• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revolucioni që fsheh “heronjtë” e vet

by Mero Baze
23/10/2026 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Publikimi nga kryeministri Edi Rama i emrave të autorëve të dhunës në Tiranë, të cilët veprojnë në emër të studentëve, ka ngjallur një reagim të ashpër nga mbështetësit e protestës. Ata po përpiqen të relativizojnë ose të përgënjeshtrojnë identitetet e bëra publike.

Rreth 90 për qind e tyre nuk janë fare studentë, por personazhe të njohura të dhunës në qytet dhe me histori politike pas tyre. Në shumicë janë njerëz të Sali Berishës, të përdorur dhe të stërvitur më parë në protesta të dhunshme. Të tjerë janë rekrutuar nga partitë e reja, po për dhunë.

Tërbimi pse atyre po u zbulohet identiteti është i pakuptimtë, si për kauzën e një revolucioni që kërkon t’i fshehë heronjtë e vet, ashtu edhe për qytetin, që nuk e do dhunën dhe ka të drejtë t’i njohë dhunuesit.

Nga njëra anë, nëse ky është një revolucion që do të na çlirojë nga Edi Rama, vetë revolucioni duhet t’i shpallë heronjtë e vet dhe të krenohet me ta. Ata çfarë kishin më të keqe për të bërë, tashmë e kanë bërë.

Kanë djegur ndërtesa shtetërore, kanë shkatërruar biznese private, kanë thyer 37 filiale bankash, kanë djegur dhe vjedhur dhjetëra dyqane, kanë shkatërruar semaforët në kryqëzimet kryesore të Tiranës dhe nuk kanë lënë kazan plehrash pa djegur në perimetrin e protestës.

Gjithë ky bilanc lufte ka nevojë për heronjtë e vet. Është pa kuptim që, nëse revolucioni fiton, meritat e këtyre si banditë t’i marrin të tjerët. Duhet patjetër që këta të shpërblehen për atë që kanë bërë. Maskat mund të shërbejnë për të ngatërruar studentët me bandat e Berishës, por revolucioni duhet t’i njohë bijtë e vet. Qoftë edhe për t’i ngrënë në fund, siç ndodh zakonisht.

Nga ana tjetër, qyteti duhet të dijë se kush po e djeg. Në emër të kapuçëve të zinj që po shkatërrojnë Tiranën nuk mund të inkriminohen studentët që janë në auditore apo adoleshentët që nuk dinë çfarë bëjnë. Këto maska e kanë ditur se çfarë kanë bërë. Dhe Tirana duhet ta dijë se kush e dogji dhe kush po përpiqet ta frikësojë.

Dhuna online e mbështetësve të tyre është mijëra herë më e madhe se dhuna në rrugët e Tiranës dhe shkatërrimi i qytetit. Xhihadistët e këtij revolucioni dhunojnë çdo person online që shfaqet kundër tyre dhe frikësojnë çdo zë publik që nuk është dakord me ta.

Koha do të kalojë, Tirana do të ringjallet dhe do të bëhet më e mirë se ç’është sot. Por ajo ka nevojë të ruajë në kujtesën e saj se kush ishin barbarët që e dogjën.

Ajo e di kush e ka djegur më 1944, kush e ka shëmtuar më 1990, kush e ka djegur më 1997 dhe 1998 dhe, natyrisht, duhet ta mësojë edhe kush po e djeg më 2026.

Fotografitë dhe emrat e tyre nuk ka perëndi që i mbron nga kujtesa historike e Tiranës.

Këta që kërcënojnë çdo ditë policët, këta që u thonë “ju kemi bërë fotografi dhe do t’ju gjejmë shtëpitë”, këta që u thonë “hiqni kapelet t’ju shohim fytyrat”, nuk e di përse papritur u bënë kaq të ndjeshëm për heronjtë e tyre, me të cilët normalisht duhet të krenohen. Tani protestojnë ndaj Edi Ramës pse ua nxori surratin në publik.

Ata nuk janë ilegalë, por prijës të një revolucioni që ka si metodë dhunën dhe shkatërrimin e qytetit për ta nënshtruar.

Dhjetëra dyqane të dhunuara në Tiranë janë detyruar të vendosin te dera parulla standarde, siç ua kërkon revolucioni: “Jemi me ju, mos na dëmtoni.”

Pra, kërkesa “mos na dëmtoni” kushtëzohet nga fakti se duhet të jesh medoemos me ta. Nëse nuk je, atëherë këta palaço, të cilëve u dhimbsen heronjtë me maska, janë dakord që biznesi yt të digjet, që banka të shkatërrohet, që Muzeu “Shtëpia me Gjethe” të zhytet në flakë, që monumenti i Gjergj Fishtës të përdhoset dhe që Ambasada e Vatikanit të sulmohet dy herë me molotovë.

Të gjitha këto janë legjitime për ta, për sa kohë te dera nuk është vendosur një copë letër e tipit: “Jemi me ju, mos na dëmtoni”, që ngjan me lutjen e fundit të një gruaje të pafuqishme përpara përdhunuesit.

Për këtë turp, mbështetësit e kapuçëve nuk flasin. Përkundrazi, çdo mbrëmje nëpër ekrane kërcënojnë policët, duke u thënë se ua njohin familjet; kërcënojnë bizneset që nuk vendosin pusullat e turpit në xhama; kërcënojnë gazetarët dhe figurat publike që janë kundër kësaj dhune primitive dhe mbrojnë kapuçët e zinj.

Ky është i vetmi revolucion që heronjtë e vet i do ilegalë, vetëm se kryetari i tyre i vërtetë është “non grata” nga populli shqiptar dhe nga disa shtete të tjera të botës.

Dhe meqë ky revolucion duhet t’i fshihet popullit, që e urren kryetarin e tij real, tani duhen fshehur edhe “heronjtë” e tij me maska, që po djegin Tiranën me urë zjarri në dorë, duke lënë pas tym dhe gërmadha.

Si çdo pushtues.

Next Post
Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

October 23, 2026
Mashtrimi 2 mln euro me detyrimet tatimore, si funksiononte skema

Zbatimi i Ligjit të Faljes, Tatimet njoftojnë fshirjen e 453 milionë eurove detyrime!

October 23, 2026
Vapa ndryshon tregun e banesave në Francë, blerësit kërkojnë shtëpi më të freskëta -

Vapa ekstreme/ Zbulohet bilanci tragjik i viktimave për verën e vitit 2026-të, mbi 50 mijë persona ndërruan jetë nga i nxehti!

October 23, 2026
Dekretimi i ligjit për pagat e magjistratëve, Bardhi: Pikëpyetje mbi rolin e Presidentit si garant i Kushtetutës!

“Rama sulmoi studentët”- Bardhi: Qytetarët që protestojnë kërkon t’i shpallim fajtorë, kurse…

October 23, 2026
Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

Lindja e Mesme/ Gjermania, Franca dhe Britania gati për negociata me Iranin për armët bërthamore

October 23, 2026
Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

Netanyahu paralajmëron operacion të gjerë në Bregun Perëndimor, dy palestinezë dhe dy ushtarë izraelitë të vrarë

October 23, 2026
Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

October 23, 2026
SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

October 23, 2026
“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

October 23, 2026
Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit, autoritetet: Ngjarje terroriste

Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit, autoritetet: Ngjarje terroriste

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In