• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Nuk e kemi përgjuar Saimir Tahirin. Ja çfarë thotë për shkarkimin e zv.ministrit të LSI

by Java News
23/06/2017 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i ftuar në emisionin Arena të gazetarit Dritan Hila, i ka kthyer përgjigje akuzave që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, bëri kundër tij.

Meta tha se Tahiri nuk është shkarkuar për faj të LSI-së, por për shkak të marrëzisë së tij. Meta e mohoi akuzën e Tahirit se i kishte vendosur përgjues në zyrë.

“Që unë të merrem me Sajen është humbje kohe, e dinë të gjithë pse është shkaktar dhe nuk është shkarkuar nga LSI. Është e tepërt. Edhe vetë në PS, nga kolegët e tij në qeveri dhe grupin e tij parlamentar e kanë të qartë që ai është një viktimë e marrëzisë së tij por edhe ..

Tahiri i kapur peng? Peng është pak. Ai është zgjedhur në atë detyrë nga kreu i mavisë vetëm për tu keqpërdorur jo vetëm ndaj LSI, se kjo nuk ka lidhje me LSI, por dhe ndaj kolegëve të tij në PS si mënyrë e paligjshme. Çështja e përgjimeve nuk është e pavërtetë, përkundrazi. Është çështje shumë serioze”, tha Meta.

Pas shkarkimit të zv.ministrit të Brendshëm, Ilir Marko, të cilin Tahiri e quajti ‘hafije të Metës’, Marko reagoi duke i thënë Tahirit se shkarkimi nuk erdhi nga LSI-ja por nga faktori ndërkombëtar.

Meta tha dje se kjo akuzë është shpikje.

“Nuk e di atë çështje, di që në momentin që u krijua kriza e çështjes së përgjimeve me këtë pajisjen që u fsheh në Ambasadën e një vendi partner që kishte ardhur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe që ishte përdorur realisht nga policia, në atë kohë u krijua një situatë sikur zv.ministri i Brendshëm kishte përgjuar ministrin e Brendshëm, zv.ministri i LSI që në fakt ishte komplet një shpikje e Sajes.

Qëndrimi im që në momentin që më është thënë ka qenë ky që ja kam thënë dhe Sajes, kryeministrit dhe partnerëve të ndryshëm kur më kanë pyetur për këtë çështje: Të bëhet hetim ndërkombëtar për këtë çështje, nëse një zv.ministër ka përgjuara Ministrin, të marrin dhe ekspertë nga FBI, Gjermania apo ndonjë vend tjetër meqenëse ky zv.ministri ka dhe shtetësi amerikane. Nëse është e vërtetë të shkojë në burg, jo të shkarkohet”, tha Meta.

Etiketimin e Tahirit për LSI-në si ‘kotele’, Meta u përgjigj duke thënë se Tahiri merr substanca të cilat i japin fuqi artificial.

“Ai duhet të bëjë ndonjë kontroll përveçse shëndetësor edhe për substanca që të japin një fuqi artificiale. Pastaj le të merret me LSI se LSI nuk ka kohë të merret me të. Nuk ka kohë as partia e tij”,tha Meta.

Next Post
Kutcher i entuziasmuar: Vajza ime është gjeni

Kutcher i entuziasmuar: Vajza ime është gjeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com