• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mitsotakis i vërsul Ramës nipin e tij, humbës i bashkisë së Athinës! Poston foton me djalin e Belerit dhe e sjell si shembull

by Java News
14/05/2024 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atmosfera kuq e zi e shqiptarëve në Teatrin e Krishtlindjeve, bashkë me fjalimin historik të Edi Ramës, do të qëndrojnë gjatë si një gozhdë e madhe, e ngulur në trupin e politikës dhe shoqërisë greke. E gjitha kjo po tentohet të eklipsohet e të përçmohet në vendin fqinj.

Teksa Edi Rama në fjalën e tij guxoi pa frikë të përmend në mes të Athinës ligjin e luftës, çështjen Çame madje të përmendë origjinën arvanitase të Bouboulinës, heroinës së pavarësisë greke, homologu i tij Kyriakos Mitsotakis ka hedhur në sulm nipin Kostas Bakoyannis humbësin e zgjedhjeve për bashkinë Athinë.

Si kundrapeshë, Bakoyannis, djali ish-ministres së punëve të jashtme, i sjell shembullin e djalit të Fredi Belerit përmes një komenti në Instagram.

“Në prag të 15 gushtit, një vit më parë, vizitova Himarën! Ishte si një peligrinazh. Mikpritja e himariotëve ishte emocionuese. Pak para se të futesha në makinë për kthimin, përshëndeta një familje të re. Dy prindër me një fëmijë në moshën e djalit tim të vogël. Nëna më tha një fjalë, ‘mos na harroni”, shkruan ai në këtë postim.

Ata mijëra flamuj shqiptarë që u valvitën të dielën në Athinë, Kostas Bakoyannis tenton t’i barazojë me ata pak flamuj të vendit të tij të cilët u ngritën, kur ai erdhi për të bërë fushatë elektorale në Himarë, por më pas humbi zgjedhjet.

“Nuk do t’i harroj ata njerëz që qajnë me flamurin grek, që pak metra larg kufirit dhe në kushte shpesh të pafavorshme, mbajnë të pashuar flakën e helenizmit, me gjuhën, me traditat, me historinë, me shpirtin e tyre. Kemi bërë shumë beteja së bashku. Si Athinë, por edhe me kryesinë e rrjetit B40 të përbërë nga dhjetëra bashki nga 11 vende të Ballkanit. Disa gjëra i tejkalojnë kryebashkiakët dhe qeveritë! Disa gjëra kapërcejnë fraksionet dhe partitë. Duhet të na bashkojnë“, shkruan më tej ish-kryetari i bashkisë së Athinës.

Komentit  të Bakoyannis nuk kishte se si t’i mungonte Fredi Beleri.

“U gëzova shumë kur takova mikun tim Petros Beleris, djalin e Fredit. Një djalë i ri që mban një barrë të rëndë mbi supe, pasi është është kthyer në zërin e babait të tij. Zërin e demokracisë që nuk burgoset dot. Zërin e qytetarëve që nuk heshtin, në vullnetin e popullit që nuk falsifikohet”, përfundon komenti i tij në foton e postuar në Instagram.

Patjetër që çdo bir në të mirë apo në të keq mund të kthehet në zëdhënës të babait të tij, por ajo çfarë zoti Bakoyannis harron ta përmend, është se babai i Petros sot është një i dënuar i drejtësisë shqiptare pasi u gjet fajtor përmes provave për shitblerje votash./m.j

Next Post
“Vota e emigrantëve”, nisin bisedimet/ Gjiknuri: Kemi zgjidhje konkrete. Por Foltorja refuzon

“Vota e emigrantëve”, nisin bisedimet/ Gjiknuri: Kemi zgjidhje konkrete. Por Foltorja refuzon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

October 21, 2026
Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In