• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta iu rikthehet sulmeve pasi “Ekonomia” i rrëzoi dekretet, thirrjen urgjente SPAK: Të nisë hetimet, korrupsion legjislativ

by Java News
17/06/2020 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta reagon pasi Komisioni parlamentar i Ekonomisë, rrëzoi ditën e djeshme dhe sot, tre dekrete të tij si dhe i kërkon SPAK që të nisë hetimet për anëtarët e komisionit.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste”, deklaron Presidenti.

Kreu i shtetit thotë se Komisioni për Ekonominë dhe Financat nuk ka njoftuar institucionin e Presidentit të Republikës për të qenë prezent në shqyrtimin e Dekreteve, përmes përfaqësuesve të tij.

Më tej thuhet se ky veprim i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është i përsëritur, sidomos kur shqyrtohen dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh.

Sipas Presidentit, ky veprim i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese të transparencës në procesin legjislativ.

Deklarohet se qëllimisht, kur shqyrtohen dekretet e Presidentit të Republikës, ftohen për të qenë të pranishëm vetëm përfaqësues të Qeverisë, që bëjnë reklamimin e radhës së ligjit, duke fshehur të metat e rënda që paraqesin këto akte të reja ligjore.

Meta thotë se, këto veprime kanë për synim keqinformimin e publikut, fshehjen e antikushtetutshmërisë së këtyre ligjeve, cenimin e interesit publik, si dhe fshehjen e kostove që do të prodhojnë këto ligje, kosto që do të duhet t’i paguajnë të gjithë qytetarët shqiptarë në të ardhmen.

Në vijim shtohet se procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato dhe se bë gjuhën juridike, kjo do të thotë “korrupsion legjislativ”, që është akti më i rëndë i shpërdorimit të pushtetit publik.

“Arsyetimet e kthimit të ligjeve me Dekret nga Presidenti i Republikës janë publike, dhe ftohen gjithë qytetarët t`i lexojnë, ashtu siç ftohen dhe të gjithë deputetët para seancës plenare, të njihen me to për të kuptuar në emër të cilave subjekte do të shkojnë votat e tyre “Pro”: për zhdoganime jahtesh e mjetesh lundruese luksi, apo dhënie licencash për aktivitete në fushën e shërbimeve të pagesave. Ligji nuk mund të bëhet për një individ, as për dy. Ligji i adresohet gjithë shoqërisë dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara tij. Nëse ligji përdoret për të krijuar ombrellë mbrojtëse nga përgjegjësia penale e vendimmarrjeve në fusha sensitive, atëherë Kuvendi nuk po kujdeset më për të mirën publike, por për interesa të një grupi njerëzish të lidhur drejtpërdrejt me shumicën parlamentare”, thuhet në qëndrimin zyrtar.

Në vijim thuhet se procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit europian.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, ditën e djeshme dhe të sotme, në datat 16 dhe 17 Qershor 2020, ka shqyrtuar dhe ka vendosur rrëzimin e tre Dekrete të Presidentit të Republikës Ilir Meta:

-Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11486, datë 22.05.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 58/2020 “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ‘BOT’ (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare ‘Porti MBM (Multy Buoy Mooring)’, të ndryshuar”

-Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11493, datë 1.06.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”.

-Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11504, datë 08.06.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 64/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” (përjashtimi nga TVSH i mjeteve lundruese të luksit dhe i jahteve)

g.kosovari

Next Post
“Jemi kundër propozimit të PD për anëtarët e KQZ”, Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Kjo çështje nuk diskutohet më

"Jemi kundër propozimit të PD për anëtarët e KQZ", Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Kjo çështje nuk diskutohet më

Comments 2

  1. ppa says:
    6 years ago

    Meta, e di si ka vepruar vete, kur ishte k/minister; prandaj cdo argument e ka te bazuar ne eksperiencen e tij.

    Reply
  2. UKU MOMLIT says:
    6 years ago

    Xibinak surrat pa qime/ Sa di ti, di b*tha ime!
    More vesh o lipeshtogu.

    Reply

Leave a Reply to UKU MOMLIT Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In