, apo media qe iu ben fushate atyre. Une kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe t’i jepet fjala ish Kryeministrit Berisha. Sms-ja e tregon qarte. Ulsiun ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bere pazare qe te me fusë ne pune gruan sic i ka kerkuar pengu i pallateve te 5 Majit. Flamur Noka i ka kerkuar te rrijë larg pazareve Rama-Brava ne Diber. Jua thote vete ai pse debatuam. Se kush ben pazare shqiptaret e kane pare ne 17 Maj. Milionat dhe karriket e ministrave nga Edi Rama i kane marre vetem kllounet e shoqates Basha – Bardhi, ndersa Flamur Noka bashke me gjithe demokratet e vertete kane marre burgjet e regjimit, gazin lotsjelles dhe 6 pale zgjedhje te humbura si fature e pazareve Rama – Brava. Ditet ne vazhdim do tregojne se pse deshtoi komisioni i inceratoreve e kush perfitoi e çfare ndodhi ne pazarin Rama-Brava.”

Nok

Një gjë është e sigurt: Këta njerëz mund të bëjnë gjëra më inteligjente sesa kaq.

/b.h

Next Post
Përjashtimi i Berishës/ Gjekmarkaj: S’mund t’i gënjejmë shqiptarët se jemi vendi sovran i Enver Hoxhës! Një ditë Basha duhet të gjej forcën…!

Po humbët në 6 Mars? Gjekmarkaj: Jeta vazhdon, duhet parë më me gëzim dhe alegri. Mos bëni shaka, Berisha qesharak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

August 31, 2026
“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com