• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Gonxhja: Edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, rikthim i një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore

by A. Q
04/09/2026 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 14 vitesh mungesë, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar ka ngritur zyrtarisht siparin në Tiranë për edicionin e tij të 14-të, një ngjarje madhore kulturore që këtë vit sjell Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) si partner kryesor mediatik.

Nga data 3 deri më 12 shtator, ky organizim do ta kthejë kryeqytetin në qendrën e kinematografisë, ku rreth 220 filma të prodhuar nga viti 2012 e deri më sot do të shfaqen në katër hapësira të ndryshme: Universitetin e Arteve, Kinemanë Agimi, Piramidën e Tiranës dhe “Film Zone” në sheshin “Nënë Tereza”. Ceremonia e hapjes, e moderuar nga Pandi Laço dhe Marsela Çibiku, u zhvillua në sheshin e Universitetit të Arteve.

I pranishëm në ceremoni, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, vlerësoi punën e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK) dhe theksoi rëndësinë e thellimit të reformave në sektor. Ai njoftoi transformimin e Parkut të Artit në Kinostudio dhe strukturës së “Albafilm” me synim krijimin e Komisionit të Filmit Shqiptar (Albanian Film Commission). Gjithashtu, ai paralajmëroi tre nisma të reja ligjore që pritet të miratohen gjatë vjeshtës për të rritur mbështetjen financiare në art.

“Edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar shënon rikthimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të jetës sonë kulturore. Pas 13 vitesh mungesë, i rikthejmë kinemasë shqiptare skenën që meriton dhe publikut një traditë të çmuar, e cila ruan kujtesën tonë artistike dhe u hap rrugë zërave të rinj. Ky festival është një homazh për mjeshtrit që hodhën themelet e filmit shqiptar, por edhe një premtim për brezin e ri të kineastëve që po ndërton të ardhmen e tij. Nga 3 deri më 12 shtator, Tirana do të bëhet një hapësirë takimi mes brezave, kujtesës dhe krijimtarisë, sepse historitë tona meritojnë të tregohen, të shihen dhe të udhëtojnë përtej kufijve”, shkruan Gonxhja në rrjetin social.

Në këtë edicion, krijuesit do të vlerësohen përmes tre sistemeve: Jurisë Zyrtare, Akademisë së Filmit dhe votës së publikut. Çdo regjisor ka përzgjedhur vetëm një film për konkurrimin zyrtar, ndërsa Akademia dhe publiku do të vlerësojnë të gjitha veprat.

Artistët pjesëmarrës kanë mirëpritur rikthimin e kësaj platforme si një mundësi thelbësore për industrinë. Aktori Klodjan Hoxha, i cili garon me filmat “Internimi” dhe “Burri i Shtëpisë”, e konsideroi festivalin një test të rëndësishëm për kinemanë dhe artistët vendas. Regjisorja Ajola Daja, e cila prezanton filmin “Emili”, ftoi publikun të ndjekë shfaqjet, ndërsa regjisori i ri Renis Hyka merr pjesë në garë me dy filma të shkurtër. Të pranishëm në hapje ishin edhe përfaqësues ndërkombëtarë, si drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera, i cili shprehu dëshirën që ky rikthim të konsolidohet si një traditë e përhershme.

Nga data 4 deri më 11 shtator, hyrja për publikun në të gjitha hapësirat e festivalit do të jetë e lirë, teksa RTSH do të përcjellë çdo moment të rëndësishëm në ekran. Ngjarja do të përmbyllet me një natë gala më 12 shtator, ku do të kurorëzohen fituesit me 31 çmime të ndara për kategoritë e ndryshme kinematografike.

Next Post
Sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës merr nën akuzë 35 persona! Mes tyre edhe i tmerrshmi “Legija”

Sulmi ndaj familjes Jashari në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës merr nën akuzë 35 persona! Mes tyre edhe i tmerrshmi "Legija"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In