• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta sqaron letrën: Gjykata Kushtetuese është vijë e kuqe flakë, KE-së i shkruajta që ta ndihmoja

by A R
06/03/2020 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta i përgjigjet kryeministrit Edi Rama lidhur me letrën që i ka dërguar një ditë më parë Komisionerit për Zgjerim.

“Ju bëj edhe njëherë të qartë letrën, për të ndihmuar KE për të qenë më i vëmendshëm me një çështje kaq kritike, siç është integriteti i Gjykatës Kushtetuese.
Në formulimin e bërë krijohej përshtypja sikur problemi ishte bërë nga interpretimi i Presidentit.

I dashur z.komisioner, zyra juaj lëshoi dje një paketë të zgjeruar, e mirëpres përkushtimin dhe përpjekjet në mbështetje të integrimit të vendit tim.

Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare të mbështesim çeljen e negociatave”, tha Meta.

I pyetur për 15 marsin si afat i ultimatumit të tij, Meta nuk u përgjigj nëse do dalë sërish me mbështetvsit në shesh por u shpreh se “Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe flakë që na ndan”…

I nderuar Komisioner

Zyra juaj lëshoi dje një përditësim në gjetjet kryesore të paketës së zgjerimit 2019 për Shqipërinë. Mirëpres përkushtimin dhe përpjekjet tuaja për të mbështetur procesin e integrimit të vendit tim në BE, që pret çeljen e negociatave.

Mbeten shpresë plotë që vendet anëtare do të mbështesin rekomandimin tuaj për të hapur negociata gjatë këtij muaji, duke marrë parasysh edhe metodologjie më rigoroze që siguron një proces më të prekshëm dhe të qëndrueshëm reformave të nevojshme.

…..

Kjo është pikërisht asaj që i ka qëndruar Presidenti. Kjo është pikërisht ajo që rekomandoi Komisioni i Venecias për reformën në drejtësi të miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti shqiptar në vitin 2016. Por oreksi politik i mazhorancës socialiste kërkon të prishë një ekuilibër të tillë, në mënyrë që të marrë kontrollin politik të Gjykatës.

Për më tepër, unë kam botuar të gjitha dokumentet zyrtare që dëshmojnë çdo shkelje kushtetuese dhe ligjore të kryer nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, Ministri i Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, dhe kam bërë kërkesë të padive penale kundër të gjithëve të përfshirë në këtë skemë në Prokurorinë Speciale, SPAK. Gjatë gjithë kësaj kohe unë kam qenë plotësisht transparent dhe kam njoftuar zyrën e Delegacionit të BE-së dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së mbi  çdo hap të këtij procesi.

Kam qenë plotësisht bashkëpunues me Komisionin e Venecias, i cili është investuar për të shqyrtuar tërësinë e procedurës së emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo vetëm në një gjykatës, siç përmendet në raportin tuaj.

Për të komplikuar gjërat më tej, duhet të dini që kjo mazhorancë miratoi një ligj antikushtetues në Parlament, duke e ndryshuar procedurën e betimit e gjyqtarëve të Kushtetueses në zyrën e Presidentit të Republikës, sic parashikohet në nenin 129 të Kushtetutës. Më lejoni të theksojë se ky ligj u miratua ditën kur mbërriti Komisioni i Venecias në Tiranë, pavarësisht mendimit të tyre që do të jepnin edhe për këtë çështje. Unë e kam ekzaminuar zyrtarisht këtë ras, dhe kam denoncuar me  dokumente zyrtare se si Parlamenti mashtron për mbështetje të pretenduar në emër të institucioneve të tjera publike dhe OJQ-ve. Këta të fundit jo vetëm që kanë mohuar mbështetjen e këtij ligji, por edhe e kanë kundërshtuar.

Shumica ka spekuluar publikisht se gëzon mbështetjen e plotë të BE-së kur miraton një numër masash legjislative anti-kushtetuese, përfshirë këtu këtë ligj. Unë kam kërkuar një qëndrim zyrtar për këtë çështje, duke pasur parasysh heshtje të përhershme kundër akuzave të tilla. Më lejoni të theksoj gjithashtu, se i vetmi aktor që nuk është përgjigjur, në mënyrë të pashpjegueshme, për një numër kërkesash zyrtare nga Presidenti, është zyra e EURALIUS V, e cila ka për detyrë  të ndihmojë të gjitha autoritetet zyrtare në çështjet ligjore që lidhen me reformat e BE-së !!!!!

Ndërsa Komisioni Evropian do të bëjë gjithnjë përpjekjet e tij më të mira për të pasur një bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me çdo qeveri shqiptare, unë besoj se Komisioni Evropian gjithashtu duhet të ketë qëllim të tiji interesat më të mirë të popullit shqiptar në zemër.

Çdo mbështetje për gërryerjen e mëtejshme të demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin tim vetëm do të përshkallëzojë krizën aktuale dhe do të nxiste shpopullimin e Shqipërisë.

Unë do të qëndroj me vendosmëri për të mbrojtur integritetin e plotë të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, si e vetmja shpresë për kontrollin dhe balancimin e qeverisë, veçanërisht përballë situatës aktuale politike dramatike në Shqipëri. Duke ju siguruar vlerësimin më të lartë të sinqertë, unë mezi pres të takohem me ju, i dashur Komisioner, në një moment të përshtatshëm, siç ramë dakord gjatë takimit tonë në Tiranë.

Next Post
“E bëra për të menaxhuar ankthet”, Bill Clinton rrëfehet për aferën me Monica Lewinsky

“E bëra për të menaxhuar ankthet”, Bill Clinton rrëfehet për aferën me Monica Lewinsky

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

October 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Revolucioni që fsheh “heronjtë” e vet

October 23, 2026
Turqia kundër sulmeve të reja ndaj Iranit, samiti diplomatik në Stamboll bën thirrje për dialog

Turqia kundër sulmeve të reja ndaj Iranit, samiti diplomatik në Stamboll bën thirrje për dialog

October 23, 2026
Arti kosovar në zi, shuhet në moshë të re artistja Rinesa Qeriqi! Mesazhi prekës i familjes: Mëngjesi i sotëm erdhi pa ty…

Arti kosovar në zi, shuhet në moshë të re artistja Rinesa Qeriqi! Mesazhi prekës i familjes: Mëngjesi i sotëm erdhi pa ty…

October 23, 2026
Zbulohet manuali i Antifa-s që dogji Tiranën

Zbulohet manuali i Antifa-s që dogji Tiranën

October 23, 2026
Trump zbulon bisedën me Burnham: Hapja e naftës në Detin e Veriut do ta bëjë Britaninë shumë të pasur

Trump zbulon bisedën me Burnham: Hapja e naftës në Detin e Veriut do ta bëjë Britaninë shumë të pasur

October 23, 2026
Tensione dhe trazira në Serbi! Rrëmbime, përgjime dhe rrahje nën hijen e zgjedhjeve!

Tensione dhe trazira në Serbi! Rrëmbime, përgjime dhe rrahje nën hijen e zgjedhjeve!

October 23, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

October 23, 2026
Trazirat në Francë/ Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Paris, dyshohet për akt terrorist!

Trazirat në Francë/ Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Paris, dyshohet për akt terrorist!

October 23, 2026
Deputeti i dalë nga Vetëvendosja: Radoiçiç, biznes ilegal me vlerë 800 milionë euro në Kosovë

“Protesta instrument demokratik, por jo dhuna”- Ish-zv/kryeministri i Kosovës: Shqipëria të mos kthehet në ‘poligon’ të ambicieve të huaja, nëse cenohet…

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In