• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë: Teste falas për kategoritë në rrezik nga virusi HIV!

by Java News
01/12/2018 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore kundër SIDA-s, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale organizoi në mbrëmje aktivitetin ndërgjegjësues në sheshin Skënderbej për të rritur ndërgjegjësimin për diagnostikimin e hershëm të virusit HIV.

Të dhënat ekzistuese dëshmojnë se në Shqipëri nuk ka epidemi të gjeneralizuar apo të përqendruar të infeksionit HIV. Bazuar në të dhënat statistikore, Shqipëria vijon të mbetet një vend me prevalencë të ulët të infeksionit HIV. Megjithëse ka një rritje të rasteve vit pas viti, prevalenca e infeksionit HIV në vendin tonë për vitin 2018 është 0.04%.
Shpërndarja sipas grupmoshave tregon se në vendin tonë predominon grupmosha 35-44 vjeç (30.1%), e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç (27.1%). Që prej shfaqjes së rastit të parë, në Shqipëri janë regjistruar 1195 raste me virusin HIV.
Qeveria shqiptare po zbaton një program kombëtar për HIV/AIDS dhe në vitet e fundit, është bërë i mundur një progres i rëndësishëm për diagnostikimin dhe trajtimin e virusit HIV.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thote se po ndërmerr masa jo vetëm sa i takon trajtimit të personave me HIV por edhe për të parandaluar infeksionin, veçanërisht te njerëzit që janë më të rrezikuar. Testimi për HIV ofrohet falas në të gjithë Shqipërinë dhe tashmë ky është një test i shpejtë, rezultati i të cilit merret për 20 minuta.

Ku kryhet testimi falas?

– Pranë Qendrave të Këshillimit dhe Testimit Vullnetar për të gjithë vullnetarët dhe kategori të tjera.
– Bankës Kombëtare të Trasfuzionit të Gjakut për dhuruesit e gjakut.
– Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
– Institutit të Shëndetit Publik (ISHP)
Sot në të gjithë vendin funksionojnë 14 qendra të testimit dhe këshillimit vullnetar për HIV në Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan, Korçë, Durrës, Berat, Fier, Tiranë (4), Vlorë, Gjirokastër.
Qendrat e Këshillimit dhe Testimit Vullnetar për HIV ofrojnë shërbime për të gjithë personat që duan të njohin statusin e tyre për HIV shoqëruar me një këshillim profesional për të ndihmuar klientët të përshtaten me rezultatin e testimit.

Vetëm gjatë vitit 2018, janë kryer 38.485 testime falas. Një përpjekje në rritje është dhe testimi i grave shtatëzana dhe fëmijëve të porsalindur në rastet e nënave me HIV. Në Nëntor 2017 Shqipëria nënshkroi me Fondin Global të Luftës kundër HIV/AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries marrëveshjen për zbatimin e një granti 2018-2019, qëllimi i të cilit është zgjerimi i përgjigjes kombëtare ndaj HIV/AIDS te grupet vulnerabël në Shqipëri, si dhe kujdesi, mbështetja dhe trajtimi për njerëzit që jetojnë me HIV/AIDS.
Sa i takon trajtimit, kujdesi mjekësor për personat e prekur nga HIV/AIDS, ofrohet falas në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe Shërbimin e Pediatrisë.

 

Next Post
Lamtumirë një amerikani të madh, që i dha Millosheviçit ultimatum për Kosovën

Lamtumirë një amerikani të madh, që i dha Millosheviçit ultimatum për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com