• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 11 majit/ Spahiu: Kjo fushatë e ftohtë dhe pa entuziazëm! Në sheshe ulen në karrige si në kinema

by E S
21/04/2025 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 janë më të ftohtat, pa entuziazëm dhe ku të duket sikur njerëzit ulen nëpër karrige në sheshe, sikurse të ishin në kinema.

Sipas juristit dhe analistit Kreshnik Spahiu, nuk ka shpresë dhe motivim, nuk ka entuziazëm mes mbështetësve, sidomos atyre që presin ndryshimin, sikurse ndodhte në fushatat e kaluara. Qytetarët janë lodhur me forcat e mëdha, por një tjetër faktor është edhe “një rezultat i parashikueshëm” i zgjedhjeve.

“Ka shumë karakteristika kjo fushatë nga të tjerat. E para, është më e ftohtë në 35 vite. Nëse do shohim të tjerat, ka pasur entuziazëm, shpresë, të qeshur, të zjarrtë, me thirrje e brohoritje, me pjesëmarrje të lartë”, shprehet ai në Report Tv.

Dhe më tej shpjegon dy faktorët e tjerë ndikues:

“Mendoj se ka disa faktorë. Konsumi i pari. Njerëzit janë mësuar dhe lodhur me këtë fenomen. Pastaj politika vetë, ku politika ka zgjedhur rrugën e botës virtuale, ku merren edhe me njëri-tjetrin, nxjerrin surratin e njëri-tjetrit. E treta dhe më e rëndësishëm, kemi një rezultat të parashikueshëm në dukje. Pjesa më e zjarrtë që pret ndryshimin mungon. Kjo u vu re edhe te hapjet e fushatave të partive”, analizon Spahiu.

Madje ai metaforizon edhe fushatën e partive me kinematë.

“Po t’i shohësh sallat, të gjithë rrinë e dëgjojnë në salla të mbyllura, duartrokasin, pa brohoritje e entuziazëm. Ulen nëpër karrige në sheshe, sikur të jenë në kinema. Kjo vihet re edhe te partitë e reja edhe të vjetrat”, komenton juristi.

Next Post
PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë/ Ja si do të votonin sot shqiptarët sipas sondazhit të McLaughlin

PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë/ Ja si do të votonin sot shqiptarët sipas sondazhit të McLaughlin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba! Devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In