• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta lë jashtë koalicionit Berishën pas takimit me Kim, ‘Rithemelimi’ përfundon tek Nard Ndoka dhe Kujtim Gjuzi?

by A R
10/03/2023 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas presionit amerikan për t’u distancuar nga “non grata” Sali berisha, ish-presidenti Ilir Meta duket se do të hyjë në zgjedhjet e 14 majit pa ish-kryeministrin. Partia e Lirisë e drejtuar prej tij ka publikuar dje listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Por ajo çka bie në sy është mungesa e emrave nga “Foltorja” e Berishës.Lista e cila udhëhiqet nga Silva Caka, e pas saj Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, Tedi Blushi dhe Ana Hazizaj vjen nga forumi rinor.Madje lista u konfirmua dje edhe nga vetë zoti Ilir Meta në një konferencë për mediat nga selia e PL, i cili u shpreh se emrat janë miratuar nga Kryesia dhe Komisionet përkatëse.“Komisioni ka bërë një vlerësim përfundimtar të kësaj liste në bazë të aplikimeve që secili prej kandidatëve ka shprehur. Lista me 26 emrat e parë është e zyrtarizuar nga kryesia. Do zyrtarizohet përfundimisht pasi të plotësohet nga dokumentacioni përkatës. Kjo listë kryesohet nga Silva Caka dhe disa nga figurat më kryesore të Partisë së Lirisë si Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, Tedi Blushi. Kemi hedhur një firmë ku jemi angazhuar për të çrrënjosur regjimin dhe kthimin e këshillave bashkiakë në tribuna për qytetarët dhe grupet e interesit. Hapi i dytë është një ligj që do të garantojë ushtrimin e të drejtës së referendumit që i jep fund pengmarrjes së shtetit”, deklaroi ai.

Berisha përfundon tek Ndoka

Pra kjo lëvizje surprizë e Metës e ka kapur në befasi Sali Berishën, për shkak se ky i fundit duket se ka mbetur mes 4 rrugëve sa i takon zgjedhjeve të 14 majit.Prej ditësh flitej se Berisha do shkonte më 14 maj nën logon e Partisë së Lirisë, por as kjo nuk ka për të ndodhur, referuar zhvillimeve të djeshme. Dhe me shumë mundësi Berisha do të “falet” te Nard Ndoka, Sali Shehu apo Kujtim Gjuzi, apo Vangjel Dule. Sipas informacioneve, Berisha mund të përdorë një prej partive që i shkojnë nga pas për të kamufluar listën e tij të kandidatëve. Deri më tani ata që i shkojnë nga pas janë krerët e partive aleatet të “Rithemelimit”, si Nard Ndoka, Kostaq Papa, Adriatik Alimadhi, Sali Shehu, Kujtim Gjuzi dhe Ekrem Spahia. Kështu që gjasat janë që Berisha të përfundojë në koalicion me njërën ose disa nga partitë e sipërpërmendura. Megjithatëai që i ka vënë kapak është deputeti demokrat, Tritan Shehu, i cili njihet si besnik i Berishës. Në një intervistë për mediat dje, ai ka konfirmuar se “Foltorja” dhe Meta do të jenë të ndarë në zgjedhje dhe jo si koalicion. Sipas tij, Meta do mbështesë kandidatët e Berishës për kryetarë bashkie, por do garojë si sigël më vete dhe ka synim këshillat bashkiakë.“Nuk është Meta pjesë e koalicionit. Janë parti të tjera. Pa dyshim Meta dhe Partia e Lirisë do të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë bashkitë e vendit de kjo është deklaruar. Ata nuk kanë dalë me lista për kryebashkiakë. Por kanë dalë me lista të veçanta për këshilltarë. Në bazë të ligjit Meta nuk mund të jetë pjesë e këtij koalicioni”, deklaroi Shehu.

Kreu i PL sulmon Ramën

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta theksoi dje se ai është në koalicion me Sali Berishën për zgjedhjet vendore të 14 majit, marrëveshje kjo, e cila sic thotë ai, është bërë publike kohë më parë. Sipas Metës, ai bashkë me Berishën janë të angazhuar për i dhënë fund regjimit monist të Edi Ramës.“Besoj se të gjithë e dinë, dhe e mbajnë mend që ne keni hedhur një firmë dhe kemi bërë një ceremoni ku jemi angazhuar solemnisht, për t’i dhënë fund regjimit monist duke rrënjosur fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Kthimin e këshillave bashkiake në tribuna, ku vetë qytetarët do të vijnë dhe do të shprehin idetë e tyre. Hapi i dytë është një ligj që do të ushtrojë të drejtën e referendumit, që t’i jepet fund pengmarrjes së shtetit”, u shpreh ai.

Meta zbulon çfarë diskutoi me ambasadoren

Ndërkohë kreu i PL Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët u pyet për takimin e dy ditëve më parë me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe nëse kjo e fundit i ka bërë presion për Sali Berishën. Ai theksoi se kjo nuk ishte e vërtetë. Meta theksoi se ai e kam falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë të rinjtë tanë dhe gratë e partisë së Lirisë me institutin republikan edhe sa i takon zgjedhjeve vendore dhe Institutin Demokratik Amerikan.“Kjo është 0 e vërtetë! Asnjë lloj presioni, përkundrazi kemi pasur një bisedë tepër konstruktive dhe Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për një opozitë të fuqishme që në vend të funksionojë llogaridhënia. Dhe njëkohësisht kam marrë vendimet mia bazuar mbi parimet demokratike që ka kushtetuta jonë. Po kështu e kam falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë të rinjtë tanë dhe gratë e partisë së Lirisë me institutin republikan edhe sa i takon zgjedhjeve vendore dhe Institutin Demokratik Amerikan”, deklaroi ai. Kryetari i Partisë së Lirisë , Ilir Meta u pyet gjatë një konferencë me gazetarët edhe për vendimin e KQZ-së e cila njohu si kryetar të PD, Lulzim Bashën dhe i la një afat 48 orë për të shtuar disa dokumente për tu regjistruar më pas në zgjedhjet e 14 majit.I pyetur se PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Meta u përgjigj duke thënë se këto janë çmenduritë e regjimit të Ramës.“Çdo individ përfaqësues në këto institucione për udhëhiqet nga Kushtetua dhe ligji meriton vlerësimin më të madh, që të mos u rikthehem grafikëve. Nuk dua të hyj në këto çështje procedurale”, nënvizoi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Gazeta SOT /a.r

Next Post
Çupi: Prekja e pasurisë së Ervis Martinajt po i pret fijet e financave Sali Berishës

Të dy duan të hyjnë tinzash në Shtëpinë e Popullit dhe në Shtëpinë e Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

November 3, 2026
Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

November 3, 2026
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

November 3, 2026
Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

November 3, 2026
Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

November 3, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera!

November 3, 2026
Ukrainë/ Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuzohet për tradhti të lartë, zbulohet shkaku!

Ukrainë/ Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuzohet për tradhti të lartë, zbulohet shkaku!

November 3, 2026
SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme

“Putini po ndjek me interes zgjedhjet në SHBA”, gazetari jep lajmin nga Moska: Ja kur do t’i jepet fund luftës në Ukrainë

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In