• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministri gjerman i Bujqësisë: Shqipëria të shmangë gabimet e BE në bujqësi

by Java News
15/11/2022 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir, tha në intervistë për DW, se Shqipëria duhet të zhvillojë bujqësinë duke shmangur gabimet e BE-së, si p.sh. përdorimi i tepruar i pesticideve.

DW: Cili ishte qëllimi i vizitës tuaj zyrtare, një ditore, në Shqipëri?

Cem Özdemir: Me aq sa di, kjo është vizita e parë në Shqipëri e një ministri gjerman të bujqësisë, gjë që duhej të kishte ndodhur më parë. Kemi marrdhënie shumë të mira me kolegët në Balkanin Perëndimor (BP). Qeveria gjermane dhe kancelari Scholz mbështesin qëllimin e vendeve të rajonit që hap pas hapi t’i afohen më shumë dhe t’i bashkohen Bashkimit Europian, (BE). Shqipëria po ecën vërtet përpara me hapa shumë kurajoze duke kryer reforma dhe modernizuar ekonominë e saj, bujqësinë, adaptuar marrëveshjen e gjelbër dhe strategjine e BE. Dhe në të njëjtën kohë edhe në politikën e jashtme: shikoni rolin që Shqipëria luajti gjatë Presidencës së saj të OSBE-së dhe tani në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Baskuara, ku ka mbajtur një qëndrim shumë të qartë për sanksionet ndaj Rusisë dhe ka dënuar agresionin e pajustifikua rus ndaj Ukrainës. Jemi shumë të lumtur që Shqipëria ka një pozicion shumë të qartë. Kemi shumë gjëra të përbashkëta: fërmerët, konsumatorët tanë për fat të keq po vuajnë për shkak të luftës të nisur nga Rusia, kemi inflacion dhe rritje të kostos së jetesës. Mendoj që është një mundësi e mirë të dëgjojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri

DW: Cilat janë sfidat e përbashkëta, për kapërcimin e të cilave Gjermania dhe Shqipëria mund të bashkëpunojnë?

Cem Özdemir: Të dyja vendet vuajtën nga kriza prej pandemisë corona, që pati një ndikim të thellë në ekonomitë tona dhe qytetarët tanë. Lufta e pajustifikuar e Rusisë ndaj Ukrainës, inflacioni i lartë, kriza ekonomike. Natyrisht kriza më e madhe e njerëzimit në këtë shekull është ajo e ndryshimeve klimatike, humbja e bio-diversitetit. Ne lypset të merremi me të gjitha këto kriza duke bashkëpunuar me njëri tjetrin. Nuk ka asnjë kuptim të shtyhet lufta kundër ndryshimeve klimatike. Mendoj që kjo nuk duhet bërë nesër apo pasnesëe, duhet bërë sot, tani. Kemi humbur kohë, duhet ta kishim bërë së bashku më herët. Jam shumë i lumtur që kemi të njëjtin mirëkuptim me Shqipërinë, gjë që e bën bashkëpunimin më të lehtë.

DW: Cilat mendoni se janë sektorët e bujqësisë ku Gjemana dhe Shqipëria mund të bashkëpunonë, tani që zhvilluat bisedime me homologen tuaj shqiptare, ministren e Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe vizituat agrobiznese në Krujë dhe Lezhë?

Cem Özdemir: Shqipëria po hedh hapa kurajozë dhe po ecën përpara. Shqipëria ka bërë progres, siguron prodhime bujqësore për tregun e saj dhe eksporton. Janë prodhime me cilësi që vlerësohen jashtë vendit. Jam thellësisht i bindur që hap pas hapi Shqipëria do t’i afrohet BE-së dhe do të ecë drejt anëtarësimit. Sikurse e dini, sektori i bujqësisë është shumë i rëndësishëm, është një nga parakushtet për t’iu bashkuar BE.

DW: Çfarë reformash dhe ndryshimesh duhet të duhet ndërmarrë Shqipëria në sektorin e bujqësisë që t’u afrohet standardeve të BE-së në këtë sektor të ekonomisë?

Cem Özdemir: Jo gjithçka në BE është e përkryer dhe jo gjithçka në Shqipëri është e gabuar. Natyrisht, që duhet vendi të adaptojë strategjitë për të cilat kemi rënë dakord në Bruksel. Por ndërkohë është gjithashtu e rëndësishme që Shqipëria të shmangë gabimet që janë bërë në BE si p.sh. përdorimi i tepruar i pesticideve apo të zbatojë politika të tilla që kemi pasur për një kohë të gjatë në Gjermani si prodhimi masiv me çmime të lira. Rezultatet janë të dukshme: shumë fermerë tani duhet të mos prodhojnë më në këtë mënyrë. Është një përvojë për të dyja palët që duhet marrë në konsideratë.

DW: Gjermania është ndër vendet që kryesojnë në nivel ndërkombëtar për përdorimin e mjeteve dhe teknologjive moderne në sektorin e bujqësisë, ku Shqipëria lë për të dëshiruar. A mendoni se Gjermania mund t’u ndihmojë fermerëve dhe zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri me teknikën dhe mjetet e saj moderme?

Cem Özdemir: Me siguri. Dy ministritë do të bashkëpunojnë. Gjatë vizitës dhe bisedimeve që pata në Tiranë u informova që Universiteti Bujqësor i Tiranës bashkëpunon me shumë universitete dhe qendra të Gjermanisë, si me atë në Shtutgart dhe ka shumë programe shkëmbimi mes dy vendeve. Ky është një investim shumë i rëndësishëm dhe me vlerë që justifikon paratë e taksapaguesve gjermanë. Dhe do ta vazhdojmë këtë, sepse vërtet është shumë e rëndësishme që brezi tjetër i atyre që punojnë në bujqësi të studiojë dhe ta marrë përsipër zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë. Duhet ta ndihmojmë këtë brez, ta inkurajojmë t’i japim mundësi të studiojë jashtë vendit. /DW

Next Post
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Pse kaq pak bashki me kandidatë për primaret e PD-së?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In