• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta, i prerë me anëtarët e partisë: Kush s’është me mua të më japë dorën dhe të ikë!

by A R
27/04/2024 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me tone të larta ka folur kreu i PL-së, Ilir Meta në Konventën Kombëtare të kësaj partie. Ai e bëri edhe njëherë të qartë qëllimin e tij për t’i dhënë fund nepotizmit, teksa tha se është pikërisht ky fenomen arsyeja pse partia që ai drejton ndodhet në këtë situatë.

Ai u tregua i qartë kur tha se, nëse votohet sot si president i partisë, ata që nuk e mbështesin atë, duhet të largohen.

“Unë një gabim e kam bërë, natën e zgjedhjeve, pasi u zgjova në orën 2 të mëngjesit në Vlorë sepse ikja kudo për të bërë presion ndaj mafies që nxitën gjak në Kavajë, vrasjen në Elbasan, që kishin në plan ta linin opozitën me 20 mandate për ta shkatërruar opozitën dhe unë ça të bëja i vetëm, bëja presionin që duhej të bëja për të shpëtuar pluralizmin politik, por sigurisht që më dhimbsej edhe partia politike që kisha krijuar me emrin tim me ‘po po, jo jo’, kështu është kjo parti dhe ashtu do ribëhet kjo parti. Kush është me Ilir Metën, nëse sot votohem president i kësaj partie, rri me Ilir Metën, kush nuk është me Ilir Metën dhe është burrë apo grua, i jep dorën Ilir Metës dhe thotë deri këtu ishim bashkë. Ama kush qëndron këtu për të bërë lojërat e atij tarallakut, e ka shumë gabim se Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos e të Sali Berishës dhe të gjitha shkollat për t’u përballur me këtë mafia”, tha Meta.

Djegien e mandateve, Meta e konsideroi si “kriminale” teksa tha se, sipas tij, ishte një veprim i “llogaritur mirë” jo vetëm nga kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Filloi me 9% LSI numërimet, kur u zgjova unë vajti 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite të cilat koordinonin bashkë kishin lidhje bashkë njëra për Lulin tjetra për Ramën të dyja kundër LSI-së. Çdo njeri ishte i identifikuar. Ata që nuk ishin blerë u bëheshin presion. Pas atij gabimi kriminal që dogji mandatet dhe unë kërkoj falje që fola vetëm me dy, duhej t’i kisha marrë çdo deputet vetë dhe nepotizmi është shkaku pse jemi këtu. Djegia e mandateve ishte një llogarie mirëkalkuluar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe Lulzim Basha”, deklaroi ai.

Meta paralajmëroi për aksion të ashpër politik, teksa i quajti iluzione mendimet se “duke bërë si të moderuar gjoja, bëhemi europianë”.

“Ne po luajmë për kampion, në krah të Ilir Metës do të jenë ata që luajnë për kampion, thirrini mendjes. Edhe mund të mos dalin, por ne ndeshjen nuk e shesim. Kushdo që ka iluzione që Rilindja do iki vetë që duke bërë si të moderuar gjoja, bëhemi europianë, tradhton vendin e vet. Kjo Konventë do t’i japë zgjidhje këtyre”, theksoi ai.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com