• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Milot-Fier/ Balluku-opozitës: Në 12 vite nuk bëtë ç’bëri Gjiknuri në 14 muaj, kur të mbarojë do thoni e paskan qarë…

by Java News
09/07/2020 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka kthyer përgjigje opozitës, për akuzat për projektin rrugës Milot-Fier. Referuar 4 pyetjeve të bëra publike nga Partia Demokratike, sepse nuk u bë transparenca në Agjencinë e Prokurorimeve Publike, Balluku tha se kërkoi mendimin e ekspertëve qeveritarë për të cilët tha se janë “Hill International, Dellotite”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

“ Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para. E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të hedhur zift. U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë? Kjo rrugë kushton 1 miliard e 118 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët. Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje. Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithcka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim?“, tha Balluku.

Po ashtu ajo thotë se qeveria nuk do të hedhë asnjë lekë nga buxheti i shtetit pasi nuk e ndërtonte dot, dhe do të përzgjidhet me garë ndërkombëtare investitori që ka koston më të ulët të ndërtimit.

Ajo po ashtu shton se kur përfaqësuesit e opozitës të kalojnë në atë rrugë, do të thonë ‘’ e paskan qarë’’, siç thonë për Bypassin e Fierit. Gjthashtu ajo ripërsëriti se aksi Milot- Fier do të ketë dy mundësi, me dhe pa pagesë.

Duke pohuar se edhe opozitarët që vjellin vrer sot do të kalojnë në atë rrugë, e “Do thonë e paskan qarë”, ministrja akuzoi opozitën, që sipas saj, e kishte 12 vite ministrinë e transporteve pa bërë asgjë.

“Ne e morëm në shtator të 2017, ju e kishit 12 vite, deri në 2012 të gjithë ju së bashku, ju me këtë në 12 vite nuk keni arritur të bëni atë që ka bërë Gjiknuri në 14 muaj dhe unë në 18 muaj, po pres të më tregoni ekspertët, unë ua tregova ekspertet e mi, kush e mori vendimin që rruga duhet të bëhet me koncesion, unë besoj qeveria shqiptare që është zgjedhur me votë për të qeverisur”, tha Balluku.

g.kosovari

Next Post
Murrizi: Bërtisni për një prokuror, ndërsa për atë që iu nxori kasetat heshtët kur e kapërceu Vettingun

Murrizi sulmon Bashën: Ke një vit që nuk proteston, ta blejnë heshtjen me tenderat e rindërtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In