• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Meta, Llalla, Visho Ajazi – si po ndryshon peshorja e institucioneve shqiptare

by Java News
20/12/2017 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ikjen e Adriatik Llallës nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm, është përmbyllur një cikël njëvjeçar lëvizjesh e spostimesh në kokën e institucioneve kushtetuese, të cilat kanë krijuar një situatë cilësisht të re në kokën e shtetit shqiptar. Dyshja Berisha- Meta kanë parë se si brenda këtij harku kohor është shkërrmoqur e gjithë piramida 27 vjeçare që ata kishin ngritur për të dominuar skenën politike shqiptare dhe sistemin e Drejtësisë në vend. Kryeprokurori Llalla ishte i fundmit që kishte mbetur pas largimit të kreut të SHISH Visho Ajazi Lika.

Nga ana tjetër, pak javë më parë është zhbërë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykata e Lartë dhe së fundmi edhe Gjykata Kushtetuese, të cilat janë formalisht në funksione. Kanë qenë pikërisht këto sisteme me anë të të cilave si Berisha ashtu edhe Meta, kishin në dorë pushtetin e tyre mbi sistemin e drejtësisë mbi bazën e emërimeve politike të njerëzve të tyre në funksionet më të larta drejtuese të këtyre ionstitucioneve. Me dekada të tëra, u krijua një kastë gjyakatësish e prokurorësh të cilët janë kujdesur të mbulojnë çdo tentativë për të bërë drejtësi dhe për të dënuar njerëz të pushtetshëm në këtë vend. Ata kanë qenë garantët e vërtetë të sistemit politik shqiptar të tranzicionit.

Dëshmi e kapjes politike të këtij zinxhiri në sistemin e drejtësië duke filluar që nga Prokuroria e Përgjithshme, KLD, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, ishte egzistenca e një sistemi drejtësie të kalbur e të korruptuar deri në palcë, që për 27 vite mbajti larg ndëshkimit ligjor zullumet e politikanëve më të lartë të vendit, duke e kthyer Shqipërinë në simbol të pandëshkueshmërisë së politikanëve të korruptuar.

Sot ky realitet i ngurtësuar në vite, po nis të ndryshojë gradualisht. Kjo dëshmon edhe futjen në normalitet të shtetit shqiptar dhe kalimin e tij në funksionet e tij kushtetuese, çka përkthehet në hapjen e një etape të re në punën e Prokurorisë, kthimin e drejtësisë në funksionet e dhënies së drejtësisë dhe jo vazhdimit të mëtejshëm të mbrojtjes së politikanëve të korruptuar, vendosjen e shërbimit sekret në hullinë e ligjit dhe jo për ta vënë atë në funksion të luftës politike dhe reformimin e sistemit të emërimeve në drejtësi, ku këto të fundit të mos bëhen më nga selitë politike.

Sistemi politik i institucional ka dhënë premisat e para të një funksionimi normal. Dëshmi për këtë është edhe largimi brenda standarteve kushtetuese Kryeprokurorit, e jo duke krijuar rreth tij “tokën e djegur” që rrethonte dikur Ina Ramën apo Dhori Sollakun. Paraardhësit e Llallës kanë qenë jo vetëm zyrtarë të atakuar egërsisht nga politika, por edhe viktima të arroganëcës së maxhorancave të cilat në fillim i emëruan, e më pas i anatemuan. Provë për këtë janë edhe një sërë vendimesh të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar vendimet e Berishës dhe Metës për shkarkimin e disa kryeprokurorëve. Adriatik Llalla nuk e pati këtë fat e kjo është një gjë tejet pozitive.

Brenda normalitetit kushtetues u konsumua edhe largimi i Visho Ajazi Likës nga posti i kreut të SHISH nëpërmjet dorëheqjes dhe jo nëpërmjet skemës së vrazhdë të shkarkimeve pa arsye, siç bënte  Berisha me paraardhësit e Likës. Sot ish-kreu i shërbimit është ambasador i propozuar në NATO, një lëvizje që mbart një mesazh paqëtues për të gjithë shtetin.

Me ikjen e Llallës e Visho Ajazit, si dhe me tkurrjen e kompetencave të kreut të ri të shtetit, përmbyllet një cikël virtual lëvizjesh, që drejtpeshon dhe normalizon institucionet kushtetuese shqiptare. Është e qartë se ky proces po ja heq PD-LSI monopolin e vjetër shumëvjeçar mbi pjesën natyrore të shtetit, por është po aq e vërtetë se ky ekuilibër i ri i vlen funksionimit të shtetit dhe largimit prej tij të hijes së rëndë të partive dhe politikës së kulisave.

JAVANEWS.AL/ Armando Meta

 

Next Post
INTERVISTA/ Guvernatori Sejko: Plan për të nxitur transaksionet në lekë dhe uljen e euroizimit në ekonomi

Gurvernatori Sejko: Norma e interesit mbetet e pandryshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

October 19, 2026
Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

October 19, 2026
VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

October 19, 2026
Republika popullore e protestës

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 19, 2026
“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

October 19, 2026
VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

October 19, 2026
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

October 19, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

October 19, 2026
“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

October 19, 2026
“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com