• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mes Byrazerit të telenovelave dhe Afendikoit të sufllaqeve

by Lorenc Vangjeli
04/12/2016 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Vjen një moment, që edhe në këtë botë gjithmonë e më të globalizuar, dikush hedh spirancën tek sovraniteti kombëtar. Për një politikan, kryesisht kur ai është në vështirësi, sovraniteti, njëlloj si nacionalizmi, është pilula me vitaminave, vitamina e forcës, forca e nevojshme për nevojën e çastit. Edhe nëse dëmet “anësore” nuk e justifikojnë përfitimin, sërish, si rregull, askush nuk i shmanget dëshirës për të përdorur këtë lloj kure politike me mjete apolitike. I fundmi, ishte ministri grek i mbrojtjes. Para tij dhe me të gjitha gjasat edhe mbas tij e kanë bërë nga Ankaraja në mënyrë të përsëritur. Tirana nuk bën përjashtim. Edhe në Tiranë, qoftë nacionalizmi në formën e tij analfabete, edhe sovranistët në rradhët e njerëzve me zë dhe rol publik në vend, riciklohen sa herë logjika ka probleme, sa herë që problemet mbysin zgjidhjet dhe sa herë zgjidhjet shihen si zgjedhë për atë që duhet t’i marrë.

Ka kohë që është përvijuar një aks problematik që nis në Ankara, vazhdon në Athinë dhe përfundon në Tiranë. Marrëdhëniet e tre vendeve, të tre antarë të NATO-s, janë të acaruara dhe nevojitet fare pak, qoftë një deklaratë në televizor, qoftë një postim në facebook, qoftë një deklaratë në miting, që sherri verbal i llojit “kush je ti dhe kush jam unë”, të bëhet ortek dhe logjika të zbresë tatëpjetë me shpejtësi, pa llogaritur se ku shkon dhe çfarë dëmi shkakton. Sado që arsyet se pse ndodh një gjë e tillë janë nga më të ndryshmet dhe përgjigja për to është jashtëzakonisht e komplikuar, një nga to është ërësisht e pandryshueshme: historia! Prej saj vjen edhe shkëndija fillestare, edhe shpjegimi i parë dhe i përciptë. Me të kuptohet e sotmja dhe mund të parashikohet e ardhmja. I pretekstit, por jo shkakut. I së dukshmes së formës, por jo të thelbit. I referencës, por jo i arsyes reale. Të paktën pesë shekuj marrëdhënie mes këtyre tre vendeve, krijuar nën tehun e shpatën dhe hijen e religjionit, me bashkëjetesën plot dritëhije të pushtuesit me pushtuesin dhe urrejtje-dashurinë mes pengmarrësit dhe pengut, e anasjelltas, janë shumë për t’u shkëmbyer me ca pak dekada miqësi politike shpesh të imponuar. Por pikërisht këtu gjendet thjesht preteksti. Shkaku real është çfarë ndodh në përditshmërinë politike në Ankara, në Athinë dhe në Tiranë. Qoftë nga vendi që eksporton telenovela, qoftë nga atdheu që ka “shpikur” sufllaqet, qoftë nga Tirana që konsumon edhe lotët e telenovelave, edhe shijen djegëse të xaxiqit. Shkaku real i tendosjes dhe tensioneve ka të bëjë me një sërë llogarish të së sotmes për të nesërmen e afërt, në të cilat, historia shërben thjesht dhe vetëm si municion dhe armë. Dhe që si çdo e shkuar shkakton edhe dhembje, edhe nostalgji. Edhe dëshirën njerëzore që nis gjithmonë me “nëse”: nëse ky traktat do të ishte kështu dhe ai traktati tjetër do të ishte ashtu!

Në Ankara, së paku që nga vera, korriku i grushtit dhe më pas i gushtit, kanë sjellë një përplasje të komplikuar lokale, një lloj cunami që ndjehet në të gjithë rajonin e trazuar. Pakkush do të kishte kurajo të vinte bast sesi do të jetë e nesërmja e lojës turke me shumë lojtarë dhe tmerrësisht shumë interesa.

Athina që po rimëkëmbet me vështirësi nga kriza e tmerrshme e fundviteve 2000, është përpara zgjedhjeve politike, të cilat shpesh si rregull ndëshkojnë doktorin që dha kurën. Pushteti aty ngjan se do të kalojë nga e majta, në të djathtën e saj tradicionale.

Në Tiranë ka më pak dilema të tilla, përveç njërës që gjykon për zgjedhjet e 2017-ës si një ekuacion me vetëm një të panjohur: e majta e bashkuar i rifiton me shumë lehtësi zgjedhjet! Do të jetë bashkë Rama me Metën dhe cilin do Iliri të jetë kryeministri i aerdhshëm i vendit, Edin, Lulin apo Metën.

Të tre vendet janë në krizë, edhe pse fjala krizë ka kuptim të ndryshëm në Tiranë, në Atdhinë, në Snkara apo në Bruksel apo në Nju Jork. Eshtë çështje standarti. Në shkretëtirë një gotë ujë është pasuri e tërë, në qametin e dimrit, një gotë me ujë mund të jetë pika që derdh gjithë kupën e durimit.

