• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri hungarez nga Brukseli: Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer me 6 kapitujt!

by A R
17/12/2024 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë Peter Szijjarto deklaroi se ka ardhur momenti që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Teksa theksoi se procesi i zgjerimit ka qenë i ngadaltë, tha se Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer.

Sipas Szijjarto, në vetëm dy muaj është bërë më shumë se sa në 15 vite diskutime me unionin. Përpos punës së vazhdueshme të vendeve të rajonit në përmbushjen e detyrave, ia dha atributet presidencës hungareze në BE.

 

“Ju falenderoj shumë, unë do flas hungarisht në mënyrë që edhe ju të shijoni këtë gjuhë, që është e pamundur të kuptohet nga askush tjetër përveç hungarezëve. Është fundi i vitit, pas 6 muajsh përpjekjeje mund të them që kemi arritur të kemi hapjen e zonës Shengen për dy vende të tjera, në mënyrë që të përshpejtojmë përpjekjet tona për politikat e zgjerimit dhe aksesit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nën presidencën hungareze kemi arritur ta përshpejtojmë. I kuptojmë shumë mirë shqetësimet e rajonit. Kemi pritur për akses për gati 50 vite dhe kjo nuk është diçka e duhur, ne u detyrohemi njëfarë respekti këtyre vendeve dhe ky proces i ka pasur datat e shtyra në mënyrë konstante. Në 15 vite nuk kemi parë marrjen e masave apo hapa drejt zgjerimit. Prandaj ne duam që vendet e BP tashmë të jenë pjesë e BE-së. Në 6 muajt e fundit, ne kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të përshpejtuar procesin drejt zgjerimit. Që nga viti 2009 Shqipëria ka paraqitur kërkesën, në 2022-in filluan negociatat dhe themeli i negociatave filloi vetëm këtë vit, nën presidencën hungareze.

Dy grup-kapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Më shumë kanë ndodhur në 2 muaj se sa në 15 vite. Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer, për të 6-të kapitujt, si për marrëdhëniet me jashtë për sigurinë…Ndaj po e hapim këtë grup kapitull sot, në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara sepse është vend i NATO-s dhe pjesë e Këshillit të Sigurimit”, deklaroi ai.

Sot në Bruksel u mbajt Konferenca e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, një tjetër moment tejet i rëndësishëm që shënon një hap më shumë drejt anëtarësimit të vendit.

Next Post
VIDEO / “BE ka një zemër”, Rama: Ambicia jonë nuk është sekret! Duam që negociata të mbyllen në 2027

VIDEO / “BE ka një zemër”, Rama: Ambicia jonë nuk është sekret! Duam që negociata të mbyllen në 2027

Comments 1

  1. ccc says:
    1 year ago

    Faleminderit presidences hungareze, jane deshmuar miq te vertete!

    Reply

Leave a Reply to ccc Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In