• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

by E S
15/03/2026 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UEFA ka njoftuar se ‘Finalissima’ mes Spanjës dhe Argjentinës në futboll, nuk do të luhet. Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej më 27 mars në stadiumin ‘Lusail’ të Katarit, por për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme duhej gjetur një stadium i ri.

Federata Argjentinase e Futbollit nuk u dakordësua që ndeshja të zhvillohej në ‘Bernabeu’ të Madridit, pasi dëshironte një stadium neutral, ndërsa as pistat e Romës apo Milanos nuk u konkretizuan.

Në të tilla kushte UEFA njoftoi ‘me zhgënjim të madh’ këtë të dielë se ndeshja finale nuk mund të zhvillohej, duke e anuluar.

UEFA sqaron se propozimi i parë që ndeshja të zhvillohej në ‘Bernabeu’ me 50 përqind të kapacitetit të stadiumit u refuzua nga Argjentina. Mundësia e dytë ishte që ndeshja të luhej me sistemin vajtje-ardhje, më 27 mars në Madrid dhe ndeshja tjetër në Buenos Aires. Edhe kjo mundësi u hodh poshtë.

UEFA i kërkoi më pas Federatës Argjentinase të Futbollit që të gjente një stadium për më 27 mars, ose për datën alternative 31 mars, por as kjo nuk u mundësua. Në të tilla kushte UEFA njoftoi ‘me trishim’ se kjo finale u anulua.

‘Finalissima’ luhet mes kampionëve të Europës dhe atyre të Amerikës Latine, por këtë vit gjithçka është anuluar.

Next Post
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com