• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta i drejtohet gjyqtarëve dhe prokurorëve: Më thoni metodologjinë e vetingut të pasurisë dhe të ardhurave tuaja!

by A R
21/05/2026 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Ilir Meta përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale shprehet se dëshiron te ketë informacion rreth metodologjisë së përdorur për vetingun e pasurisë dhe të ardhurave të Gjykatësve dhe Prokurorëve.

Deklarata e plotë:

Një pyetje publike drejtuar Gjykatësve dhe Prokurorëve për metodologjinë e vetingut të pasurisë

Të nderuar Gjykatës dhe Prokurorë të Republikës së Shqipërisë!

Duke ju uruar suksese në detyrën tuaj dhe sidomos për kalimin me sukses të vetingut, jam i interesuar të di veçanërisht metodologjinë e përdorur për vetingun e pasurisë dhe të ardhurave tuaja.

Siç ju e dini, por edhe unë e di po kaq mirë sepse kam qenë Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, kur u miratua “Ligji i Vetingut” në gusht 2016, ky proces i pandodhur më parë u realizua pasi ju, ashtu si edhe kolegët tuaj, të cilët nuk e kaluan dot vetingun apo që e refuzuan atë, dyshoheshit për korrupsion dhe fshehje të të ardhurave, pasi i gjithë sistemi i drejtësisë u demonizua dhe u paragjykua si i tillë në atë kohë.

Duke ju referuar juve, që e keni kaluar vetingun, doja t’ju pyesja publikisht:

Të ardhurat e secilit prej jush janë llogaritur që nga gushti 2016 dhe në vazhdim, kur për shkak të ligjit të vetingut keni qenë të dyshuar dhe duhej të provonit ligjshmërinë e pasurisë dhe të ardhurave tuaja, apo të ardhurat tuaja janë llogaritur që nga dita e parë që keni marrë rrogën në shtet si prokuror (ose oficer policie gjyqësore) apo gjykatës?

Ju pyes publikisht pasi edhe unë siç dihet, i jam nënshtruar vetingut të pasurisë dhe të ardhurave nga tre kolegë tuaj prokurorë.

Nuk është shqetësimi im kryesor fakti se ky veting dhe analizë financiare më është bërë nga një punonjëse e administratës së SPAK-ut dhe jo nga një ekspert i pavarur, por verifikimi i metodologjisë së llogaritjes krahasuar me metodologjinë e zbatuar në vetingun tuaj përfshirë dhe të tre prokurorëve të çështjes time.

E shtroj këtë pyetje pasi mua në mënyrën më surprizuese dhe më të paimagjinueshme nuk më janë llogaritur të ardhurat e ligjshme, rroga, dietat, përfitimet nga borde qeveritare për më shumë se 10 vite, pra që nga Marsi 1992, kur jam zgjedhur deputet në mazhoritar që student në moshën 22-vjeçare, e në vijimësi si Sekretar Shteti, Zëvendëskryeministër, Kryeministër, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm.

Kur e pyeta kolegun tuaj prokuror, gjatë seancës paraprake të gjykimit se përse nuk më ishin llogaritur këto të ardhura të ligjshme për më shumë se 10 vite, ai u përgjigj se për atë periudhë nuk isha i dyshuar për korrupsion ndaj nuk më ishin llogaritur fare të ardhurat.

Ndaj edhe pyetja ime për ju është:

Të ardhurat tuaja janë llogaritur që nga Gusht 2016, kur të gjithë ju jeni verifikuar se dyshoheshit për korrupsion, apo të ardhurat tuaja janë llogaritur që nga dita e parë që keni marrë rrogën në shtet, kohë në të cilën nuk dyshoheshit për korrupsion?

Jam i detyruar ta bëj këtë pyetje publike vetëm për të kuptuar metodologjinë e vetingut meqënese nuk ka qenë detyra ime në atë kohë të merresha me këto detaje.

Shpresoj në mirëkuptimin tuaj se për mua nuk shërben si shqetësim apo ankesë por meqenëse jam duke shkruar një libër për Reformën në Drejtësi me rastin e 10-vjetorit doja vetëm të saktësoja metodologjinë e vetingut të pasurisë, se si është bërë dhe se kur ka filluar pasi kjo është thelbësore për të nxjerrë konkluzione të rëndësishme por edhe për të bërë propozime me interes të gjerë publik.

Next Post
“Mos u habisni!”, Balla: Anëtarësimi në BE mund të ndodhë edhe para 2030-ës! Shqipëria model për të tjerët

“Mos u habisni!”, Balla: Anëtarësimi në BE mund të ndodhë edhe para 2030-ës! Shqipëria model për të tjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si “zhduken” projektet e financuara nga Serbia në Kosovë

Si “zhduken” projektet e financuara nga Serbia në Kosovë

July 6, 2026
Vinte nga Ekuadori/ Policia spanjolle kap 9.5 ton kokainë në kontejnerin me banane: Ngarkesa me e madhe që është kapur ndonjëherë!

Hartat: Shqipëria një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës në Europë, dyfishohet dhe kokaina

July 6, 2026
VIDEO / ‘Marrin nga 20 mijë euro për koncert’, protestuesja sulmon artistët: Noizy këtu rri si plehrë sepse…

VIDEO / ‘Marrin nga 20 mijë euro për koncert’, protestuesja sulmon artistët: Noizy këtu rri si plehrë sepse…

July 6, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh kredi me zero përqind interes

July 6, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Kush ka fat në dashuri dhe kush në financa? Ja çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

July 6, 2026
‘Mister’ në ceremoninë mortore të Khamenei-t: Ku është pasardhësi i tij?

‘Mister’ në ceremoninë mortore të Khamenei-t: Ku është pasardhësi i tij?

July 6, 2026
Kurti në pozitë të pafavorshme përballë Trump? Joseph: Përgatituni për presione të forta, s’përjashtohet ikja nga KFOR

Joseph: Bashkëpunimi me SHBA për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja

July 6, 2026
Shpërthim i kontrolluar për Bypass-in e Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

Shpërthim i kontrolluar për Bypass-in e Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

July 6, 2026
Rekord regjistrimesh në qershor! Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

Rekord regjistrimesh në qershor! Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

July 6, 2026
Pas 22 vitesh, Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, gazetari tregon detaje nga Ankaraja

Pas 22 vitesh, Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, gazetari tregon detaje nga Ankaraja

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In