• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta nuk ka arsye pse të mos japë autorizimin për plotfuqishmërinë”, analiza e aleatit të LSI

by A R
26/02/2018 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ish ministri i jashtëm, Paskal Milo ka komentuar negociatat Shqipëri-Greqi si dhe përgjigjen e MEPJ se ky institucion i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta sa i takon plotfuqishmërisë për çeljen e negociatave me Greqinë për çështjen detare. Paskal Milo u shpreh se brenda 2-3 ditësh Meta mund të japë autorizimin për çeljen e negociatave dhe marrëveshjet mes dy vendeve janë arritur në parim.

“Meta nuk ka arsye pse mos japë autorizimin për plotfuqishmërinë në lidhje me negociatat me Greqinë. Ministria e Jashtme patjetër që duhet t’i ketë plotësuar kërkesat dhe mendoj se Meta brenda 2-3 ditësh do japë autorizimin për të nisur negociatat me palën greke. Dy ministrat e jashtëm kanë rënë dakord për të zgjidhur problemet që mund të kenë mbetur pezull dhe mendoj se ky sheshim i këtyre problemeve do bëhet kur të takohen dy kryeministrat në Korçë. Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë arritur në parim dhe ekspertët do përcaktojnë koordinatat. Ekspertët e dinë se çfarë duan dhe mbetet vetëm të firmoset marrëveshja për detin”- tha Milo, raporton BalkanWeb.

Paskal Milo ka komentuar edhe deklaratën e Berishës jashtë Kuvendit për një nga negociatorët teksa tha se ato kanë qëllime politike.

“Unë nuk i marr me shumë seriozitet deklaratat që bëhen në oborrin e Kuvendit. Ato që janë thënë sot për grupin e negociatorëve kanë synime politike. Unë nuk e di informacionin që lëshoi Berisha për një nga negociatorët dhe ato janë me burime nga PD. Unë Mecollarin e njoh si një studiues në kanalin e Korfuzit. Ai është ushtarak i njohur dhe ka pasur role të larta komanduese dhe është një njohës i mirë i të drejtës ndërkombëtare detare. Mendoj se është pozitiv fakti që Mecollari është pjesë e negociatorëve”- tha Milo.

Ish ministri i jashtëm u shpreh ndër të tjera se çdo qeveri kërkon të privatizojë marrëveshjen dhe ta quaj si një rezultat pozitiv të vetën. Sipas tij, çështja çame është ‘patatja e nxehtë’ mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Çdo qeveri kërkon të privatizojë marrëveshjen dhe ta quajë një rezultat pozitiv për veten e vet dhe nuk ka transparencë për tu konsultuar me konkurrentin politik. Interesi polik i PD mendoj se është të kundërshtojë dhe shpesh interesi polik është më i madh se ai kombëtar. Kjo është një marrëveshje ku të gjithë duhet të jemi bashkë. Çështja Çame është patatja e nxehtë mes dy vendeve dhe mendoj se nuk ka për të arritur zgjidhje rreth kësaj çështje. Kërkesa e qeverisë shqiptare është që ajo të trajtohet të paktën në nivelin e të drejtave të njeriut dhe në këtë aspekt mendoj se mund të ketë ndonjë hap”- u shpreh Milo./a.m.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e martë 27 Shkurt 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In