• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministri i Jashtëm i Kinës përfundon turneun nordik, palët zotohen për thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit

by E B
08/07/2026 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi përfundoi të martën vizitat e tij në Danimarkë, Suedi, Finlandë dhe Norvegji, duke arritur konsensus me katër vendet nordike për të mbështetur partneritetet dypalëshe dhe për të forcuar bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë në tregti, ekonomi dhe fusha të tjera kyçe.

Wang, u takua me mbretin danez Frederik X, kryeministrin suedez Ulf Kristersson, presidentin finlandez Alexander Stubb dhe kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Store gjatë vizitës së tij gjashtëditore.

Kina dhe katër vendet nordike u zotuan gjithashtu të thellojnë bashkëpunimin e gjelbër dhe novacionin, të rrisin bashkëpunimin në qeverisjen globale dhe të zgjerojnë shkëmbimet njerëzore.

Palët përkatëse ranë dakord të pasurojnë më tej partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Danimarkë, të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme, të qëndrueshme e të vazhdueshme Kinë-Suedi, të thellojnë partneritetin bashkëpunues të tipit të ri të orientuar drejt së ardhmes Kinë-Finlandë dhe të eksplorojnë mënyra për të çuar përpara pozicionimin e partneritetit Kinë-Norvegji, për të realizuar zhvillimin e qëndrueshëm të partneritetit të përgjithshëm midis Kinës dhe rajonit nordik.

Ndërsa u zotuan të respektojnë dhe marrin parasysh interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të njëri-tjetrit e të trajtojnë siç duhet dallimet, katër vendet nordike ripohuan angazhimin e tyre të vendosur ndaj politikës së një Kine.

Ndërkohë, palët e vlerësuan pozitivisht krijimin e mekanizmit të konsultimit të tregtisë dhe investimeve Kinë-Bashkimi Evropian (BE), duke mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të Kinës dhe BE-së për t’u afruar me njëri-tjetrin, si edhe për të kërkuar zgjidhjet e duhura për dallimet ekonomike dhe tregtare të tyre

Si udhëheqës globalë, mbrojtës dhe praktikues të tranzicionit të gjelbër, Kina dhe katër vendet nordike kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si tranzicioni me karbon të ulët, ekonomia qarkulluese, transporti i gjelbër dhe biofarmaceutika, duke u zotuar të forcojnë dialogun mbi qeverisjen globale të inteligjencës artificiale dhe të eksplorojnë rregullat e përbashkëta të qeverisjes së saj.

Next Post
Vlorë/ Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, flakët rrezikojnë banesat

Vlorë/ Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, flakët rrezikojnë banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com