• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Karakaçi: Porto Romano projekt gjeostrategjik. OSHEE ka investuar 32 milionë euro në 4 qarqe të veriut

by E B
16/04/2026 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë ka shqyrtuar sot marrëveshjen për ratifikimin e financimit të projekteve që synojnë përmirësimin e rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike në veri të vendit, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për modernizimin e sektorit energjetik dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Është kënaqësi sot për mua të vij të paraqes këtë marrëveshje shumë të rëndësishme që ka të bëjë me përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në veri të Shqipërisë,” – u shpreh Karakaçi.

Ministri theksoi se objektivat kryesore të marrëveshjes janë rritja e sigurisë teknike të rrjetit, garantimi i furnizimit të qëndrueshëm, përballimi i kërkesës në rritje për zonat urbane, përmirësimi i treguesve të performancës dhe ulja e humbjeve teknike.

“Objektivat kryesore që përmban kjo marrëveshje janë rritja e sigurisë teknike të rrjetit, garantimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike, përballimi i kërkesës në rritje për zonat me zhvillim urban, përmirësimi i treguesve të performancës, si dhe ulja e humbjeve teknike në rrjet,” – tha ai.

Në kuadër të marrëveshjes parashikohet ndërtimi i nënstacioneve të reja në Shëngjin dhe Fushë-Krujë, rindërtimi i nënstacionit Shkodra 2, si dhe instalimi i sistemeve moderne të telekontrollit. Karakaçi kujtoi se vetëm gjatë viteve 2023–2026, OSHEE ka investuar rreth 32 milionë euro në qarqet veriore Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër.

“Janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 2 nënstacione dhe disa linja 35kV, kemi shtruar mbi 600 km linjë të tensionit të mesëm dhe të ulët. Janë riparuar me dhjetëra kabina ku përfitues janë mbi 200 mijë banorë dhe biznese të shumta të këtyre qarqeve,” – deklaroi ministri.

Ai u ndal veçanërisht te qarku i Shkodrës, duke përmendur ndërtimin e nënstacionit të Velipojës dhe zgjerimin e rrjetit në zonat turistike, si dhe projektin e lidhjes energjetike Bogë–Theth, që për herë të parë do t’i japë Thethit furnizim të qëndrueshëm me energji.

“Për herë të parë është e parashikuar në planin e investimeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes lidhja Bogë–Theth, për t’i dhënë edhe Thethit lidhjen energjetike me të gjithë sistemin energjetik të vendit,” – theksoi Karakaçi.

Në Lezhë është përfunduar ndërtimi i nënstacionit dhe fiderat që sigurojnë furnizimin e Shëngjinit, ndërsa në Dibër dhe Kukës janë realizuar investime në rrjetin e tensionit të mesëm e të ulët, përfshirë vendosjen e kabllove moderne në zonat turistike si Valbona.

Ministri Karakaçi theksoi se falë këtyre investimeve, pritet që deri në vitin 2026 humbjet teknike të ulen në nivelin 16%, ndërsa arkëtimet të arrijnë 100%, duke e vendosur sistemin energjetik në një gjendje të shëndoshë financiare.

“Sot ne parashikojmë që vitin 2026 ta mbyllim me nivel humbjesh rreth 16%, që është një nivel krejtësisht i paimagjinueshëm me nivelet e humbjeve ku kemi qenë, si dhe me nivel arkëtimi 100%,” – u shpreh ai.

Karakaçi u bëri thirrje deputetëve që të miratojnë marrëveshjen, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për sigurinë energjetike të veriut dhe për përmbushjen e standardeve europiane në sektorin elektroenergjetik të vendit.

“Si e tillë ju propozoj që ta miratoni këtë marrëveshje, pasi ka një element shumë të rëndësishëm, sidomos për zonën e veriut që ka patur problematika më të gjera,” – përfundoi ministri.

Next Post
Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In