• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

by E B
08/07/2026 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Samitin e NATO-s të zhvilluar në Ankara, ku u konfirmua se takimi i ardhshëm i aleancës do të mbahet në Tiranë.

Në një intervistë të shkurtër për emisionin “World News”, në Klan News, ministri foli për rëndësinë e këtij organizimi për vendin, si dhe për sfidat që sjell rritja e shpenzimeve të mbrojtjes sipas objektivave të reja të aleancës.

Nufi, e cilëson vendimin për zhvillimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë si një përgjegjësi të madhe dhe një vlerësim për Shqipërinë. Ai thekson forcimin e unitetit të aleancës dhe angazhimin e vendit për përmbushjen e objektivave të NATO-s.

“Është përgjegjësi e jashtëzakonshme, është kënaqësi e jashtëzakonshme. Sot u zhvillua një samit tejet i rëndësishëm në Ankara. Fryma dhe uniteti i aleancës është më i madh se kurrë. Vendimmarrjet që lidhen jo vetëm me shpenzimet ushtarake, jo vetëm me angazhimin ushtarak të aleancës, por edhe me qëndrimet politike të aleancës janë shumë të forta. Fakti që Samiti i ardhshëm u konfirmua se do të zhvillohet në Tiranë, është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, por patjetër është edhe një vlerësim për stabilitetin e qeverisë në Tiranë, një vlerësim për punën dhe angazhimin e qeverisë shqiptare në përmbushjen e të gjitha objektivave që lidhen me anëtarësimin tonë në NATO”, u shpreh ai.

Shqipëria aktualisht përmbush objektivin prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shpenzimet e mbrojtjes, por pas vendimeve të fundit të NATO-s, vendet anëtare kanë marrë angazhimin për ta rritur këtë nivel deri në 5%.

Për një vend me përmasa si Shqipëria, ky është një objektiv sfidues që kërkon rritje të ndjeshme të investimeve në mbrojtje. Si do të përmbushet ky angazhim dhe sa e vështirë do të jetë për Shqipërinë të arrijë nivelin e ri të shpenzimeve të kërkuara nga aleanca?

“Ne kemi një rritje në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe shpenzimet e mbrojtjes. Edhe me aktin e fundit normativ, sot që flasim shpenzimet e mbrojtjes që lidhen me core defence, pra që lidhen me çështjet e mbrojtjes, janë 2.2% e PBB-së dhe janë edhe 0.4% që lidhen me defence-related shpenzime, pa llogaritur këtu edhe shpenzime të tjera që qeveria shqiptare ka te qendrat kibernetike apo te infrastruktura kritike. Pra, ne jemi shumë afër përmbushjes së asaj që quhet credible path, një shteg i besueshëm drejt arritjes së 5% të angazhimit të Samitit të Hagës, samitit të vjetshëm, i cili është një angazhim shumë i fortë politik dhe ushtarak, që nuk po e ndërmerr vetëm Shqipëria, po e ndërmarrin të gjitha vendet e NATO-s. Sot siguria botërore ka ndryshuar, nuk jemi më në kushtet e mëparshme dhe është e nevojshme jo vetëm që të kemi infrastrukturë ushtarake dhe të kemi kapacitete ushtarake të vendosura në Republikë, por të kemi një qëndrim të përgjithshëm sa më të fortë dhe sa më të përputhshëm me të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Është e vështirë. Patjetër që ka goxha angazhim, por besoj se do t’ia dalim. Kemi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Investimet që do të ndodhin te Mbrojtja tani e në vazhdim janë investime të jashtëzakonshme që lidhen me sigurinë kombëtare. Patjetër, tek ato bëjnë pjesë edhe shpenzime që janë të lidhura me mbrojtjen, siç janë infrastruktura kritike, infrastruktura e mbrojtjes, por jemi shpresëplotë që gjithçka do ta arrijmë”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes e vlerësoi zhvillimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë si një promovim dhe vlerësim për Shqipërinë, duke theksuar unitetin dhe forcën e aleancës në përballjen me sfidat e sigurisë globale.

“Është promovim për Shqipërinë. Është vlerësim për Shqipërinë. Ne kishim një samit të fundit në Tiranë, i cili ishte i jashtëzakonshëm. Besoj që Samiti i NATO-s do të jetë gjithashtu sukses. Patjetër që është vlerësim për Republikën e Shqipërisë. Besoj që nuk vendosen rastësisht samitet. Kishte një qëllim pse samiti u vendos në Ankara. Patjetër që ka një mesazh tjetër me samitin që do të zhvillohet në Tiranë. Aleanca është aty, është e fortë për të gjitha vendet, si për vendet e forta, si për vendet që janë më të vogla, por ama të gjithë së bashku, sot që flasim, është aleanca më e fortë ushtarake në botë dhe mesazhi që jepet është i qartë për të gjithë: që NATO është e unifikuar si kurrë më parë dhe po rrit të gjitha shpenzimet ushtarake, po rrit të gjitha angazhimet në botë për të shërbyer si faktor paqeje dhe stabiliteti për të gjitha konfliktet në botë”, u shpreh Nufi.

Next Post
Përfshihet nga zjarri një zonë me bimësi në Ulëz, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

Përfshihet nga zjarri një zonë me bimësi në Ulëz, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

August 24, 2026
Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com