• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mësuesja nga Tirana përndiqet nga ish nxënësi i gjimnazit, e zuri të dashur pastaj e la

by Java News
23/11/2021 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mësuese në një gjimnaz në kryeqytet ka kërkuar mbrojtje nga ish nxënësi i saj, i cili është fiksuar aq shumë mbas saj saqë lidhi miqësi të ngushtë me të vëllain e më pas e telefononte vazhdimisht.

Dashuria platonike e adoleshentit u denoncua pranë komisariatit numër 2 tha një nga burimet zyrtare të Gazetasi.al që tregoi se si mësuesja me status beqare u ndje e rrezikuar mbasi sjellja e nxënësit dhe këmbëngulja e tij nuk ndalej. Mësuesja përmend pranë oficerëve të policisë se nxënësin me inicialet e fillimit A…, e kishte takuar për herë të parë kur ai ishte në vitin e dytë, ndërsa në vitin e tretë mësuesja e mori klasën e tij në kujdestari

“Pas përfundimit të vitit shkollor në vitin e dytë mësova se A…, kishte njohur vëllain tim dhe u bënë shokë e ndenjën bashkë”, kujton mësuesja me inicialet e fillimit L…

Kur i vëllai i mësueses është larguar në Britaninë e Madhe, nxënësi i  tha familjarëve të saj se do kujdesej dhe do t’i qëndronte pranë të resë që e kishte mësuese. Është pikërisht viti kur mësuesja e merr klasën e adoleshentit në kujdestari teksa ai ndërkohë ka kaluar në vitin e tretë.

“I tha tim vëllai se do kujdesej mos më ngacmonte ndonjë person, im vëlla iku në tetor 2020 dhe me A. kam kryer disa herë marrëdhënie intime” detajon mësuesja denoncuese pranë policisë.

Por ngjarjet janë rënduar në muajt vijues sipas saj.

“Në shkurt 2021 ky shtetas foli me vëllain dhe i kërkoi se mos i gjente një makinë për mua dhe vëllai ma gjeti. Por në muajin mars mua më pa dikush që frekuentohesha me nxënësin A. dhe u fiksua keq mbas meje”.

Mësuesja detajon sipas burimeve shumë të sigurta se më pas ky person që i ishte prezantuar si shumë i pushtetshëm dhe që kishte njohje në disa shtete e ka kërcënuar se nëse nuk dilja me të, do ta pësonte familja e saj, vëllai dhe kushdo përreth meje.

“Në muajin prill 2021 u ula së bashku me nxënësin dhe këtë person që nxënësi ma prezantoi. Numrin e këtij personi nuk e kam mbasi vetëm njëherë kam pirë kafe. Të nesërmen nuk pranova të dal më me këtë person dhe sipas fjalëve të nxënësit ai i kishte treguar që isha e dashura e tij. Ky person i kishte kërkuar video  që ta vërtetonte këtë gjë dhe unë i thashë A. që nuk mundem është e pamundur kjo gjë”.

Mësuesja që jep mësim në një nga gjimnazet e Tiranës vijon të shpjegojë sipas burimeve se i tha të dashurit të saj se nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Muajt në vazhdim kanë qenë ditë presioni dhe kërcënimesh me kërkesën për të bërë një video.

“Me presionin se do më shkatërronte familjen A…, më kujtonte vëllain, por i thashë atij që s’ke pse e sakrifikon, thuaji atij personit të fuqishëm që  të vijë vetë ta kërkojë videon”.

Ditë mbas dite mësuesja e cila këmbëngul se u distancua nga adoleshenti i dha fund njohjes në muajin korrik 2021, kohë në të cilën ish nxënësi trokiti në derën e shtëpisë që e hapi nëna e mësueses.

“Mamaja i tha që nuk ke më punë me vajzën time,” – shpjegon e reja në polici duke kujtuar deklaratën e të moshuarës  që i ka thënë adoleshentes se ka kush e mbron vajzën tonë.

Mbas këtij momenti e reja me profesion mësuese kujton se u ndoq nga nxënësi që në çdo çast i binte borisë sapo kalonte ajo.

“Ai i ra tërë ditën pa pushim telefonit dhe unë nuk ia hapa, pastaj na mori në telefon një miku ynë që na tha të mos kishim merak se do ta zgjidhte ai situatën”.

Mësuesja kujton se ditë mbas dite vërejti që nxënësi kalonte poshtë ballkonit dhe bënte zhurmë.

“Denoncimin e parë e dorëzova në drejtorinë vendore të Tiranës, por në darkë vërejta që ish nxënësi kaloi poshtë ballkoni. Unë po pija cigare, ai kaloi i ra borisë dhe zgjati kokën. Jam dhe ndihem e kërcënuar” mbyll denoncimin e dytë mësuesja.

Burimet nuk dhanë detaje shtesë mbi këtë skandal ku rezulton që një mësuese ka krijuar lidhje me një nxënës, për të sqaruar nëse është apo jo ai nën moshë, mbasi kjo gjë është e ndaluar me ligj

“ Ne do të thërrasim nxënësin, deklaroi policia për të sqaruar gjithë situatën e nderë por edhe mësuesit e kësaj shkolle nëse kanë apo jo dijeni për raportin intim midis mësueses dhe ish nxënësit”./m.j

Next Post
Aksidenti tragjik në Bullgari, flet pronari i kompanisë së autobusëve: Që nga ora 3 e mëngjesit…

Aksidenti tragjik në Bullgari, flet pronari i kompanisë së autobusëve: Që nga ora 3 e mëngjesit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

May 7, 2026
OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

May 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nuk bëhet punë me këtë popull”

May 7, 2026
Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

May 7, 2026
Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

May 7, 2026
“Duhet armëpushim i menjëhershëm në Lindjen e Mesme”, Kina dënon sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Duhet armëpushim i menjëhershëm në Lindjen e Mesme”, Kina dënon sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

May 7, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO shpall fajtore avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO shpall fajtore avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm

May 7, 2026
“Marrëveshje SHBA-Iran për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda orëve të ardhshme”, mediat arabe japin lajmin e madh

“Marrëveshje SHBA-Iran për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda orëve të ardhshme”, mediat arabe japin lajmin e madh

May 7, 2026
Kalon për gjykim dosja ndaj ish-prokurorit Kledian Llaho dhe tre të tjerëve! Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

Kalon për gjykim dosja ndaj ish-prokurorit Kledian Llaho dhe tre të tjerëve! Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

May 7, 2026
Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In