• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi që i duhet dhënë liderëve humbës

by Altin Ketro
07/05/2025 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Në politikën shqiptare, rikthimi i liderëve të vjetër është bërë normë. Por kur kjo ndodh edhe pas dështimeve të përsëritura, atëherë nuk kemi të bëjmë me rikthim të vizionit, por me riciklim të dështimit.

Sali Berisha hyri në politikë qysh në ditët e para të proceseve demokratike. Si dhe pse hyri është temë më vete, por është fakt i padiskutueshëm që nga dhjetori i vitit 1990, ai është një figurë dominuese në skenën politike shqiptare. Humbi me meritë zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991, për shkak të një retorike agresive e frikësuese, që trembi një popull që sapo po çlirohej nga diktatura, por që ndjeu më shumë frikë nga “demokratët” e rinj sesa nga sunduesit e vjetër.

Nga marsi i vitit 1992, kur erdhi për herë të parë në pushtet, e deri në shtator të 2013-s, Berisha kreu një cikël të plotë politik: pesë vite president, tetë vite kryeministër. Në fund dha dorëheqjen, mori përgjegjësinë dhe u përshëndet nga mbështetësit me një fjalim lamtumire emocional.

Zgjodhi pasardhësin e tij, duke marrë përsipër edhe barrën e suksesit apo dështimit të tij. Mbështetja për të ishte e qartë, edhe kur ai humbiste vazhdimisht. Por kur SHBA i vunë një vijë të qartë ndarjeje, pasardhësi e kuptoi se nën hijen e Berishës nuk kishte të ardhme dhe zgjodhi t’i japë opozitës një shans të ri, të pavarur nga e kaluara.

Ishte ky momenti që elektorati i PD-së duhej ta kuptonte si një kthesë drejt perspektivës. Por për fat të keq, u treguan më shumë nostalgjik sesa largpamës. Ndoshta ajo thirrja “Duam babën” tek ta, vlejti edhe në shekullin XXI.

Nëse shumica e opozitës lidh fatin e saj me një lider që për 35 vjet ka konsumuar çdo rol të mundshëm politik, nuk mund t’i vësh faj atij pse e ringjall ambicien. Por nuk është ai problemi. Problemi është se një pjesë e shoqërisë vazhdon të legjitimojë këtë rikthim të dëmshëm, duke e parë si zgjidhje atë që është provuar si burim dështimi.

Por mesazhi që duhet të marrë ai dhe çdokush tjetër si ai, është se nuk duhet të kenë më mundësi riciklimi, por të mbeten si një njollë e zezë, e parashikueshme, që do t’i humbasë zgjedhjet sa herë që tentojnë të rikthehen.

Next Post
Sa mandate merr PS-ja? Rama e zbulon nesër në Kuç, “traditë” që vijon nga zgjedhjet e kaluara

Sa mandate merr PS-ja? Rama e zbulon nesër në Kuç, "traditë" që vijon nga zgjedhjet e kaluara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In