• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Sufllaqe nga qielli nuk bien më. PL do rrëzojë Rilindjen, drejtohet nga Xhixho. Iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!

by Java News
23/04/2024 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të re organizimi e cila do të shpaloset më 27 prill.

Meta u shpreh se slogani i kësaj lëvizje do të jetë nga tani e tutje “Për ty Atdhe”, ndërsa shtoi se do të garojë për postin e presidentit në PL, si kandidati më i duhur.

“Lekët e nënë Selvisë, të xhaxhait nga Sovjani dhe të gjithë qytetarëve,  nuk do t’i marrë më as Rama as djali i atij miliarderit që vjen çdo ditë në Shqipëri. Le të shkojë në Greqi, e djegin grekët e përvëlojnë. Ndaj nisim për ty Atdhe, për Atdheun bëjmë çdo sakrificë. Do t’ia nxjerrim jashtë loje televizionet këtij tarallakut.

Ne do t’ja kthejmë lekët popullit shqiptar. Jemi krenar që i shërbejmë popullit tonë, familjes, ndaj si kurrë më parë Shqipëria i ka sytë tek kjo konventë. Çdo anëtar dhe simpatizant do e ndjekë, s’do ketë zhvillim pa prezencën e medias. Ka një kandidat më të mirë dhe më të rri se Meta le të vijë.

Sufllaqe nga qielli nuk bien më. Liderët formohen në opozitë, jo në qeveri, përmes sakrificës. Të jesh në opozitë është mision, sakrificë, vetëm liderët e kuptojnë këtë”, tha Meta.

Po ashtu, ish-presidenti deklaroi se PL do të kthehet në forcë politike që do të rrëzojë nga pushteti Rilindje.

“Rilindja do ta marri të shtyrën më 27 prill. Forca drejt konventës, kudo e ndjej që Shqipëria po lëviz, minjtë po dridhen. Përballë tyre do të jetë një shumicë dërmuese. Iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët, tani drejtohet nga njerëz me karakter dhe të paepur si nënë Selvija. Drejtohet nga Erisa Xhixho, nga njerëz me vlera të larta morale, nga njerëz me zemër dhe jo nga ata me stomak”, tha Meta./m.j

Next Post
Ngjela: Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara. SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin

Ngjela: Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara. SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ti monstra e cepanit Lulushit ti hane Ka… ti je hajdut je vrases,ty te urrejne mbare shqiptaret.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In