• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mira Kazhani: Juria e festivalit në RTSH u ndryshua 3 ditë përpara natës finale. Çfarë ndodhi mes Alketës dhe Vera Grabockës

by Java News
27/12/2019 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Mira Kazhani ka dhënë opinionin e saj në lidhje me polemikat dhe debatet në largësi që ka shkaktuar festivali i këngës në RTSH.

Sipas Kazhanit, ky festival është bërë shkak për një krisje në marrëdhënien miqësore disa vjeçare të Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Kazhani tha se kjo krisje është reflektuar edhe në reagimet e Vejsiut në rrjetet sociale pasi ajo ka folur në numrin njëjës jo si herët e tjera.

Ja çfarë tha gazetarja:

“Festivali në RTSH ishte terapia më ë mirë për shqiptarët pas tërmetit të 26 nëntorit. Kam pyetur shumë burime të miat, të cilët më thonin se kishte patur një problem komunikimi mes regjisores dhe prezantueses së festivalit, Graboca- Vejsiu, gjë që u reflektua në fakt dhe në statusin e Alketa Vejsiut. Kam bërë një lloj analize të statusit që bëri Vejsiu, dhe ndërkohë mund të themi pa frikë, që ishte e kuptueshme se në RTSH në festivalin e fundvitit, merr pjesë një DIVA si Elvana Gjata, dhe çdo njeri e kupton që kjo DIVA aty është për në Eurovizion. edhe kënga ishte e përshtatur për stilin e Eurovizionit. Ka shumë gjykime për festivalin, sigurisht edhe festivali dëshmon mungesën e filtrave po ne nuk duhet të shqetësohemi kaq shumë për tekstet e këngëve në festival kur kemi fjalime analfabete në parlament.

Festivali në RTSH do duhej të prezantonte klasin, elokuencën, mesazhin, kohën që jetojmë. Festivali gjithsesi nuk e ka nurin e viteve 90’, nuk e ka as prestigjin e periudhës së komunizmit. Mungesa e artit shihet gjithandej, te arti, te librat, te fjalimet në parlament është e kudogjendur. Jam dakord që duhet të ketë filtra. Kritikat ndaj festivalit këtë vit e zgjuan nga gjumi letargjik që kishte rënë prej vitesh, mirë apo keq Alketa Vejsiu e zgjoi nga gjumi festivalin. Prezantimi i Alketës mu duk vërtetë i mirë por njerëzit kanë mendimin e tyre. Në dukje Grabocka dhe Vejsiu kuptoheshin se kishin dy qasje të ndryshme pasi Alketa foli në njëjës, sepse tha “më fal Elvana, ti besove në vizionin tim”.

Zakonisht Vejsiu ka folur në numrin shumës ndërsa këtë herë nuk e tha dhe dukshëm të gjitha fakte shkojnë që zonja Grabocka ka qenë pro Arilenës, e ka yllin e saj. Janë të dyja aktore shumë të mira, Elvana është një gjë tjetër, ajo është Britney Spears shqiptar dhe do ja shmangja një lloj turpërimi. Ne duhet të fillojmë të vendosim filtra dhe festivali na kujtoi se si arti dhe se si çdo gjë tjetër në botë po bëhet pa filtra. Problemi qëndron pse 3 ditë përpara ndryshoi juria e festivalit kur ishte thënë që juria do jetë vetëm e huaj ndërkohë u ndryshua, përse u ndryshua? Pse u ndryshuan aq shumë rregulla në festival? Përgjigja është se janë thyer rregullat”. /abcnews/

Next Post

Berisha paska frikë nga ligji!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com