• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta ka qenë i implikuar”/ Ngjela: Olldashi e Trebicka të vrarë me pagesë, janë provuar. Porositë janë bërë nga “kalorësit” e politikës!

by Java News
10/06/2022 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar goditjet e fundit të SPAK, pas dëshmive të dhëna nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Teksa ka shtruar vetë pyetje “a ka vrarë politika?”, Ngjela ka hedhur dyshime se ish-ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe biznesmeni i lidhur me historinë e Gërdecit, Kosta Trebicka janë ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

“Po politika a ka vrarë? Dy vrasje kemi ne që mendohet se i kanë bërë vrasësit me pagesë. Është Olldashi dhe ai, Trebicka. Dihet që janë vrarë ata nga vrasësit me pagesë. Të shkon mendoja po janë involvuar këta në këto dy vrasje se këta janë provuar që janë vrasës. Edhe Trebicka dhe Olldashi janë provuar që janë vrasje, se nuk është provuar si të ketë dalë ai kur ka rënë makina nga 40 metra.

A do vijnë këta tani në rrëfime të këtij lloji po si dimë ne se janë sekret. Duhet të shikojmë se deri ku kanë qenë të përfshirë. Po shiko se e njoh nga profesioni. Pentito kalon në delir dhe çfarë i ndodh. I duket se sa më shumë të dëshmojë, sa më shumë krime të tregojë sikur është më afër me shtetin. Dhe hetuesit duhet të jenë shumë të vëmendshëm se e kanë në natyre të tyre patologjike, se i duket vetja detektiv. Se kanë lidhje këta me njeri-tjetrin, vrasësit me pagesë e njohin veprimtarinë e njëri tjetrit”, tha Ngjela në News24.

Ngjela tha se porositë, vrasësit me pagesë i marrin nga kalorësit e politikës.

“Drejtësia fiton shumë në rast se hetimi shqiptar i bën goditje drastike, sepse do të trembë vrasësit me pagesë. Vrasjet me pagesë kanë punuar si në shtëpi të tyre. Një Gjykatë dhe Prokurori e korruptuar është pjesë e krimit”, tha Ngjela.

Nga ana e tij analisti Artur Zheji u shpreh se në rast se i penduari i drejtësisë , Nuredin Dumani manipulohet nga politika, atëherë kthehet në ‘armë’.

Pjesë nga biseda në studio:

Mund të ndikohet SPAK nga presionet?

Ngjela: Mund të tulatet, por shenjat janë që ka dalë paraja..

Zheji: Mendoj që brenda sistemit të drejtësisë ka bashkëpunëtore. Përveç kallëzimeve, do të shihet se kush gjykatës dhe prokuror ka mbyllur sytë ndaj provave dhe fakteve , për këtë shërben Dumani, për të nxjerrë në dritë dhe për të kuptuar bashkëjetesen me krimin e organizuar. Pra ka një shans që të manipulohet nga politika.

Ngjela: Duhet të dimë që vrasësit me pagesë nuk marrin porosi direkt nga politika, politika lëshon kalorësit dhe kalorësi shkon tek vrasësit me pagesë. Fakti që presidenti ka qenë i implikuar dhe janë fakte dhe do hetohen…

Mund të ishte rasti që Dumani të përdorej si armë?

Ngjela: Dumani nuk mund të shkoj dot aq lart. Hetuesi nëse është i nivelit të lartë e kupton si është situata.  Këta tani kërkojnë provat…Ç’donjeri bën tregti për jetën, ata janë të rrezikuar sepse janë të identifikuar dhe janë të rrezikuar me burgim të përjetshëm…Ka shumë mundësi që të kenë hyrë në bashkëpunim.

Me rëndësi është të shkatërrohet krimi i organizuar, ka krahë dhe krahët janë kapitali i inkriminuar që ka marrë benefit sot nga korrupsioni dhe vrasjet. A ka ekspertë të huaj, mua më kanë thënë që ka. Hetuesia jonë si histori nuk e njeh kualitetin e kualifikuar që shkojnë deri te ministrat e kryeministrit. Pra si do të mblidhen faktet dhe si do bëhen përgjimet.

Mund të ndihmojë në këtë çështje ekspertiza e huaj?

Zheji: Nuk kam informacion për praninë e tyre, por mendoj që laboratorët e ekspertimit luajnë rol të nivelit të lartë.

Ngjela: Me këto prova që nxjerrin këta unë i nxjerr të pafajshëm në gjyq, dua faktin. Unë e kuptoj që këta janë ën grumbullimin e fakteve dhe jo të dëshmisë…Duhet të jepen prova…Mbledhja e provave është historia e tyre…

Next Post
“Fshat me rrugë të asfaltuara e vila”/ Gabimet me tekstet shkollore, Rama: U korrigjuan, ja shembujt për vitin e ardhshëm

“Fshat me rrugë të asfaltuara e vila”/ Gabimet me tekstet shkollore, Rama: U korrigjuan, ja shembujt për vitin e ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

September 30, 2026
Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com