• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta vijon me citate dhe sulmon policinë: Të korruptuar! Populli s’mund të tërhiqet më zvarrë nga një çetë banditësh

by Java News
12/02/2021 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet këtë të premte, teksa flet për “një çetë banditësh, oligarkësh dhe policësh të korruptuar”, të cilët sipas kreut të shtetit, nuk mund të tërheqin më zvarrë popullin shqiptar.

“Populli nuk mund tërhiqet më zvarrë nga një çetë banditësh, oligarkësh dhe policësh të korruptuar!”, shkruan Meta në rrjetin social “Facebook”.

Deklarata e kreut të shtetit vjen një ditë pasi reagoi për gjobën e vendosur ndaj Shoqatës “Durrësi autokton”, ku në aktivitetin e organizuar prej saj kishte qenë i pranishëm edhe vetë Meta.

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka konsideruar tërësisht politike dhe veprim skandaloz e të papranueshëm, gjobitjen me 5 milionë lekë të inxhinierin në pension Abdulla Deliallisi për shkelje të masave anti-COVID.

Sipas kreut të shtetit, nëpërmjet një njoftimi për mediat, kjo është një gjobë e pastër politike ndaj inxhinierit, pasi sipas tij, në aktivitetin ku ai ka qenë i pranishëm, të gjithë të ftuarit kanë qenë duke respektuar masat e nevojshme.

“Me një gjobë arbitrare dhe tërësisht politike, 5 milionë lekë, qeveria ka ndëshkuar pa të drejtë inxhinierin e shquar në pension, z. Abdulla Deliallisi, kryetar i Shoqatës “Durrësi Autokton”, për gjoja shkeljen e masave anti-COVID, në ceremoninë e organizuar pasditen e djeshme në Pallatin e Kulturës së Durrësit, me rastin e vlerësimit nga Presidenti i Republikës me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” të arkeologut të mirënjohur, profesor Vangjel Toçi (pas vdekjes)”, tha Meta ditën e enjte.

g.kosovari

Next Post
Programi për bujqësinë, Basha: Subvencione 100 milionë euro në vit për fermerët

Programi për bujqësinë, Basha: Subvencione 100 milionë euro në vit për fermerët

Comments 1

  1. Timi says:
    5 years ago

    Sa keq, sa shëmtuar! Z. Meta, vazhdon të mos kontrollojë fjalët që nxjerë nga goja, në pozicjonin që është, nga një urrejtje patollogjike që i është çfaqur, ndaj zhvillineve të Demokracisë dhe forcimit të Shtetit ligjor, në Vëndin tonë, sidomos ristrukturimit të Drejtësisë, që do të nxjerri padrejtësitë, grabitjet e krimet që janë bërë, nga disa exponentë të Politikës…!
    Koha dhe Drejtësia e Popullit,i sqaron dhe “ndodhitë” dhe historitë e përfolura!

    Reply

Leave a Reply to Timi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kontrollohet nga një subjekt i vetëm”/ Balla kundërshton Shehajn: Gënjen për tregun e karburanteve

“Kontrollohet nga një subjekt i vetëm”/ Balla kundërshton Shehajn: Gënjen për tregun e karburanteve

April 16, 2026
Goditet mafia e kokainës, dy shqiptarë dhe një italian në pranga

Grabitet një bankë në Itali, autorët e armatosur mbajnë peng 25 persona, i lirojnë pas mbërritjes së forcave të rendit

April 16, 2026
Nga granatat te municionet/ Gjendet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës, Zveçla: Përpjekje për veprimtari të kundërligjshme

Nga granatat te municionet/ Gjendet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës, Zveçla: Përpjekje për veprimtari të kundërligjshme

April 16, 2026
VIDEO/ Braçe ‘përplaset’ me Shehajn në Kuvend: Hajdut i vogël, je i vogël në gjithçka!

VIDEO/ Braçe ‘përplaset’ me Shehajn në Kuvend: Hajdut i vogël, je i vogël në gjithçka!

April 16, 2026
Evropa përballet me rrezik mungese karburanti për avionë?

Evropa përballet me rrezik mungese karburanti për avionë?

April 16, 2026
Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

April 16, 2026
Karakaçi: Porto Romano projekt gjeostrategjik. OSHEE ka investuar 32 milionë euro në 4 qarqe të veriut

Karakaçi: Porto Romano projekt gjeostrategjik. OSHEE ka investuar 32 milionë euro në 4 qarqe të veriut

April 16, 2026
Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

April 16, 2026
Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

April 16, 2026
Irani propozon kalimin e anijeve nëpërmjet anës së Omanit në Ngushticën e Hormuzit

Irani propozon kalimin e anijeve nëpërmjet anës së Omanit në Ngushticën e Hormuzit

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In