• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhe të fuqishme nga Parisi

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e Ballkanit kanë një perspektivë evropiane, përkundër Brexit-it. Krerët e BE, Gjermanisë dhe Francës dërguan në Paris sinjale të qarta. Më në fund një mesazh i mirë për Ballkanin Perëndimor: pas Brexit-it nuk janë përkeqësuar shanset e Ballkanit Perëndimor që një ditë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, bën të dikur kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Hollande, pas samitit në Paris. Ballkani vazhdon të ketë perspektivë të hapur për anëtarësim, edhe pas “jo-së” britanike, tha Merkel në Pallatin Elysée. “Pas vendimit të Britanisë së Madhe nuk ka ndryshuar asgjë.”

Në Paris u takuan të hënën në darkë kryeministrat dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, si dhe Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës, Italisë, Sllovenisë dhe Kroacisë. Ishte kjo konferenca e tretë e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, ku u bisedua për projektet e zhvillimit në Ballkan por edhe çështjet globale, si lufta kundër terrorizmit, refugjatët dhe gjendja pas Brexit-it.

Konsolidimi para zgjerimit?

Në konferencën me pjesëmarrje të politikanëve më të lartë u dërgua një sinjal i fuqishëm. Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane. Po, BE-ja është e interesuar për afrimin e këtyre gjashtë vendeve të këtij rajoni. Por: si do të shkojë kjo punë? Shoku pas referendumit britanik është ende shumë i thellë.

Pas Brexit-it ka rënë ë për zgjerimin e BE. Vet komisioneri i BE Jean-Claude Juncker mendon se në një kohë të caktuar nuk do të pranohet asnjë vend tjetër në BE. Konsolidimi para zgjerimit, thuhet në Bruksel. Merkel tha se vendet kandidate duhet të plotësojnë kushtet për anëtarësim. “Secili vend ka arritur një nivel të caktuar.” E ngarkuara e BE por Politikë të Jashtme Federica Mogherini nënvizoi: “Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE.”

Dhe vërtet gjërat po lëvizin. Në samit u bë e ditur se me Serbinë do të hapen kapitujt 23 dhe 24 në negociatat për anëtarësim. Kryeministri Aleksander Vuçiç ishte dukshëm i kënaqur. “BE është vendi ku ardhmëria e popujve tanë është më e mira.” Por deri në anëtarësim do të kërkohet shumë punë dhe mund. Kroacia e ka hequr bllokadën e saj për negociatat me Serbinë. Kryeministri kroat Tihomir Oreshkoviç tha se “është shumë mirë që gjërat janë sqaruar, e ardhmja do të dëshmojë.”

Problemet e rajonit

Ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në gjendje të rëndë prej vitesh. Numri i të papunëve është tepër i lartë dhe sipas mediave është rritur për 1,6 milionë. Për shkak të mungesës së perspektivës, shumë të rinj të kualifikuar kanë ikur nga vendet e tyre. Tendosjet politike mes vendeve të rajonit janë shumë të larta. Mediat e pavarura po shtypen. Kriza e refugjatëve ka tendosur edhe më shumë gjendjen në disa vende, si Serbi dhe Kroaci.

Një politikë e përbashkët për shërimin e plagëve të luftës në rajon, nuk duket në horizont. “Disa vende të BE janë lodhur ndoshta me gjithë procesin e integrimeve, por jo edhe ne“, tha ministri serb i financave Dushan Vujoviç.

Rrjeti i të rinjve

Në këtë samit u nënshkrua edhe Marrëveshja për krijimin e Qendrës për Bashkëpunim mes të Rinjve, me seli në Tiranë. Por ajo do të ketë përfaqësinë në të gjitha vendet tjera. Qëllimi i saj është që të afrojë të rinjtë nga këto vende, të ndihmojë tejkalimin e problemeve si dhe të thellojë komunikimin dhe shkëmbimin mes tyre. Merkel e quajti këtë qendër një sukses të madh, sepse ajo do të ndihmojë afrimin e vendeve të cilat deri para disa vitesh kanë qenë në luftë mes tyre. /DW/

ma.me

Next Post

Evakuohet aeroporti i Marsejës, gjendet një pako e dyshimtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In