• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Meta bashkëpunëtor i Sigurimit apo jo?”, Balla: Në interesin e I.M që të sqarohet çfarë ka qenë!

by A R
08/09/2022 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ilir Meta, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit po apo jo?” Është kjo tema që po diskutohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Për të folur mbi këtë çështje, në një lidhje live, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka rrëfyer më me detaje përsa i përket ligjit të propozuar për verifikimin e figurave.

Blendi Fevziu: Çfarë parashikoni të përfshini në ligjin për verifikimin e figurave?

Taulant Balla: Bëhet fjalë për shumë çështje të ndryshme, bëhet fjalë për një paketë, e despiunizimit dhe pastaj natyrshëm që ka edhe propozime të tjera. Më 26 Korrik, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë një informacion nga Autoriteti ku i kërkohet Kuvendit të Shqipërisë që të rregullojë një mospërputhje të ligjit të miratuar në vitin 2015 me atë që ka dashur Kuvendi t’i japë këtij Autoriteti dsepse në fakt në nenin 29, pika 4 ne i kemi hequr autoritetit që të verifikojë personat që kanë qenë verifikuar dhe kanë qenë të pajisur me certifikatë sipas dy ligjeve të vitit 1995 ose personat që janë pajisur me certifikatë nga komisionet Bezhani dhe Mezini.

Unë të ju them të drejtën, sot është moment i së vërtetës, ky neni 29 pika 4 ka qenë një çështje mjaft e diskutuar brenda koalicionit brenda PS dhe LSI në vitin 2015. Ka qenë një nen i diskutuar gjatë.

Ajo pengesë që ligji i krijon autoritetit duhet hequr. Ndryshimi është shumë i thjeshtë në ligjin për AISSH hiqet pengesa që në verifikimin për pjagisjen me cetrtifikatë që na paskan qenë të verifikuar nga Komisionet Bezani dhe Mezini. Kemi bërë dhe ndryshimin tjetër që është në Komisionin Zgjedhor, të gjitha partitë politike janë të detyruara që të plotësojnë formularin përkatës.

Kjo lidhet me të gjithë strukturën e Sigurimit të Shtetit dhe për ata që kanë qenë bashkëpunëtorë. Në paketën që unë iu përmenda më lart, ne do të vijojmë sepse ndryshimi që bëjmë për ligjin për dosjet duhet reflektuar.

Blendi Fevziu: Pse nuk bëni hapje të plotë të dosjeve për të gjithë personat, do të ishte më e ndershme?

Taulant Balla: E para, është që dua të ju sqaroj dicka. Është e vërtetë që na ndajnë 31-32 vite nga momenti i ndryshimit të sistemit zgjedhor. Mund të ju them që një pjesë e atyre që janë zgjedhur në atë institucion janë përfaqësues direkt të organizatave të ish të përndjekurve politikë. Ka qenë një kërkesë e pangeocioshme nga aletati jonë që ato që janë verifikuar nga Komisioni Bezini të mos kalojnë në këtë filtër verifikimi.

Ndërkohë që ajo që kam përgjegjësi është të them se është informuar publiku përmes mediave që PS do të ndërmarrë ndryshimet për ndalesat për personat që rezultojnë të përfshirë dhe natyrshëm për të garantuar që çdo ndryshim të jetë në harmoni me Kushtetutën.

Është e pamundur që të bësh pengesë ligjore për ata që kanë mbajtur pozicione të larta. Unë dhe ti biem dakord se Sigurimi i Shtetit ka qenë një strukturë kriminale që për shkak të veprimtarisë së saj kanë humbur jetën shumë persona.

I pyetur mbi pretendimin se a “thirret” struktura e Sigurimit të Shtetit sa herë duhet të digjet një kundërshtar politik, Taulant Balla është shprehur se është e papranueshme që bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit të mund të jenë përfaqësues të popullit. Balla ka shtuar se është në interesin e subjektit I.M që të sqarohet çfarë bashkëpunëtori ka qenë.

Blendi Fevziu: Ka një pretendim se kjo strukturë rithirret në ndihmë sa herë duhet të digjet një kundërshtar politik.

Taulant Balla: Unë mendoj që është dhe vetë në interesin edhe të subjektit në fjalë të I.M që të sqarohet se çfarë stutusi ka pasur, çfarë bashkëpunëtori ka qenë. Që nga 26 Korriku, zotëria ka pasur gjithë mundësinë që t’i drejtohet insitucionit para se ta kërcënonte. Ajo që unë po ju them është se për të verifikuar tërësisht këdo tjetër, duhet të heqim këtë pengesë. Heqja e kësaj pengese i krijon mundësinë që të hidhet dritë mbi I.M, Ilir Metajn, Ilir Metën apo nuk e di si quhet dhe po ju garantoj se kjo nuk ka të bëjë me një person. Të sqarohet kjo gjë dhe Zoti Metaj të ruajnë qetësinë.

Zgjedhësve shqiptarë duhet të ju garantojmë kemi qenë apo nuk kemi qenë spiunë dhe për këtë. Të jetë e sanksionuar se cdo kandidat për kryetar bashkie. Unë jam partizan i ndërhyrjes ligjore, që bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit nuk mund të jenë përfaqësues të popullit.

/a.r

Next Post
Dekonspirimi i operacioneve, ministri Çuçi ironizon Nanon: Kur nuk e di drejtori i policisë…

Cilat objektiva nuk arriti Nano? Çuçi: Riktheu fenomene që ishin zhdukur! Spunton e dhanë dy muajt e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In