• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

by Thoma Gëllçi
13/04/2026 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Në fshat ishte një rrugaç. Të gjithë e njihnin. Të gjithë i shmangeshin dhe të gjithë ia kishin frikën. Nuk ishte nga ata që flasin shumë. Ai vepronte. Nëse nuk i hapje rrugën, të hapte ai kokën. Prandaj njerëzit kishin mësuar: më mirë të largohesh pak, se sa të përfundosh në spital.
Kaluan vite dhe ndodhi ajo që askush nuk e priste. Rrugaçi u vesh polic.
Aty filloi halli i vërtetë.
Më parë njerëzit nuk ankoheshin nga frika. Tani nuk ankoheshin sepse s’kishte ku të ankoheshin. Ishte vetë ligji. Dhe ligji, siç dihej, nuk kishte zakon të grindej me veten.
Një ditë, rrugaçi-polic doli nëpër fshat dhe tha:
“Do t’i presim arrat.”
Ishin nja dhjetë rrënjë arra në një lëndinë. Të vjetra. Të bukura. Nuk i kishte askush, por ishin të të gjithëve. Kur vinte koha e vjeljes, mblidhej fshati, i vilnin dhe i ndanin drejt. Pa sherre. Pa llafe.
Tani rrugaçi kishte marrë sharrën dhe sëpatën.
U mblodh fshati.
“Mos i prit,” i thanë.
“Na duhen.”
“Janë për të gjithë.”
Ai i dëgjoi.
“Ka marrë fund kjo punë,” tha, “do t’i pres! Dhe ju zhdukuni nga sheshi dhe mos u shoh nëpër rrugë. Shkoni nëpër shtëpia.”
Ç’të bënin. Ishte dhe rrugaç, edhe polic. Kishte dhe muskuj, kishte dhe ligj.
Ikën.
Disa burra shkuan të thërrasin kushërinj e miq të rrugaçit nga fshatrat përreth. Edhe ata rrugaçë në vendin e tyre, me shpresë se ndoshta një rrugaç e kupton një rrugaç.
Erdhën. Folën. U duk sikur e bindën pak. Pastaj ai tha:
“Ju jap afat deri në fund të javës. Pastaj do t’i pres.”
Fshati mbeti në ankth. Ç’të bënin? I kishte zënë belaja. Çdo ditë kalonte si muaj. Askush nuk flinte rehat. Gratë psherëtinin. Burrat rrinin në heshtje. Fëmijët pyesnin: “Pse do i presë arrat?”
Dhe askush nuk kishte përgjigje.
Erdhi dita. Erdhi edhe ora.
Tre orë para afatit, rrugaçi-polic doli në shesh.
U mblodh fshati.
Ai tha:
“Mendova mirë. Nuk do t’i pres arrat. Le të rrinë aty ku janë.”
Një heshtje e shkurtër. Pastaj shpërtheu gëzimi.
“Rrofsh!”
“Zoti të dhëntë jetë!”
“Na shpëtove!”
Filluan t’i puthnin dorën. Dikush solli mish, dikush raki. U shtrua gosti në mes të fshatit. U ngritën dolli.
“Për burrin që nuk i preu arrat!”
Dhe pinin. Dhe qeshnin. Dhe e falënderonin.
Që atë ditë e deri sot, sa herë kalojnë nga ajo lëndinë, ndalen dhe thonë:
“Këto arra janë aty falë tij.”
Askush nuk pyet pse deshi t’i presë.
Askush nuk pyet pse ndryshoi mendje.
Mjafton që nuk i preu. Dhe për këtë, ai mbetet njeriu që “bëri të mirën e madhe”.

Next Post
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In