• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mesazhi i Ahmetajt, i koduar”, Valteri: Trego çdo lidhje, të çdo politikani me këtë aferë! 

by A M
14/07/2023 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesazhi i postuar ditën e sotme nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, mori vëmndjen pasi ishte edhe reagimi i parë zyrtar, që nga momenti kur u publikua kërkesa e SPAK për arrestimin dhe hetimin e mëtejshëm ndaj tij.

Sipas ish-deputetit Halit Valteri, letra e hapur e Ahmetajt ishte një mesazh i koduar, ku paralajmërohet ose dështimi i Reformës në Drejtësi ose rënia e ‘kokës së mbretit’, i cili sipas Valterit në këtë rast është kryeministri Rama.

“Unë shikoj një hapje lufte kur thotë o do bjerë koka e mbretit… sigurisht koka e mbretit nuk është koka e tij, koka e mbretit flasim për kokën e Kryeministrit, ose fundi i revolucionit, revolucioni është kjo drejtësia e re e cila po bëhet kakofoni me dënimë policësh dhe tek-tuk ndonjë politikan i cili shumë shpejt do të marrë atë pafajësinë.”

Sipas Valterit, rasti i Ahmetajt më shumë se një hetim që lidhet me inceneratorët është një dënim politik.

“Drejtësia mendoj se e ka humbur busullën tek dosja e Arben Ahmetajt, pasi është marrë më shumë tek hetimi pasuror i z.Ahmetaj sesa tek inceneratorët. Shikoj që më shumë është një dënim politk, se sa një dënim, i cili e lidh me incenerimin.”

Ndërkohë, i pyetur nëse është vërtetë i korruptuar z.Ahmetaj në këndvështrimin e tij, Valteri zgjodhi të përgjigjet me frazë se ‘ku ka zë, nuk është pa gjë’.

“A është i korruptuar Arben Ahmetaj? Ku ka zë, nuk ëshët pa gjë. A ka pasur lidhje Arben Ahmetaj me oligarkët? A ka pasur lidhje Arben Ahmetaj me ministra, bisnesmenë,etj..? Duhet të hetohen të gjitha dhe z.Ahmetaj të japë përgjigje përpara ligjit.”

Ish-deputeti i drejtoi edhe një thirrje ish-zv/kryeministrit ku i kërkoi të tregojë çdokënd që është i lidhur, në rast se është i përfshirë në këtë aferë, edhe në rast se bëhet fjalë për kryeministrin Rama.

“Nëse z.Ahmetaj është i përfshirë në këtë aferë ose ka të bëjë me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, bëj një nder publik Shqipërisë dhe bëj një nder vendit tënd, trego çdo lidhje, çdo politikan, qoftë i fortë, qoftë i dobët, qoftë i mesëm, qoftë me emër të madh, qoftë me emër të vogë… pa dallim figure, qoftë ai Edi Rama, qoftë ai Ilir Meta, qoftë ai z.Veliaj, qoftë z.Berisha, Basha… etj etj.”

 

Next Post
Mbi 3500 udhëtarë hynë gjatë 24 orëve në Portin e Durrësit

Mbi 3500 udhëtarë hynë gjatë 24 orëve në Portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

September 17, 2026
Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

September 17, 2026
Eksportet ngrenë kokë, nafta e nxjerrë nga fushat e Patos-Marinzës “shpëtoi” tregtinë e jashtme në mars

Shqipëria blen, por shet pak! Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%

September 17, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës

September 17, 2026
Mbyllet dita e 110-të e protestës në bulevard, marshohet drejt Komisariatit nr. 1 dhe kërkohet lirimi i të shoqëruarve para Parlamentit!

Mbyllet dita e 110-të e protestës në bulevard, marshohet drejt Komisariatit nr. 1 dhe kërkohet lirimi i të shoqëruarve para Parlamentit!

September 17, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Policia e mendimit

September 17, 2026
Shqipëria mirëpret Seminarin Teknik të ISSA-s për forcimin e shërbimeve të pensioneve, Ibrahimaj: Jemi duke punuar për reformën e re dhe modernizimin

Shqipëria mirëpret Seminarin Teknik të ISSA-s për forcimin e shërbimeve të pensioneve, Ibrahimaj: Jemi duke punuar për reformën e re dhe modernizimin

September 17, 2026
Kuvendi/ Ministri Salla: Standardizojmë dhe rrisim cilësinë e vajit të ullirit! Bardhi: Korrupsioni vret ullirin dhe bujqësinë

Kuvendi/ Ministri Salla: Standardizojmë dhe rrisim cilësinë e vajit të ullirit! Bardhi: Korrupsioni vret ullirin dhe bujqësinë

September 17, 2026
“Të mendohet për të ardhmen e rajonit”- Ish-diplomati amerikan pas dënimit të krerëve të UÇK: U befasova që u dha një dënim kaq i rëndë!

“Të mendohet për të ardhmen e rajonit”- Ish-diplomati amerikan pas dënimit të krerëve të UÇK: U befasova që u dha një dënim kaq i rëndë!

September 17, 2026
AZHBR pranon gabimin me fermerët! Ishin përjashtuar për 3 vite, rikthehen 223 fermerë në skemën e subvencioneve

AZHBR pranon gabimin me fermerët! Ishin përjashtuar për 3 vite, rikthehen 223 fermerë në skemën e subvencioneve

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com