• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miqësorja, Shqipëria gjunjëzon Turqinë me shifrat 3-2, 45 minuta luajtëm me 1 lojtar më pak

by A R
13/11/2017 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka shkëlqyr në Turqi në sfidën miqësore duke triumfuar me shifrat 2-3. Kombëtarja e Panuçit kaloi testin e rëndësishëm duke mundur në transfertë një ekip të fortë si Turqia.

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh në minutën e 24 nga i përhershmi Sadiku.

Pas një shpërthimi në krah, Odise Roshi vertikalizoi për Sadikun i cili brenda zonës u tregua i saktë duke mundur portierin vendas e duke çuar shifrat në 0-1.

Në minutën e 39-të ishte sërish Sadiku i cili nga i njëjti krah shënoi duke mposhtur portierin pas një goditjeje me kokë.

Ndërkohë kombëtarja luan me një lojtar më pak prej minutës së 41-të. Memushaj doli me të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Në nisje të pjesës së dytë turqit kanë shënuar një gol të shpejtë me anë të Tosun. Futbollisti turk çoi topin në rrjetë pas një vertikalizimi nga krahu i majtë, duke shfrytëzuar përgjumjen e mbrojtjes kuqezi.

Ndërkohë kuqezinjtë reaguan pas disa aksioneve të shpejta të turqve. Edhe pse me një lojtar më pak, djemtë e Panuçit shënuan golin e 3-të me anë të Grezdës i cili kaloi mbrojtësit turq duke çuar topin në rrjetë në minutën e 56-të.

Vetëm 4 minuta më pas, në të 60-ën, turqit shënuan sërish pas një aksioni të rrjedhshëm. Akbara çoi shifrat në 2-3.

***

Kombëtarja e Shqipërisë përballet sot me Turqinë prej orës 18:30 në një ndeshje miqësore me Turqinë në Antalia. Shqipëria e Panuçit zbret në fushë me një formacion sulmues.

Ky i sotmi cilësohet si një test mjaft i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare, pasi shënon nisjen e një cikli të ri, atij të trajnerit Panuçi, i cili mbylli eliminatoret e lëna në mes nga De Biasi.

MINUTE PAS MINUTE

Përfundon takimi miqësor, Turqi-Shqipëri 2-3

90+1′ Ugur provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ Largohet Sabjen Lilaj, në fushë Andi Lila.

81′ Eros Grezda largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, vendin e tij e ze Ajdareviç.

78′ Xhaka provon nga goditja e dënimit, topi përfundon mbi kuadrat.

77′ Ozan Tufan ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Grezdës shumë pranë hyrjes së zonës.

 

66′ Shqipëria kryen 3 zëvendësime, largohen Roshi, Lenjani dhe Sadiku në fushë Qaka, Aliji dhe Ajeti.

60′ GOOL Turqia 2-3. Tosun lë një top në zonë për të sapofuturin Akbaba, i cili me një goditje me të majtën mposhtë portierin Berisha duke ngushtuar diferencën.

 

Turqia

56′ GOOL Shqipëria 1-3. Eros Grezda shënon golin e parë me fanellën e Kombëtares.

 

Grezda

 

52′ Një tjetër mundësi shënimi për Turqinë. Tosun provon me një gjuajtje të bukur, por Berisha kundërpërgjigjet mjaft mirë duke grushtuar topin.

47′ GOOL Turqia 1-2. Under ngushton diferencën për vendasit pas një asisist të Tosun nga krahu i majtë, mesfushori turk godet saktë shumë pranë vijës fatale duke dërguar topin në rrjetë. 

Turqia

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë, Turqi-Shqipëri 0-2

41′ Ledian Memushan ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë. Shqipëria mbetet me 10 vetë.

Memushaj

39′ GOOL Shqipëria 0-2. Roshi kroson në qendër për Sadikun, i cili godet saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë.

Sadiku

32′ Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ GOOL Shqipëria 0-1. Roshi pas një depërtimi nga e djathta, servir një top të bukur për Sadikun, i cili godet saktë brenda zonës duke përshëndetur rrjetën.

 

Sadiku

22′ Përsëri Turqia rrezikshëm. Tosun godet me të majtën, Berisha shpëton sërish portën e Kombëtares.

18′ Rast i rrezikshëm në portën e Shqipërisë. Tosun provon me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërhyn Etrit Berisha. Një pritje e shkëlqyer.

13′ Grezda tenton me një goditje, topi devijohet në goditje nga këndi për Shqipërinë.

12′ Provon edhe Çalhanoglu me të djathtën, topi përfundon jashtë kuadratit.

10′ Turqia provon të rrezikojë portën e Shqipërisë. Tosun lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, ndërhyn Berisha, i cili zotëron topin.

3′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë shumë pranë zonës. Kuqezinjtë provojnë një skemë me Lilajn, por mbrojtësit turq tregohen të vëmendshëm duke larguar rrezikun.

1′ Ka nisur takimi./Komenti Panorama

Formacioni i Shqipërisë
Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda dhe Sadiku.

Formacioni i Turqisë
Babacan, Jardimci, Aziz, Sojuncu, Turan, Jukuslu, Ozjacup, Calhanoglu, Under, Karaman, Tosun.

Next Post
Erdogan: Putin mik i dashur! Presidenti rus: Marrëdhëniet mes vendeve janë normalizuar

Erdogan: Putin mik i dashur! Presidenti rus: Marrëdhëniet mes vendeve janë normalizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

March 3, 2026
Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In