• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta sulmon Ramën nga TV grek: Ka marrëdhënie të vështira me Greqinë dhe fqinjët

by Java News
16/06/2017 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Për fat të keq z. Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë”.

Kështu është shprehur Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta në një intervistë për televizionin grek “STAR”.

Meta shprehet se ka qenë e pamundur, që Rama të tregonte vetëpërmbajtje në sjelljen e tij si kryeministër.

“Ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmbajtje, tolerancë në sjelljen e tij si kryeministër brenda vendit.

Unë jam sforcuar shumë për të shmangur konfrontime, të cilat mund të kishin sjellë një situatë tepër të rëndë në Shqipëri, siç ishte në radhë të parë dëshira e tij për të miratuar një reformë në drejtësi, duke përjashtuar opozitën nga një reformë kaq historike që do të kishte sjellë një konflikt tepër të rëndë” deklaroi ai.

Meta vijon më tej intervistën duke thënë se marrëdhënia me Greqinë është jetike për Shqipërinë.

Intervista e plotë e Metës
Meta, jemi në ditët e fundit të fushatës elektorale, dhe dua të më thoni përse mendoni se Lëvizja Socialiste për Integrim do dalë e para në zgjedhjet e 25 qershorit?
Unë besoj se LSI do të jetë forcë e parë në këto zgjedhje për arsye se të dy forcat e tjera tradicionale të politikës shqiptare i kanë humbur shanset për të sjellë atë besim që ka nevojë vendi për të dalë nga ky stanjacion.
Dhe ajo që është më e rëndësishmja, forca që ne përfaqësojmë ka mbështetjen e gjerë dhe të jashtëzakonshme të gjithë të rinjve të Shqipërisë dhe njihet tashmë si forca e të rinjve, si partia e rinisë, gjë që reflektohet në gjithë lidershipin dhe në listat e kandidatëve për deputetë të kësaj force.
Kjo është shumë e rëndësishme për një vend si Shqipëria ku pakënaqësia ndaj klasës politike është aq e madhe saqë është një ndër vendet ku të rinjtë dëshirojnë të largohen më së shumti.
Duke u dhënë këtë hapësirë të rinjve, duke u dhënë këtë forcë, duke u dhënë këtë protagonizëm ne në këtë mënyrë kemi arritur të mobilizojmë shumicën e rinisë së Shqipërisë në këtë ndërmarrje historike për të rikonfiguruar të gjithë skemën politike në vend. Po kështu, dy forcat e tjera e kanë lodhur shumë vendin me konfliktin e tyre tepër egoist dhe personal, destruktiv dhe nuk sjellin asnjë shpresë për stabilitet, për qëndrueshmëri dhe për normalitet.

Shohim që marrëdhënia juaj me z. Edi Rama në këto momente është në një pozicion të vështirë. Si është e mundur që ka ndodhur kjo kur ju jeni bashkë në qeveri, jeni bashkëqeverisës?
Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq z. Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë.
Së dyti, ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmbajtje, tolerancë në sjelljen e tij si kryeministër brenda vendit. Unë jam sforcuar shumë për të shmangur konfrontime, të cilat mund të kishin sjellë një situatë tepër të rëndë në Shqipëri, siç ishte në radhë të parë dëshira e tij për të miratuar një reformë në drejtësi, duke përjashtuar opozitën nga një reformë kaq historike që do të kishte sjellë një konflikt tepër të rëndë.
Dhe së dyti, rasti i fundit dëshira e tij për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën, gjë që do të ishte diçka e tmerrshme për një vend demokratik si Shqipëria, me 27 vjet pluralizëm, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Dhe natyrisht qëndrimi im ka qenë parimor dhe në interes të stabilitetit të vendit dhe nuk është përgjegjësia ime që dikush nuk i menaxhon shanset që i jepen dhe mbështetja që i jepet. Dhe në fakt dy njerëzit që unë kam mbështetur më shumë në jetën politike në Shqipëri janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Kush është pozicioni juaj karshi Greqisë dhe marrëdhënieve greko-shqiptare?
Për mua si politikan, por edhe për forcën politike që unë kam themeluar dhe drejtuar ka vetëm tre tabu: stabiliteti i Shqipërisë, marrëdhëniet e ngushta me fqinjët dhe stabiliteti i rajonit, dhe e treta, integrimi evropian. Dhe të tre këto tabu janë të lidhura fort me njëra tjetrën dhe me stabilitetin dhe prosperitetin e Shqipërisë.
Unë e kam provuar këtë gjatë gjithë jetës sime si politikan edhe në marrëdhëniet me Greqinë ku kam qenë gjithnjë një partner tepër i qëndrueshëm dhe bashkëpunues. Marrëdhëniet me Greqinë janë tepër jetike për Shqipërinë, por edhe me gjithë vendet e tjerat të rajonit përfshi edhe Serbinë, marrëdhëniet e mia me ish-kryeministrin Gjingjiç, kur kemi qenë të dy kryeministra në vitin 2000, kanë hapur një faqe të re, pavarësisht se ajo u ndërpre për shkak të vdekjes së tij dhe në gjithë aktivitetin tim unë gjithmonë kam punuar që Shqipëria të jetë një faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon sepse kjo është jetikë për të gjithë ne.
Në këtë botë të globalizuar nuk konkurrohet më midis vendeve fqinje me njëra-tjetrën, por midis rajoneve të ndryshme të botës. Kështu që ne jemi një rajon shumë i vogël, për të mos bashkëpunuar ngushtë në mënyrë që të jemi më të qëndrueshëm dhe më tërheqës edhe për investimet e huaja, por dhe për gjithçka tjetër qoftë dhe turizmin meqenëse jemi në një sezon të tillë.
Marrëdhëniet me Greqinë pastaj janë diçka krejt tjetër, nuk janë thjesht marrëdhënie si me të gjithë fqinjët e tjerë, janë marrëdhënie tepër jetike sepse janë marrëdhënie tashmë dhe njerëzore.
Ne kemi me mijëra familje të përbashkëta greko-shqiptare të krijuara në këto 27 vjet, ku fëmijët një motër mund të deklarohet greke, vëllai mund të deklarohet shqiptar. Është një lidhje kaq e fortë dhe kaq e fuqishme njerëzore sa çdo tentativë për të instrumentalizuar këto marrëdhënie në kurriz të miqësisë, të bashkëpunimit është jo vetëm diletante, por edhe asgjësuese për çdo politikan.

a.ç

Next Post
Kosovarët e Zvicrës cinikë: Nuk do mbetemi përjetësisht ent social për Kosovën

Kosovarët e Zvicrës cinikë: Nuk do mbetemi përjetësisht ent social për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

October 30, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, sa do të paguajnë shoferët nga sot?

October 30, 2026
Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

October 30, 2026
Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

October 30, 2026
Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

October 30, 2026
Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

October 30, 2026
Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

October 30, 2026
Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

October 30, 2026
Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In