• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mitingjet”, emblema e dikurshme e PD-së: Si e humbi në vitin ’97

by Java News
16/02/2019 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike organizon këtë të shtunë protestën e saj të radhës përsa gjendet në opozitë që nga viti 2013.

Disa të vakëta në pjesëmarrje e disa të bujshme, ato kanë qenë testi i forcës së saj përballë mazhorancës, e ku në finale, gjykuar nga pjesëmarrja dhe impakti në shumicën e tyre, rezultatet nuk janë ende premtuese.

Nuk janë premtuese në gjykimin vizual se opozita ka mundur ta ringrejë vetveten e të jetë e besueshme në opinion, ku të jetë e aftë për të thithur pakënaqësitë popullore nga qeverisja, për ta patur më pas si aset electoral në funksion të votës.

Kujtojmë se po në të njëjtën kohë të vitit 2005, ajo bëri një “provë gjenerale” të ngjashme me “Nano ik”, duke i paraprirë më pas një fitoreje elektorale ardhur në muajin korrik.

Në profilin e saj politik, PD lindi si një parti ku “muskujt” e forcës elektorale i shfaqte në ato që quheshin”mitingje”. Sot fjala “miting” ka dalë nga fjalori politik, për t’u zëvëndësuar me “protestën”. Ishin mitingjet e Dhjetorit studentor ato që ia dhAnë PD-së këtë profil. Mitingjet e saj në vitet e mëpasshme, kanë qenë vërtet emblematike. Ato, ashtu masive, deri dhe të frikshme për nga pjesëmarja, u shfaqën deri fushatën elektorale të zgjedhjeve të 26 Majit.

Më pas, institucioni i “mitingut” te PD nisi të venitet e deri në shuarje. Në krizën e vitit ’97, Berisha bëri disa tentativa për t’ju përgjigjur me mitingje asaj që po ndodhte, ku në sfondin e trazirave ishte dhe lufta për pushtet përballë një opozite që po tentonte t’ja merrte atë, por nuk mundi dot të garantonte atë lloj masiviteti imponues. Kishte nisur rënia e tij e gjithashtu ajo e “mitingu”.

Ç’prej atëherë “mitingu”pra doli nga fjalori politik për t’u zëvëndësuar me “protestën”. Këto të fundit, pra me këtë emërtesë, kishte nisur t’i aplikonte opozita e majtë, ku Berisha iu la vetëm ish-fushën “Ali Demi” si hapësirë, duke jua ndaluar sheshin “Skënderbej”. Te sheshi ai “Skënderbej”, opozita do mund të kthehej vetëm pas fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit ’97.

Që këtu nis zëvëndësimi i mitingjeve me protesta. PD kishte humbur, gjykuar nga emërtesa, një prej armëve më të forta të saj politike. (tesheshi)

Next Post
Djali i Sali Lushajt thirrje shqiptarëve nga burgu: Mblidhuni dhe protestoni kundër kësaj klike të ndyrë

Djali i Sali Lushajt thirrje shqiptarëve nga burgu: Mblidhuni dhe protestoni kundër kësaj klike të ndyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In