• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Miqësi me SHBA dhe normalitet me serbët, kaq ju duhet

by Ben Andoni
20/02/2016 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një siguri të madhe dhe qetësi për kokat e nxehta në Kosovë nëse dinë të lexojnë deklaratën e Sekretarit të Shtetit Amerikan John Kerry bërë në Dhjetor të vitit të shkuar. Fjalë për fjalë ishte kështu: “Shtetet e Bashkuara nuk do ta mbështesin asnjë marrëveshje apo asgjë tjetër që do të vinte në pikëpyetje tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Kosovës!” Fjala ishte për Asosacionin me serbët dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që do të thoshte se politika e jashtme amerikane në çdo vendim ballkanik, e ka në objektivat e veta Kosovën nën mbrojtje. Këtu nuk është nevoja të përmendim më të mirat që SHBA-ja ka bërë për Kosovën dhe verdiktet që deri ua ka imponuar disa prej aleatëve të saj.

Ani, do të ishte një peticion i nisur nga shoqëria civile në fundjavë në Kosovë kundër ambasadorit Delawie, që të bën të frikësohesh për rrymat anti-normalitet, që sot po përcjell gjendja e amullt atje. Për fat të keq po mban edhe nënshkrime personazhesh të njohur, ndërsa duhet konsideruar si kthesë e madhe ajo që ka thënë një nga njerëzit kryesorë të politikës kosovare Ramush Haradinaj, që e ka quajtur jokredibil dhe të pavlerë. Dhe, aq më i pakuptimtë bëhet ky peticion kur adresën e ka të dyshimtë, ka shtuar ai.

Ndryshe nga Shqipëria ku kërkesat e Amerikës disa herë janë trajtuar si të papritura(fjala është për armët kimike dhe tashmë ardhja e muxhahedinëve) për Kosovën janë krejt reale. Ato lidhen me luftën ndaj korrupsionit, të vendosen marrëdhënie të mira me Serbinë, sepse kjo i hap Kosovës dyert për institucione euroatlantike, por edhe i jep mundësinë vendit të shikojë problematikën reale: jeta më e mirë e qytetarëve dhe sovraniteti. Fakti lidhet me shembullin e vitit 2013 që ishte më i miri, pasi Kosova arriti falë një qetësie që të ketë rezultate me doganat në kufijtë veriorë, kur gjërat dukeshin më të paqme. Dhe, në të gjithë këtë tollovi, garant të qetësisë në bisedime por edhe të ardhmërisë, që patjetër për Kosovën janë të dhimbshme kurse për Serbinë të papranueshme janë dhe do mbeten amerikanët. Ndërsa serbëve u kërkojnë hapur njohjen e Kosovës; Kosovës i kërkon bërjen e asociacionit, që pretendojnë se ai nuk do ta godasë. Këtë logjikisht vazhdojnë ta mbështesë nëpërmjet deklaratave të Delawie, që prej zbatimit të politikës së vendit të vet, tashmë po i drejtohen me një peticion largimi. Për habi, gjuhën e qetësisë së Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka dënuar dhunën në Kuvendin e Kosovës dhe po ashtu edhe kolegut të tij O’Connnell, duket gjithnjë e më e papranueshme për Kosovën.

Për një gjë duhet ta na vijë realisht keq. Nëse në Shqipëri duhet të jenë të huajt që të vendosin në fund për mosmarrëveshjet e zakonshme të ligjeve dhe të japin deux et machine, edhe në Kosovë vendimi i fundit merret nga të huajt.  Kjo e bën klasën politike kosovare që të mos i dalë përballë situatës, por më shumë se kaq të mos lexojë mirë të gjithë detyrimet dhe rrugën më të mirë. Në një farë mënyre, kosovarët duhet ta kuptojnë se i vetmi kriter që u mbetet të provojnë drejtësinë  është Amerika dhe jo thjesht për angazhimin në luftën e çlirimit por edhe për atë mbrojtje të madhe dhe asistencë të vazhdueshme që u jep. Por që “luftëtarët “ e dy krahëve të politikës së Kosovës kinse nuk dinë ta lexojnë, edhe pse dinë të bëjnë peticione.

Next Post

Edhe Behluli i jep fund beqarisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

March 10, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In