Shfaqjet televizive me trupa ushtarake dhe veshje ushtarake, në një aks që ka pasur dashuri të vazhdueshme ndaj armëve, fillojnë dhe mbarojnë aty. Në distancën dy-tre metra nga kamera dhe i intervistuari, në distancën dhjetë-pesëmbëdhjetë metra të folësit nga rreshti i parë i pjesmarrësve në miting apo nga 40 – 50 centimetrat nga sytë tek ekrani i kompiuterit.

Ato nuk janë mesazhe në drejtimin nga brenda – jashtë, por janë të destinuara në segmentin brenda – brenda! Kështu ka qenë gjithmonë.

Edhe në të shkuarën e largët me pushtues dhe të pushtuar, dhe tani me partnerë dhe rivalë në të njëjtën kohë, paqja është gjithmonë më e gjatë se lufta. Eshtë kështu edhe kur lufta duket në pikun e saj dhe paqja ngjan mision i pamundur. Sherret mes individësh apo dhe luftrat shtetesh mund të zgjasin një, dy apo disa stinë. Më pas, edhe mes armiqve të betuar vjen një moment që pushojnë armët, shërohen plagët dhe rivendoset paqja. Me raste edhe dashuria.

Për shembull, Turqia e sotme, është një shembull. Pasardhëse e perandorisë së djeshme që pushtoi Shqipërinë për pesë shekuj, sot është një vend i madh mik dhe turqit, një popull i çmuar vëlla. Kështu është bërë e udhës që të quhet qoftë në zhargonin e përditshëm, qoftë dhe në ligjërimin e kujdesshëm politik të politikës, marrëdhënia me turqit që e lanë të fundit Shqipërinë nga gjithë Ballkani. Ata e pushtuan gadishullin në fillim me armë, pastaj me fe e tani edhe me telenovela. Tre vjet më parë, madje, Turqia u konsiderua edhe aleat strategjik, pak a shumë njëlloj e veshur me “kostumin” serioz që Shqipëria i ka dhënë pamëdyshje në 25 vjetët e fundit Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëdhëniet me fqinjin e jugut ngjajnë në pikën e tyre të ulët, gati njëlloj si në marrëzitë e viteve 90’. Por ato kanë pasur edhe humnera të tjera shumë më të thella. Pak a shumë si në luftën e ftohtë dhe ca më tej akoma, në pjesën e përgjashme mes tyre, që bëjnë të harrohet bashkëjetesa në shekuj. Nga padurimi i sotëm, tensioni dhe tendosja ngjajnë se nuk do të mbarojnë kurrë. Por ky është rasti tjetër i rradhës që mund të sjellë dëshminë se paqja është shumë më e gjatë se lufta dhe se në mos nesër, pasnesër, palët do të rithonë të vërtetën që duhet t’i bashkojë: problemet zgjidhet në paqe dhe në diskutime.

Në tryezë dhe jo në transhe.

Me kostume të zinj e këmisha të bardha dhe jo me uniforma jeshile me lara.

Njëlloj si në një marrëdhënie biznesi: të dyja palët njëkohësisht duhet të mendojnë dhe të përpiqen ndershëm të gjykojnë se çfarë fiton tjetri. Armiqësia është mjeti më i mirë jo thjesht për të shtuar problemet, por dhe për t’i lëshuar më shumë kohë kohës që shkon me probleme. Pjesa tjetër është llogari. Dhe llogaria shqiptare është e thjeshtë. Ajo nuk ka luksin të zgjedhë midis hendekut me “ose…, ose”, por ka nevojë për zgjidhjen e tipit “edhe…edhe”. Për interesin shqiptar edhe “byrazeri” i telenovelave, edhe “qirje-t” e sufllaqeve, janë dy skaje segmenti që mund të bashkohen vetëm aty ku ka interes interesi i pandryshuar shqiptar. Tirana ka dhe duhet të ketë vetëm një Mekë dhe një fe: shqiptarinë e saj. Edhe pse shpesh, fatkeqësisht, vetë shqiptarët i kthejnë kurrizin. Sidomos kur flasin për sovranitet dhe kur betohen për dashuri për atdheun. Në emër të një interesi me të vogël se një shami xhepi, e pamjaftushme të fshijë lot telenovelash dhe të pastrojë duar të ndotura me xaxiq!

Next Post
Mashtrime me ankandet publike arrestohen 3 persona në Fier

FOTO/ Hodhi gruan nga kati i katërt, foto e bashkëshortit vrasës dhe gruas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

April 24, 2026
Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

April 24, 2026
Negociatat/ Trump: Ora po troket për Iranin. Teherani s’ka kohë më!

Trump zbulon lëvizjet e fundit të Iranit: Do të na paraqesë një propozim, por do ta shohim

April 24, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Presidenti Macron synon të largohet nga politika vitin e ardhshëm

April 24, 2026
“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

April 24, 2026
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri

April 24, 2026
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

April 24, 2026
Netanyahu: E fsheha kancerin e prostatës nga publiku për shkak të luftës me Iranin

Netanyahu: E fsheha kancerin e prostatës nga publiku për shkak të luftës me Iranin

April 24, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

April 24, 2026
Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In