• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mirë se vini në legolandin politik, VV përballë PSD-së

by Enver Robelli
09/05/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A thua politikanët e VV-së dhe të PSD-së po e vërejnë se askush nuk është i interesuar të lexojë se si shahen mes vete, si ironizojnë njëri-tjetrin, si merren me dizajnët e njëri-tjetrit, si mallkojnë njëri-tjetrin? Zari është hedhur.

PSD pas kuvendit në hotel duhet të dalë në fushë dhe të bind elektoratin – dhe kjo nuk do të jetë punë e lehtë. Ndërsa VV më mirë të merret me të ardhmen e saj se sa me baltosje të atyre që deri dje i lavdëronte. Asnjëra palë, as VV, as PSD, të mos kenë shpresa të mëdha se nga kjo përçarje do të dalin më të fortë se ç’ishin kur qenë bashkë.

Nga Enver Robelli

A shkojnë bashkë socialdemokracia dhe hoteli «Bozhur»? Jo. Nuk shkojnë. «Bozhuri» me të majtën politike nuk kanë harmonizuar madje as kur në Kosovë sundonte Lidhja Komuniste dhe kur në këtë hotel e festonte vitin e ri nomenklatura komuniste.

Por, socialdemokracia e re kosovare dhe hoteli «Swiss Diamond» me gjasë përputhen – së paku për aq kohë sa socialdemokracia është një etiketë që ende nuk dëshmon se çfarë përmbajtje do të ketë në tenxheren politike përtej elaborateve deklarative.

Hoteli dhe partia e re përputhen edhe për një arsye tjetër, mbase kjo është kryesorja: socialdemokratët e rinj në Prishtinë qeverisin bashkë me pronarët e hotelit.

Oligarkia dhe socialdemokracia bashkë? Në një skenë politike të pastrukturuar si kjo e Kosovës çdo gjë duket e mundshme.

Kur PDK brenda 5 minutave u shndërrua nga parti e majtë në parti të djathtë, përse të mos bëhen tok oligarkia dhe socialdemokracia? Sidoqoftë, ndoshta llogaritë u dalin mirë aderuesve në Partinë Socialdemokrate (PSD), atyre që braktisën VV-në për arsye që janë bërë publike dhe të tjera që mbase në të ardhmen do të bëhen publike.

PSD po hyn në një treg politik, ku nuk mungojnë parti, por mungon besueshmëria ndaj politikës dhe partive. Në këto rrethana të bindësh elektoratin për të votuar për një parti të re është punë jo e lehtë.

Megjithatë, thonë se fati është me të guximshmin. Hendikepi më i madh i kryetarit të ri është se deri më tani asnjëherë nuk ka arritur vetë të korrë ndonjë sukses – as si shef i FER-it, por as pa përkrahjen e VV-së si kandidat për kryetar të Prishtinës. Po të mos ishin votat e shefit të hotelit «Swiss Diamond» sot Shpend Ahmeti nuk do të ishte kryetar i komunës së Prishtinës.

Kalimi i tij komplet në një subjekt të ri-të vjetër e vë në dyshim legjitimitetin e tij si kryetar i Prishtinës, ku është zgjedhur si kandidat i VV-së. Këmbëngulja se formalisht ka të drejtë të mbajë postin e kryetarit të Prishtinës, nuk do t’ia përmirësojë prestigjin publik.

Themelimi i partisë së re të të pakënaqurve të ikur nga VV po shoqërohet me thumbime të ndërsjella. E pabesueshme me çfarë padurimi kacafyten ata që deri dje dilnin bashkë në tubime dhe kërkonin vota për të qeverisur Kosovën.

Me sarkazëm, shpoti, humor të zi po prijnë jo vetëm anëtarët militantë të VV-së, por edhe funksionarë të lartë të kësaj partie. Mbajtjen e kuvendit të PSD-së në hotelin «Swiss Diamond» mund ta kritikojnë mediat, por me çfarë kredibiliteti e bëjnë këtë aktivistët e VV-së, partia e të cilëve edhe vetë në nivel lokal qeveris me pronarin e hotelit?

Athua politikanët e VV-së dhe pjesërisht të PSD-së po e vërejnë se askush nuk është i interesuar të lexojë se si shahen mes vete, si ironizojnë njëri-tjetrin, si merren me dizajnët e njëri-tjetrit, si mallkojnë njëri-tjetrin?

Zari tashmë është hedhur. PSD pas kuvendit në hotel duhet të dalë në fushë dhe të bind elektoratin. Ndërsa VV më mirë të merret me të ardhmen e saj se sa me baltosje të atyre që deri dje i lavdëronte.

Mënyra se si tallen me njëri-tjetrin këta politikanë të kujton një legoland, ku duket se i kanë harruar prindërit pa kujdesin e duhur. VV duhet të kuptojë se vetëm e bën më të zbehtë imazhin e saj nëse ata që deri dje i prezantonte në opinion si ekip të shpresave, sot i përshkruan si përbindësha politikë. Si mund të bëhet dikush menjëherë djall vetëm pse tani s’është në parti me ty?

Nëse largimet janë aq të parëndësishme, siç po pretendon kryetari i VV-së, atëherë përse gjithë kjo vëmendje ndaj «tradhtarëve»? Po vazhdoi kjo furi VV rrezikon të irritojë edhe më shumë mbështetës.

Angazhimi politik, e drejta e tubimit, liria e asociimit janë e drejtë e garantuar me ligj. Vlerësimin për secilën palë do ta japë elektorati. Dhe asnjëra palë, as VV, as PSD, të mos kenë shpresa të mëdha se nga kjo përçarje do të dalin më të fortë se ç’ishin kur qenë bashkë.

Dhe ndoshta më mirë që nuk janë më bashkë, sepse kështu të papjekur jo vetëm politikisht ata edhe do të mund të vinin në pushtet dhe shteti do të përfundonte në duart e disa njerëzve që tërë ditën e harxhojnë duke keqpërdorur profilet në hapësirën virtuale për të shpotitur njëri-tjetrin e duke komentuar logot. Legolandi politik i Kosovës po bëhet gjithnjë e më interesant, por jo detyrimisht ky është zhvillim pozitiv.

Next Post
Zyrtare/ Shpend Ahmeti fiton me diferencë të ngushtë në Prishtinë

La "Vetëvendosjen", Shpend Ahmeti zgjidhet kryetar i Partisë Socialdemokrate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In