Presidenti i vendit, Ilir Meta duket se e ka kthyer në një zakon të përditshëm, vrapin e mëngjesit nga zona e liqenit Artificial. Thuajse çdo ditë ai poston në rrjete sociale, pamje nga shëtitjet e tij në natyrë.
Por sot ka ndodhur ndryshe, pasi Meta gjatë shëtitjes së tij ka takuar mikun dhe ish-deputetin Kastriot Islami, i cili gjithashtu shfaqet i veshur sportiv, ashtu si edhe kreu i shtetit.
“Mirëmëngjes! Me Profesor Kastriot Islamin, përherë kënaqësi të takohesh!,”-shkruan Meta.
g.kosovari