• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ministri teknik që bën rolin e hetuesit, zbret në terren dhe ja si i urdhëron oficerët…(VIDEO)

by A R
30/05/2017 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë më parë, policia dhe prokuroria kryhen hetime në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë kryeministrisë, aty ku të shtunën gjatë mitingut të Partisë Demokratike për çeljen e fushatës zgjedhore, qindra simpatizantë dhe vetë kryetari Lulzim Basha përfunduan në spital me simptoma të njëjta, djegie dhe skuqje në trup dhe sy.

Për të zbuluar shkakun e kësaj situate, u sekuestruan edhe prozhektorët ndriçues të një kompanie private me dyshimet se mund të jenë përhapur rreze të dëmshme që kanë sjellë shqetësime tek të pranishmit.

Por në mbrëmje, teksa oficerët e Policisë së Shtetit dhe ata gjyqsorë kryenin procedurat, në vendngjarje ka shkuar në një konteroll bliz, ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj i cili ka shfaqur pakënaqësi për mënyrën e procedimit të këtij rasti. Ai i është drejtuar efektivëve duke i kërkuar që të mos sekuestrojnë të 12 prozhektorët por vetëm 1 prej tyre për ta analizuar e për të zbuluar më tej shkaqet.

Një video e publikuar nga Opinion.al, shfaq ministrin teksa i kërkon në mënyrë urgjentëve efektivëve që të zbresin nga makina e sekuestros prozhektorët dhe të marrin vetëm një prej tyre. I pranishëm në vendngjarje ka qenë edhe një përfaqësues i kompanisë së ndriçimit. Demiraj thotë se nuk mund t’i prishet punë firmës, pasi prozhektorët i duhen për të mbuluar aktivitetet e fushatës zgjedhore të partive të tjera.

“Merr vetëm një dhe vazhdo procedurën konform ligjit, jo të 12. Mesër kanë miting subjektet politike, do marrësh vetëm, bëj hetimin. Kush i ka ngarkuar ato, ktheji mbrapsht.  Kjo s’ka sens, o çuna si merren 12 drita të firmës që ka aktivitet për subjektin politik, me çfarë do e bëj aktivitetin nesër? Hetimi bëhet vetëm më 1 dhe dilet në konkluzion, ajo nuk është armë që ka qëlluar dhe duhen 12 armë”, thotë Demiraj.

“O shef ne kështu na kanë thënë”, – përgjigjet njëri nga policët.

“Kthejini urgjent mbrapa, vetëm një do merrni”, thotë Demiraj.

Për hetimin e ngjarjes është kërkuar edhe ndihma e autoriteteve gjermane për analizat e gjakut për të zbuluar se çfarë i shkaktoi problemet shëndetësore tek personat që morën pjesë në miting.

Next Post
Bregu kundër rrymës në PD: Koha për hapjen e negociatave me BE për anëtarësimin

Bregu sjell historinë e një vajze të diplomuar të papunë: Ky është realiteti, jo ai i mitingjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

October 8, 2026
Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

October 8, 2026
Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com