• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mithat Havari: Babai i Bleonës ishte sigurims, përgjegjës për shumë arrestime, edhe mua

by Java News
17/04/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mithat Havari i është kundërvënë Bleona Qeretit, pas fjalëve të këngëtares për fëmijërinë e saj, në Zonë e Lirë në Klan, shkruan sot Gazeta Shqiptare. “Babai im ka qenë nënkryetar dege në Korçë, dhe në ’88-ën u transferua në Elbasan. Kam pasur një fëmijëri të lumtur. Kemi pasur në shtëpi telefon, kemi pasur shofer, në kohën kur njerëzit nuk kishin as bukë të hanin”, tha Bleona përballë Arian Çanit.

Ndër rastet e rralla që këngëtarja flet për jetën e saj, nuk ka lënë pa treguar edhe profesionin e dy prindërve. Njihet tashmë marrëdhënia e ngushtë që ajo ka me Nazmiun (babai) dhe Olin (nëna). Ajo ka treguar se ka sakrifikuar për mirëqenien e tyre dhe se ndihet krenare për familjen e saj. Megjithatë, përmendja e babait të saj te “Zonë e Lirë” ka sjellë reagime. Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mithat Havari, i ngacmuar nga rrëfimi i Bleonës ka sjellë një tjetër histori. Havari ka sjellë në kujtesë arrestimin e tij, duke akuzuar drejtpërsëdrejti Nazmi Qeretin, në atë kohë nënkryetar i Degës në Elbasan. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai ka treguar se babai i këngëtares ka qenë përgjegjës për shumë arrestime në fund të viteve ’80.

Reagimi

“Bleona Qereti ishte tek Arian Çani mbrëmë. Ajo deklaroi se babai i saj ishte oficer dhe se e kishin nxjerrë nga puna pas ’92-shit. Më vonë takoi Sali Berishën president dhe ia ktheu të atin në punë. Vajza nuk thotë se babai i saj nuk ishte oficer i thjeshtë, por ishte zëvendëskryetar i Degës së Brendshme që mbulonte Sigurimin e Shtetit në Elbasan deri në rrëzimin e diktaturës, ku sigurisht mbaroi dhe parajsa e pushtetit të Nazmi Qeretit. Në arrestimet e djemve të nënave shqiptare që kundërshtonin regjimin komunist dhe që mbushën burgjet e Spaçit, Burrelit, Qafë Barit etj., kontribues ishte dhe babai i Bleonës, përfshi dhe arrestimin tim, që lidhet direkt me Nazmi Qeretin, bile nën kujdesin e tij.

Sigurisht, ajo nuk mban asnjë përgjegjësi për ç’ka bërë i ati i saj, ndaj po jeton ëndrrën e demokracisë, ëndrrën amerikane, por, miqtë e mi, “dardha bie nën dardhë”, thotë populli. ‘Sali Berisha më ndihmoi për babain, – tha ajo, – e respektoj, por Edi Rama është kryeministër i shkëlqyer, fat për Shqipërinë. Donald Trampi më ndihmoi, por unë do votoj Hilari Klinton’. Është e bija e babait, ajo shkon në origjinën e saj. Normale! Në fakt unë asnjëherë nuk kam dyshuar për këtë gjë, jo vetëm për rastin në fjalë, por edhe për histori “xhaketëkthyerish” e më gjerë. Thjesht ishte një refleksion nga ana ime, kujtesë në lidhje me të tashmen dhe të shkuarën jo shumë të largët!”.

JETA E KOLONELIT

Kjo nuk është hera e parë që Mithat Havari flet publikisht për historinë se si e përndiqnin sigurimsat. Në një intervistë për “Panoramën”, kohë më parë ai tregon se si personi Y.R. e survejonte në çdo moment dhe për këtë fakt kishte edhe dokumente. “Y.R. ka dhënë disa materiale me vlerë operative për objekt përpunimi 2/A për agjitacion e propagandë, për Mithat Havarin e të tjerë. Gjithashtu shkruhet se ka dhënë informacion edhe për shkelje të rregullave të sigurimit teknik.

Dëshiroj të sqaroj se: “Objekti 2/A” do të thotë – që unë, Mithat Havari, kontrollohesha nga organet e Sigurimit të Shtetit 24 orë në 24. E përkthyer në gjuhën teknike, ata kishin montuar në banesën time mjete përgjimi. Pra, konsiderohesha kundërshtar i rrezikshëm i regjimit komunist”, përfundon ish-drejtuesi i Policisë. E në fund rikthen edhe njëherë në vëmendje se dokumenti për akuzat ndaj tij kishte dhe firmën e drejtuesve të Degës, ku bënte pjesë edhe babai i këngëtares, punëtori operativ P.B., shefi i seksionit M.Sh. si dhe kryetari i degës së Punëve të Brendshme, F.B.

BW

Next Post

Shullazi mohon akuzat e Sali Berishës për shantazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In