• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ministri alarmon për Kosovën dhe shton se në Siri e Irak janë 38 gra e 27 fëmijë shqiptarë

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka raportuar para Komisionit për Siguri, ku ka folur për gjendjen aktuale të sigurisë në vend.

Në disa fusha, siç është gjendja në komunikacion, sipas Hysenit, siguria nuk është ajo që do të dëshironim, përkundër masave që janë ndërmarr në kuadër të ministrisë. “Duhet të bëhen ndërrime rrënjësore në legjislacionin e fushës së komunikacionit”, theksoi ministri i Brendshëm.

Sa i përket krimit ordiner, Hyseni tha se kemi një trend në rënie, “ndonëse jemi larg një gjendjeje në të cilën do të ishim të kënaqur”.

“Për sa i përket krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka pasur një numër të madh të aksioneve si në fushën e narkotikëve dhe të pastrimit të parave. Një parakusht thelbësor për të arritur sigurinë e plotë është kompletimi i fushës së legjislacionit”, theksoi Hyseni, raporton Koha.net.

Duke folur për ekstremizmin dhe radikalizmin, ministri Hyseni tha se në këtë rrafsh, Kosova ka shënuar progres të ndjeshëm dhe sot kemi një situatë që flet për një gjendje që është nën kontroll për aq sa është e mundur.

“Është e vështirë të dihet se ku, si dhe kur do të godasin terroristët. Rastet e fundit flasin për këtë. Edukimi, fushatat sensibilizuese, toleranca fetare në mënyrë që për aq sa është ë mundur të mbrohen njerëzit nga radikalizmi”, ka thënë Hyseni.

“Deri sot, sipas shënimeve tona janë 314 persona që kanë marr pjesë në luftë në Siri dhe Irak. Policia ka arritur që të ndaloje 40 të tillë para se të arrinin në pikat e krizës. Sot sipas shënimeve tona në Siri dhe Irak janë 70 luftëtarë, 30 femra 27 fëmijë.

57 shtetas të Kosovës janë shpallur të vdekur, ndonëse ne nuk mund t’i cilësojmë të vrarë. Mosha e pjesëmarrësve nga Kosova në këto luftëra janë nga 18 deri 27 vjeç. Në periudhat e vonshme, kjo dukuri flet për një moshë edhe më të re”, ka saktësuar ministri i Brendshëm, Skender Hyseni.

Nga viti 2013, ministri Hyseni tha se janë iniciuar hetime ndaj 199 personave dhe ndaj po kaq njerëzve janë ngritur kallëzime penale, të arrestuar janë 192 persona dhe 34 të tjerë të dënuar.

Sipas ministrit, artikulli i New York Times, ka qenë politikë redaktoriale që të arrihet një qëllim tjetër përmes tij, por tha se Kosova s’ka asgjë për të fshehur në këtë drejtim. (b.an)

Next Post

Një këngë labçe për Reformën dhe SHBA (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

“Millosheviçi mendje gjenocidale”, Clark: Thaçi patriot, u kthye në Kosovë në kohë krize

October 1, 2026
Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

Aksident me një të vrarë në Fushë-Krujë: Ambulanca me të plagosurin përfshihet në përplasje të dytë

October 1, 2026

Pas shpërndarjes së videove intime, kultura e linçimit dhe e urrejtjes që na mësoi politika

October 1, 2026
SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

October 1, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Pse u tërbuan Berisha dhe ‘aksionerët’ e revolucionit me BE e SHBA?!

October 1, 2026
Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin

Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin

October 1, 2026
Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

October 1, 2026
Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com